Kerko: a
Skender Jashari: Përpjekjet dhe planet dashakeqe, kundër tragjedisë Shqipëtare!
E diele, 01.12.2019, 03:56 PM
Përpjekjet dhe planet dashakeqe, kundër tragjedisë Shqipëtare!
Nga Skender Jashari
Ngushëllimet
me fjalë s’mjaftojnë për viktimat, po ashtu për të lënduarit dhe për viktimat
që pronat e tyre u dëmtuan nga tërmetet.
Sensibilizimi i Shqipëtarëve kudo në botë, është shenja më motivuese që do ia dalim mbarë edhe
në këtë tragjedi. Me tragjedi jemi mësuar,
jo pak herë pjesë të fajit kemi
patur edhe ne. Fatkeqësisht edhe në
këtë rast u nevoit kjo tragjedi, që institucionet
gjegjëse të ndërmarrin
veprime në ligjzbatim, ndaj ndërtuesëve që pakritere apo duke i shkelur
kriteret kanë kryer ndërtime. Jo vetëm
Republika e Shqipërisë, por veçmas edhe
Republika e Kosovës, duhet të
ndërmarr masat e njejta në vlerësimin
e objekteve të ndërtuara.
Fatmirësisht
edhe miqët tonë, na njohin
Shqipëtarët, siç thotë edhe Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës
italiane, në shprehjen e solidaritetit
theksonte: “Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe
supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Që do të thotë: Mund ta rrëzosh
një shqipëtar aq sa mund të rrëzosh një mal”.
Mos të
presim mëshirë nga ata që u
përpjekën për t’na zhdukur gjatë
kohërave të ndryshme të okupimit të
Atdheut tonë. Ata edhe në këtë
tragjedi, duket qartë se janë
duke përdorur situatën për
interesa të tyre politike. Tragjedia e Luftës së Kosovës, ka sjellur
shumë mësime për institucionet kompetente,
edhe pse paraprakisht shumë
nga ne kishim reaguar në rrethet
tona, që “ndihmat humanitare” nga vendet islamike dhe sidomos nga
organizatat gjoja humanitare islamike, në shumicën e rasteve
janë instrumentalizuar.
Instrumentalizimi i tillë është
bërë tejet i dallueshëm nga
ndihmat humanitare që vinin
nga vendet e Europës, Amerikës etj. Rasti i tragjedisë
së Kosovës në vitet 1998 deri në nëntor 2015, është treguesi më i mirë
sesi organizatat islamike
keqpërdorën misionin gjoja humanitarë të tyre.
Aktivitetet
e organizatave të dyshimta islamike madje edhe të tilla të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar islamik, që
operuan në Republikë të Kosovës që nga pas
lufta e vitit 1999, rezultoi
vetëm pas detyrimit ndërkombëtar që të
luftoheshin. Përndryshe shumë zyrtarë
të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë së Kosovës, flirtonin,
korruptoheshin dhe bashkëpunonin me
individë të këtyre organizatave gjoja
humanitare islamike.
Në
nëntor 2015, u mbyllën 16 OJQ, pas arrestimit të 40
prej 57 të dyshuarëve, mes tyre
edhe dhjetëra hoxhallarë vehabi më të
njohur të Kosovës. Përfundimi i gjykimeve ndaj
të dyshuarëve për terrorizëm
islamik, është kritikuar si nga ne
Shqipëtarët, ashtu edhe nga SHBA dhe
aleatët tonë Europian, duke filluar nga
hetime joadekuate, gjykim jomeritor( falje dhe amnestim të tyre) si dhe
ekzekutim të sanksioneve penale joadekuat. Si rezultat kemi riarrestimin e disa
të njejtëve, mes tyre edhe një nga hoxhallarët e tillë vehabi. Fatmirësisht
ende nuk kemi patur ndonjë recidivist, siç ishte rasti i terroristit islamik Usman Khan në
urën e Londrës.
Derisa si Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës,
janë plotësisht të pambrojtura ndaj ndikimit turk dhe mundësisë që organizata
joqeveritare( të lidhura me qeverinë
turke), të keqpërdorin situatën. Kemi pa raste eklatante
siç ishte “ rasti i memorialit turk në Tiranë” dhe “rasti i 6
turqëve të ekstraduar për në Turqi nga
Kosova”, po ashtu tërheqjen e vërejtjes nga SHBA, Gjermania e vende tjera, që vendet
tona të kenë kujdes nga ndikimi
turk-vërejtje të tillë kemi bërë edhe shqipëtarët nacionalist. Mirëpo, shohim që shtetet tona, ende nuk asnjë kujdes, nga ndikimi turk, krahasuar p.sh: Austria,
Gjermania etj që nga viti 2014 e këndej,
kanë patur kujdes të shtuar nga ndikimi
turk përmes xhamive turke. Në Austri
në qershor 2018, kryeministri i
saj njoftonte që nga 260 imamët në
vendin e tij, 60 prej tyre
duhet të largohen nga vendi dhe të mbyllen 7 xhami turke, xhami këto të lidhura me “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin
Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB). Ndërsa në Republikë të Kosovës,
Shqipërisë, e më gjerë, identifikohet organizata turke TIKA, por cila njejtësisht me ATIB,
propagandojnë islamizmin turk, turqizmin të kamufluar pas humanizmit.
Përfshirja gjoja
në ndihmë e
forcave “shpëtuese” serbe; dhe më
shqetësuese përfshirja edhe në ditët në
vazhdim të organizatave kryesisht nga
bota islame, duket qartazi tendencat dhe prirjet për
të operuar për qëllime ogurzeza.
Forcat
serbe gjoja të “shpëtimit” në asnjë rast s’do duhej të lejoheshin të
përfshiheshin në asnjë formë në asnjë operacion në tokat Shqipëtare,
derisa orientimi i tyre gjeostrategjik është kah Rusia dhe derisa nuk
arrihet marrëveshje përfundimtare Shqipëtaro-serbe( zgjidhje të
problemit të Luginës së
Preshevës; të Sanxhakut të Tregut të ri;
të Muhaxherëve të Sanxhakut të
Nishit dhe reparacionet e luftërve). Shqetësimi forcohet edhe më
shumë kur shohim që njerëz të cilët
njihen si bashkëpunëtorë, agjent
dhe të lidhur me Serbinë, sidomos nga Lugina e Preshevës, janë angazhuar
me keqbesim, në rastin e
kësaj tragjedie.
Në
disa xhami në Luginë të Preshevës, në pjesën
Shqipëtare të Maqedonisë së
Veriut dhe disa radikalist në Republikën e Kosovës,
kanë shprehur kryesisht në ambientet e xhamive a ambiente private,
tendenca, prirje, qëllime dhe organizime për të ndërmarr fushata islamizuese
për Shqipërinë. Janë të numërt hoxhallarët kryesisht salafist-vehabist, të
cilët vazhdimisht kanë interpretuar që
:” tërmetet janë shenja apokaliptike dhe se Allahu i ka urdhëruar që
t’i thërrasin njerëzit e vendeve të
goditura nga tërmeti, që të bëhen skllav-robë të Allahut, sepse Allahu
tërmetin ia dërgon si
tërheqje e vërejtjes a si ndëshkim-dënim, për shkak të
mëkateve të tyre”! Madje
shkojnë deri aty sa
theksojnë që “shkaku i mëkateve
të njeriut, ndodhin tërmetet, e dënimi i Allahut merr edhe
besimtarët edhe mëkatarët”. Tashmë
disa të tillë shihet që janë
angazhuar në shfrytëzimin e kësaj situate të tragjike. Hoxhallarë vehabi dhe disa gjoja artist të Luginës së Preshevës etj, të prirur
gjoja vetëm nga humanizmi, të frymëzuar
edhe nga islamizmi vehabi, nëse
gjurmohen sado pak, shihet implikimi i Serbisë, Turqisë dhe të
tjerëve që u intereson implementimi i
islamit radikal( vehabi) edhe në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç Serbia i
ndihmoi, lehtësoi, lejoi dhe nxiti të vehabizohen Shqipëtarët e Luginës së
Preshevës. Lehtësisht mund të gjendet informata e tillë,
edhe tek disa të rinjë të vehabizuar në Luginë të Preshevës, e më gjerë.
Disa
hoxhallarë vehabi në Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut por edhe në
Kosovë, disa “artist”( një nga Lugina e Preshevës) dhe 2 nga Maqedonia e Veriut
dhe disa nga Kosova( të njohur me bindje
vehabiste), kanë filluar fushata humanitare, mbrapa të cilave
fshehet qëllimi i politiko-fetar( indoktrinimin vehabist të
viktimave të tragjedisë në Shqipëri). Këta
kryesisht kërkojnë fonde, ndihma
nga qyetatarët dhe besimtarët, por të
cilat pastaj këta i menaxhojnë duke i
përdorur për arritjen e qëllimeve
politiko-fetare që kanë.
Nga
tragjeditë e kaluara mund të mësojmë edhe mënyrat sesi ta kalojmë edhe këtë
tragjedi të Kombit tonë:
·
Menaxhim transparent
nga institucionet tona kompetente
të Republikës së Shqipërisë dhe procedimi penal:
·
Të fondeve të ardhura
nga vendet, organizata dhe individët që mund t’i keqpërdorin,për çfarëdo
qëllimi politik, fetar a të tjerë;
·
Largimi dhe ndalimi i çdo
ngjyrimi politik, fetar, ideologjik a të ngjajshëm dhe procedim penal ndaj të
tillëve.
Organizatat politike, partitë politike,
politikanët, artistët, prijësit fetar, bashkësitë fetare, organizatat humanitare vendore të
vendeve tona, të kontribojnë që të bëjnë thirrje
për të mbledhur fonde, ndihma
materiale a financiare nga populli yn kudo, por të cilat pastaj t’ia dorëzojnë Institucioneve kompetente të Republikës së
Shqipërisë, që menaxhojnë situatën
dhe reparojnë dëmet e kësaj
tragjedie. Veçmas me vigjilencë të
shtuar ndaj disa “artistëve”
politikanëve turko-islamofil dhe disa hoxhallarëve të cilët në forma të ndryshme janë dyshuar, akuzuar apo së paku në opinionin
botorë dyshohen për lidhje me qarqe jomiqësore ndaj vendit tonë.
·
Fillimin e procedurave penale, administrative dhe
civile për gjitha :
·
Hetimin dhe gjykimin
meritorë të personave përgjegjës të të
gjitha ndërtimeve dhe zyrtarëve që kanë
lejuar ndërtimet e tilla;
·
Dëmshpërblimin për
viktimat nga ndërtuesit e ndërtesave të tilla, që kanë shkelur ligjet e ndërtimit; Patjetër
dëmshpërblim edhe për traumat psikologjike, trupore të viktimave në ndërtesat
që janë ndërtuar në shkelje të ligjeve të ndërtimit;
·
Zbatimin e ligjeve të
ndërtimeve për gjitha objektet, private a kolektive të banimit, qoftë në
Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës, mos të presim tragjeditë
të detyrojnë zbatimin e
tyre.
Shpresojmë
dhe urojmë që ky rast i tragjedisë të
jenë i fundit, të përfundojë duke kompensu çdo
humbje( pos jetëve të humbura).
Duke
kërkuar që Institucionet kompetente të vendeve tona( veçmas Republika
e Shqipërisë), të menaxhojnë këtë situatë dhe mos të lejojnë që
ata që kanë qëllime
jo të mira ndaj nesh, t’i
përfitojnë nga kjo situatë.