Kerko: a
Cik?l poetik nga Alma Vjero (Dedja)
E premte, 15.11.2019, 10:06 PM
ALMA VJERO (DEDJA)
-cik?l poetik-
NE’ SËR
Do mbyllen portat e së djeshmes
Udha ku shkelëm do ngjaj me
letër
Gërmëzimet në foletë e
grisura
do jenë histori të mbuluara (at)dheu
të një harte të vjetër.
Një nesër qe e pres patjetër !
Gjuhët e diellit të
depërojnë thellë
Horizontit-det, varka
argjend hënor..
Një nesër e përgjaktë
miturinë e agut që vrapon të
lindë
të mos ma shkelë, të mos e
shpërdor’
Të mos e tkurr, në pëllëmbë të mbrëmjes
nuk e nxë..
Një nesër pres, nuk dua gjë!
Do rend pas teje zbathur
E di, bezdisur do mendosh: E
heqin xhelozit’.
Se unë litarëve të diellit ,
zjarr do t’u vë
U çmend, thuaj dhe po deshe
më vrit’.
Do rend.. do rend pas teje,
se jeta shpiku çudit’.
Dh’erat që shfryjnë e
shkojnë
shkelin të gjitha shtigjet
dhe vrapeve
lidhin ndërkëmbësh
nostalgjit’.
Një nesër dua, qoftë veç
një dit’ !
Eja të v’ritemi, të mos
flerë heshtja.
E shkuar plag’ e harresës..
u fashit.
Por do na dhëmbi sërish furtunave
Ndaj nëse do, zgjomi djajtë
Më mirë te vritemi se të na
çartin mërit’.
Dhe netëve, shpurpur
siç dashuri e dhembje
tranden, viktimë
Një det përqafimesh ma shtro
Ma vërsho një lumë
prej shtrati ta nxjerr
ligesinë.
Nesër ..
Shpresat mos i ler të shthuren
Të çoroditura në plagën e
vet
Se do thinjen vullnetet, do rrudhen ëndrrat
mbi qelqe përrallash
me të bukurën e dheut e
mbret .
.. *nesër*, një lot me
kripën e vjetër..
e sotmja e një dite tjetër..
Krahët e mi zgjatur si degë
pemësh
do gjethojnë rreth teje lule
dashurie,
gonxhe mundësish .
Se në një Nesër do strukemi,
(herë si grusht me yje,herë si zogj vjeshtakë,
mardhur)
kur të mblidhemi kok’ më kok’ ..Ta dish.
NE’sër !
BUKËPJEKËSI
!
Ti më pret të dielën
të lehtë si pëlhurë
si mielli i bardhë
në mulli me gurë.
Të dergjem ndër krahë
bëhem e sëmurë
brum’njomur me qumësht
më zë të mërkurë
më zbut gjer të shtunë
s’më le të shkoj kurrë..
Gjer të shuhet prushi
ti ke hedhur drurë
të më pjekësh kurmin
si bukën në furrë.
Ti më pret të dielën
pastaj i vë bravën
nis më bluan miell
zë brum’ për gjithë javën..
BisedAT me
ty !
Kur dua të të flas
bëhem yll e të ngas.
Kur dua të mbrohem
kujtimesh fshihem,
vogëlohem.
Kur dua të luaj,
gurëve me gur u gjuaj.
Kur dua të gëzohem
të vesh zemre, zbukurohem.
Kur dua të lotoj
nis ylberit ia ngarkoj.
Kur s’kam ku mbahem
mijëra copash ndahem.
Kur dua të harrohem
mallit tënd largohem.
Kur dua të jem mirësi
gjakut ngjyer, bëhem Ti.
Kur dua ta mallkoj k’të
vjesht
hesht, hesht !
GJYSHËRIT
!
Tek vogëlohen nga vitet
kanë ëndrra të mëdha.
Ëndrra fëmijësh,
ëndrra rinie,
ëndrra mesmoshe,
ëndrra pleqërie.
Kanë ëndrra
të mjalta bijsh e bijash,
me dhëndurrë e nuse,
me nipër dhe mbesa.
Ashtu, të pakur,
haen me jetën
mbështetur tek shpresa.
Pasi qëmtojnë gëzimet
e ngjyejnë me to qoshet e
vjetëruara
të zëmrës
Gjyshërit nisen parajsës
Në duar mbajnë të çelur
tufën e ëndrrës.
Dh’Urata !
Një dhuratë dua
Një të vetme
Një gëzim të vogël,
sa një frymë kenaqesie:
Ah !
Sa një pupël,
sa një pikë vese,
sa një notë kënge,
sa një syth..
Zemrën t’ma shkryth..
Pastaj, ta vesh gëzimin,
beze
E le të thonë:
Ku shkon e marra veshur me
një rreze.
Për botën e dua një gëzim !
MOS U
HARRO !
Mos u harro
nga mëngjeset e lakuara të
diellit.
Nga bisqet e akacies mbi
ballin e portës
mos u harro !
Puthja mbart aromat e saj në
jakë të këmishës,
ku do më gjesh, që
mallet të t’i zhvesh ?
Mos u harro
nga gishtërinjtë drithmë, mornicat
e ndarjes.
Nga sytë që udhën ndjekin
për ty.
Rëndes’ e pritjes mbledhur
në grusht.. lot i musht.
Mos u harro
Kur zjarri të shuhet e nis
të ftohet ai prush.
Harresës kush t’ia shkrep
shkëndijat në sy,
kush.
Mos u harro
Rrugët të gjitha lulejoshëse
janë.
Fllade dalldie që
lamtumirave u fryjnë
dhe s’do
ta ndjesh sikur në dehje të të shtyjnë.
Më do, s’më do, me ty do të luajnë ato.
Mos u harro
kur mbrëmja të bjerë drobitur, e pakët,
do të bëhen të akullta
plagët.
Mos u harro
Shpengimit me padurim të
hedhur në krah.
E nesërmja, mbart dritë për
ne, për ty.
Mbysin kafshatat e mëdha.
Jetën..
(mos u harxho çudive të
këtij panairi)
do ta kërkosh kur t’i ketë mbetur hiri.
...
P.S. Mos u harro pas meje
kur të jem forma e një reje.