Kerko: a
Fetahu - Lushaj: A po vjen me dek me mue...
E shtune, 30.11.2019, 06:50 PM
...A po vjen me dek me mue...
Fetahu
- Lushaj -Leter kembim-
Shenim:
Si pergjigje per dhjetra telefonata e mesazhe nga atdheu po-qe-po por edhe nga
shume vende te botes, po publikoj kete leterkembim te sotem me mikun e
bashkpunetorin e nderuar te revistes sone Adil Fetahun, nga Prishtina-
Mirembrema
e pershendetje, mik i nderuar Zeqir Lushaj,
Si
jeni te gjithe Familja, a keni pasur ndonje shqetesim familjar nga termetet qe
po ndodhin papra keto dite?
Duke
ditur se shtepia juaj eshte e re, dhe besoj e ndertuar mire, shpresoj te mos
kete pasur as te mos kete kurrefar demtimi.
Edhepse
te gjitha ato viktima jane vellezer tane, a mos ka ne mesin e tyre ndonje i
afert nga familja e gjere,apo nga miqte tuaj te shumte qe keni gjithandej
Shqiperise (edhe ma gjere)?
Te
gjithe jemi bere sy e vesh,duke shikuar e degjuar lajme te trishtueshme nga
Durresi.
Shpresoj
te kete kaluar rreziku i ndonje termeti tjeter me aso force shkaterruese, se
per lekundje ma te vogla, ato nuk do te qetesohen edhe sa kohe. Une e mbaj
mend, ne vitin 1979 ishte nje termet i forte ne Budva (Mali Zi). Gadi pas dy
muajve kam shkuar me femijet ne pushime ne Beciq (afer Budves), dhe nga disa
here ne dite ngjanin lekundje te tokes, sa qe llusterat e dritave te restorantit cakerroheshin midis
tyre, por njerezit ishin mesuar ashtu dhe askush nuk ikte jashte objektit. Me
kete dua te them, se derisa te qetesohet vendosja e pllakave tektonike do te
kete lekundje, por te shpesojme te mos jene me rrezik.
Uroj
te mos keni asnje shqetesim tjeter ne te ardhmen.
Te
fala te perzemerta nga une e Hava dhe gjithe familja ime, per Ju, zonjen Sabrie
dhe gjithe Familjen tuaj.
Adili
---------------------
Shume
flm per interesimin zotri e mik i nderuar Adil.
Sa
shkruani ju jane te gjitha fjale te verteta por fale zotit ne familjen time e
rrethin e afert familjar nuk kemi patur ndonje pasoje te dukshme nga kjo seri
termetesh qe vazhdojne ende. Solidaritetin e ka ndier krejt atdheu ne kete
fatkeqesi te madhe por edhe njehere vertetohet fjala e vjeter e popullit, fjale
me rrenje te thella e me mesazh edhe me te thelle. ``Ra ky mort e´u pame!´`
Shoket,
komshijte, miqet e afert e te larget te japin gajret, force e qendrese per te
fituar mbi dhimbjet, mbi fatkeqsite.
Ne
shqiptaret, ketej e matan Drinit jemi vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe dhe
nuk ka se si te sillemi ndryshe, por kjo fatkeqesi na i shtoi rradhet e
vellezerve te miqeve e te dashamiresve ne te gjithe globin.
...Keto
dite, me shume se kurr mu kujtuen shpesh dy vargje te kenges se Dervish Shaqes
per Aksionin e Gjakoves te vitit 1879, kur Begi i Gjakoves i drejtohet babait
te Bajram Currit, Shaqir Currit . ´`...Azgan
t´madh ty t´`kan kallxue/, A po vjen me dek me mue...´`... Dhe pergjigjja
sic ti e din mire edhe si historian ishte: ´´PO´´!
Keto
fatkeqesi si jona kesisoj, jane prova historike dhe historia as se si nuk mund
ti harroje. Kapercimi eshte krenari e perbashket.
Kete
bashkvuajte me ne, kete ndihme te
pashoqe, kete solidaritet ua kthefshim te gjitheve ne gezime.
Te
fala krejt familjes suaj, te fala krejt Prishtines sone te dashur, te fala
krejt vellezerve e motrave te Shqiperise se Matan-Drinit.
Me
respekt, Familja LUSHAJ, ne Shengjin, ne Tirane, ne Tropoje e kudo neper
Diaspore.
Gjithmone
qofshim me njeri-tjetrin e Zoti qofte me ne.
--------------------
-Nga Shengjini, 28
Nentor 2019-