Kerko: a
Ninoslav Ivanovski: “Stresi dhe ne”
E marte, 07.01.2020, 07:00 PM
Recension
Libri “STRESI DHE NE”
(paradoksi
i kohës sonë)
Autorë: Metodi
Çepreganov dhe Teodora Kostovska
Nga
Prof. Dr. Ninoslav Ivanovski
Libri
“Stresi dhe ne” i cili tani gjendet para lexuesit për shumë gjëra është i jashtëzakonshëm. Ai hetohet që nga vet titulli, më saktë nga
zgjedhja e temës e cila është aq aktuale sa edhe vetë jeta. Kështu nuk ka lëmi,
regjion ose disiplinë në jetën tonë të përditshme ku problemi i stresit dhe
veprimi i tij mbi individin nuk ndjehet. Për atë lirisht mund të thuhet se tema
lehtë i tejkalon kufijtë e jetesës sonë dhe bëhet problem i civilizimit
bashkëkohor. Duke zgjedhur këtë temë për përpunim dhe për një paraqitje para
publikut, autorët sikur kanë dashur të na tregojnë se sa njeriu bashkëkohor
është vulnerabil, shpesh vuan i pa përgatitur, i befasuar, jo mjaft i fuqishëm
që të kundërvihet, tepër emotiv, i pa gjindshëm dhe sa më shpesh reaksionet e
tij janë jo adekuate për situatën në të cilën ndodhet. Libri potencon në tërësi
gjithë plejadën e agresioneve të brendshme dhe të jashtme mbi vetë ne ndërmjet të cilave ka edhe të atilla të cilat
nuk janë mjaftë të njohura. Të njëjtat i sistematizojnë, sqarojnë, logjikisht i
ndërlidhin, e gjejnë bazën tyre anatomo-fiziologjike dhe në këtë mënyrë e
afrojnë deri te lexuesi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pjesa
e parë e librit është vendosur pikërisht në reaksionet fiziologjike të pjesëve
të sistemit nervor qendror apostafat të hipotalamit, sistemit limbik,
hipokampit dhe amigdales. Ndoshta kjo pjesë nuk do të jetë e pranuar në mënyrë
adekuate nga lexuesi i rëndomtë, por kjo gjithsesi përfaqëson mund të
rëndësishëm të njohësve kulmor të një materie e cila ka shumë sqarime të reja
dhe citate nga literatura bashkëkohore. Janë sqaruar në mënyrë plastike lidhjet
nervore dhe hormonale të reaksioneve tona dhe emocioneve tona, roli i
inteligjencës, mekanizmat adaptues,
strukturat trunore të cilat marrin pjesë
në sferën tonë emotive. Një kapitull
veçanërisht interesant përfaqëson stresi si dimension i ri etiologjik në patologjinë
mjekësorë moderne në mënyrë precize dhe sistematike janë numëruar sëmundjet
bashkëkohore ku stresi si faktor është ose shkaktar i drejt për drejtë ose nga
ana tjetër përshpejtues i përkeqësimit të gjendjes së të sëmurit. Janë
potencuar ndikimet e kobshme që gjendja stresuese, veçanërisht nëse është
kronike, e ka mbi traktin gastrointestinal, sëmundjet koronare, disa lloje të
dermatozave, tensionit të gjakut, sëmundjes së Alchajmer etj. Në këtë mënyrë
sqarohet edhe një patologji e re e cila merr hov sa më tepër dhe para së cilës
të gjithë jemi rreshtuar. Sëmundjet psikosomatike gjithashtu janë pjesë e
ndikimit të një katastrofe të stresit dhe këtu lista është përafërsisht më e
gjatë.
Në
pjesën e fundit të librit autorët përsëri na kthejnë kah vetvetja dhe jeta jonë
e përditshme. Këtu gjendemi në vendet tona të punës, në familjet, në ndeshjet
sportive, ndërmjet miqve dhe atyre tjerëve, ndërmjet obligimeve të përditshme
dhe ndërmjet problemeve që të gjithë i
kemi në përditshmëri. Patjetër të pranojmë se jetojmë në shoqëri konfliktit,
madje do të thoshim edhe shoqëri e kontaminuar shpirtërisht e
cila duhet të jetë bashkëkohore
dhe demokratike por për fat të keq ajo nuk ka sukses për herë. Kuptohet se
çmimin e paguajmë ne. Për fat të keq shpesh herë me stresin dhe ndikimin e tij
i cili kurdoherë do të paraqitet. Edhe
një herë autorët do të na sqarojnë se si të amortizojmë goditjen e parë dhe si
të vijmë deri te sjellja e vërtetë e cila do të sjellë kompromis nëpërmjet trupit tonë dhe shpirtit tonë dhe do të na
mundësojë ta vazhdojmë dhe sipas mundësisë ta përmbyllim me fat ekzistencën tonë të përkohshme në planetin
Mëmë të quajtur Tokë.