Kerko: a
Shyqyri Fejzo: Qartësia e mendimit dhe këmbëngulja e një bisnesmeni të suksesëshëm
E hene, 11.11.2019, 08:44 PM
Qartësia e mendimit dhe këmbëngulja e një bisnesmeni të suksesëshëm
Nga
Shyqyri Fejzo
Në
njerzit emblema, “kreshta” të arritjeve të Shënepremtes së Gramshit, pa dyshim,
është dhe bisnesmeni i suksesëshëm, Tajar Hasa, “Taku” i njohur nga miqtë,
shokët, apo emërtimi në media virtuale e kudo. Me të drejtë lexuesi që nuk e
njeh mund të pyesë se “ cili është dhe cfarë ka bërë ky bisnesmeni Taku?”
Buzëqeshja
e tij asnjëherë nuk i hiqet nga fytyra, kudo që të ndodhet. Një mendje e
ndritur, dikur ka thënë se “…Nga e qeshura mund ta kuptosh tjetrin se c’ njeri
është, në se ju pëlqen të qeshurit e parë, thoni i sigurtë se është njeri i
mirë.” Ai është një bashkëbisedues i
mirë, se gjithnjë shndërrohet në një dëgjues të vemendëshëm. Taku ka një veti, që mban mend dhe fikson emrat e
njerëzve, të klientëve të bisnesit të tij e më gjërë. Cdo njeri është krenar
për emrin e vet, aq më tepër kur falenderohet apo lavdërohet në prani të shumë
njerëzve, duke cliruar energji pozitive. Marrja e mendimeve “vjelja” e
pozitives nga ai bëhet shumë natyrshëm pa e vënë në siklet tjetrin, qofshin dhe
vartësit e tij. Kujtojmë një thënie të Emersonit; “Cdo njeri që njoh, në një
farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga sejcili mësoj dicka.” E di
apo nuk e ka lexuar Taku këtë thënie brilante, nuk ka shumë rëndësi mbasi ai e
zbaton në jetë konkretisht.
Ka
dhe shumë veti të tjera që shfaqen në personin e Takut,duke e bërë atë aktiv,
me shkallë të lartë intelekti i besueshëm dhe nje bisnessmen tepër korrekt. Por
duhet theksuar se këto veti themelore, që kanë të bëjnë me karakterin dhe
dinjitetin e njeriut nuk u shfaqën ditën që ai u bë bisnesmen. Për të parë
rrugën e evolimit të këtyre vetive dhe
të bisnesit të suksesëshëm le të hedhim një sy “civisë”, si është bërë zakon të
thuhet në gjuhën zyrtarë gjatë këtyre viteve në ekonominë e tregut.
Tajar
Hasa është lindur më 20 shkurt të vitit 1957 në lagjen Kuratë të Shënepremtes,
në një familje puntore tëë ndershme dhe patriote. Ky fshat dallohet nga
karakteristikat fizike e gjeografike se shtrihet në një lartësi relativisht të
ndjeshme mbi 1.100 metro mbi nivelin e detit, ndërsa shtëpia e Shahin Hasës, ku
u lind Taku, ndodhet në një lagje ku lartësia mesatare mbi nivelin e detit
shkon në 1.300 metro. . Këtë lloj prezantimi nuk e bëmë ashtu, kot, si për një
informacion të thatë. Jo. Në ato kushte klimatike e toksore ku jetonte familja
e Shahin Hasës ishin vërtet të vështira. Marrja me blegtori (me të imtat, mbasi
ka kullota të mira alpine) ka qënë drejtimi kryesor i familjeve të asaj lagje
dhe krejt Kuratës.Vetë, babai i Takut, Shahin Hasa, ka qënë një blegtor shumë
i mirë, si dhe nga të parët mjeshtra të
gëdhendjes drurit e bërjes fyejve prej druri të cilëve u binte në të 17
avazet e kësaj vegle muzikore
tradicionale e zonës, si një virtyioz. Me këto instrumenta tradicionalë u
furnizuan edhe mjeshtra të tjerë të fshatrave të Gramshit si dhe institucionet
kulturore të rrethit.
Shkollen
8-vjecare Taku e kreu në fshat në shkollën
“ Tahir Sadiku”Shënepremte. Ishte një fëmijë i shoqërueshëm një djalë
shumë i shkathët ku dallohej në cdo lloj aktiviteti që organizonte
shkolla, i dashur me shokët dhe i dalluar për rezultate shumë të
larta.Edukatën, të cilën e mori në shtëpi, në familje, ku rreaztohej në të
gjitha aspektet një shkallë e lartë e saj. Për këtë familja e Shahinit, konaku
i tij si shkollë, njihej në fshat e më tej. Këto ndikuan fuqishëm në formimin e
karakterit dhe personalitetit të Takut. Puna e ndihmesa që duhet ti jepte
familjes gjithashtu la mbresa të pashlyeshme
tek i riu, duke e paisur dhe me një përvojë për të kryer cdo punë që do
i delte përpara. Ka vend që për këtë moment të ndalemi pak me theks. Baza e një
suksesi në jetë, shumë sociologë, specialist kompetentë, përfshi, Hygoin,
Heminguein, Maksim Gorkin apo Lasgushin tonë kanë quajtur një fëmijëri të
vështirë e të vuajtur. Kultura, arsimi, dihet se zanafillën dhe fundin e ka në
shkollë. E nga kjo anë Taku nuk e pati harxhuar kohën kot.
Gjimnazin e kreu
në shkollën e mesme “Shefqet
Guzi” në qytetin e Gramshit në vitet 1972-1976, shkolla e mesme ishte një provë
për të bërë një hap më përpara në jetë e përballuar sfidat që e prisnin. Ai jo
vetëm që ishte një nxënës model, por dallohej në vecanti në lendët e
shkencave të natyrës por edhe me
aktivitetet kulturore. Në një periudhë 5- vjecare ka qënë me grupin e
valltarve të asamblit shkollës dhe të qytetit, ku në vitin 1973 shkolla e mesme
“Shefqet Guzi” në konkurimin e shkollave
të mesme në Tiranë, në shkallë Republike mori flamurin ,vendin e parë.
Studimet
e larta i ka kryer në Shkollën e Lartë të Oficerave Tiranë,dega
e Artilerisë Toksore në vitet 1977-
1980. Shkollën e përfundoi me rezultate
të larta.që në hapat e para është dalluar si një student ekselent ku në vitin e
parë është marrë për të kontribuar si topograf në përgatitjen e të dhënave për
qitje luftarake reale me vitin e tretë.
Një portret i madh i Takut, prej dy
vjetësh ka qënë i vendosur në sheshin kryesor të shkollës. Dhe kjo për atë, të
afërmit e shoqërinë e tij nuk ishte pak. Shërbeu 14 vjet
si oficer në reparte
ushtarake në Ministrinë e
Mbrojtjes me detyra të ndryshme ,në Divizionet e Lushnjës dhe Fierit. Duhet
thënë se kjo periudhë përkonte me kohën më aktive të jetës dhe shërbimi në
ushtri u bë një shkollë e vecantë cilësore e jetës.Shkallë-shkallë e me
shpejtësi, falë aftësive të tij, ai i ngjiti shkallët e karierës deri në Marsin
e vitit 1993, kohë kur u lirua nga rradhët e ushtrisë për shkak të reformave
që u bënë në vitet e para të demokracisë në Shqipëri.
Kur
ju mbyll perspektiva e ushtrisë në këtë moshë aktive, të cilës i përkushtoi
pjesën kryesore të jetës, bëri rimodelimin e vetes, tani jo vetëm të jashtëm,
por edhe të mendjes e të shpirtit. Në
këtë drejtim Taku ka pasur mendimet e veta që në thelb nga bisedat që kemi
bërë, lidhur me biznesin që po mendohej ta hapte. “Suksesi nuk ka shumë
sekrete,” shprehet ai. “Suksesi është rezultat i përgatitjes, i punës së fortë
dhe nxënies nga dështimet, sado të vogla të jenë ato.” Gjëja më e vështirë,
mendoj se ka qënë vendimi për të hapur biznes. Nuk po ndal të flas se përse.
Vështirësi në radhë të parë kemi pasur se mungonte përvoja. Mungonte baza e
nevojshme materiale. Shkurt, mungonte dhe “thesi dhe mielli”. Pastaj vendi ku do të vendosej bisnesi,
produkti e drejtimi kryesor e këto nuk janë probleme të lehta, e të tjera. Më
pastaj pjesa tjetër është këmbëngulje me cdo kusht. Kisha dëgjuar dhe lexuar se
“rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” Kjo më shlodhte në
një farë mase dhe më jepte vendosmëri e shpresa. Nga edukata në familje,
vecanrisht nga babai mbaja mend një porosi të tij. “Në se e ke mendjen në ato
që ke, në jetë do të kesh gjithnjë më shumë. Në se e ke mendjen tek ato që nuk
ke, në jetë do të kesh gjithnjë më pak.” Me këto mendime e kam nisur biznesin.E
them hapur e pa ndroje, se bashkëshortja ime ka qënë ndihmsja kryesore,
frymëzuesja, por edhe frenuesja në mjaft raste kur nga një veprim i gabuar prej
të cilit mund të kishim pasoja. Shpesh ajo theksonte se “Në se nuk do të bëjmë
sakrificat e nevojshme tani me merak se
na prishet rehatia, ne kemi zgjedhur rrugën e dështimit.” Dhe sakrificat kohë më kohë ishin të pa numurta.
Përvec
parave, të paktën një kapital modest fillestar, e rëndësishme është që ato pak
kursime financiare, në fillim duhet tu merret maksimumi i rezultatit të
mundëshëm. Kjo kërkon sakrificë të madhe e të vazhdueshme , punë me orë të
zgjatura, në shi e në diell, sa të fillojë të ecë ai biznes modest. Duhet ta
kemi të qartë se cdo hap që bëhet drejt pozitives shton besimin për ecjen
përpara. Kjo periudhë në biznesin tonë zgjati rreth dy vjet. Ne i përballuam ato kushte shumë të vështira
dhe duhet theksuar se asnjëherë nuk u tërhoqëm,por kishim besim tek vetja, tek
familja që na mbeshteti fuqishëm për arritjen e qëllimit. Na u desh të
përballonim dhe lëndime, shpirtërore
se kishte shpotitje, afër dhe tallje
se pati dhe njerëz qe flisnin dhe me ironi “..he komandant po punon
,puno puno se do bëhesh i pasur ti !!!”
Për
një periudhë 5-vjecare arritëm të
ngrinim bisnesin Tregti Ushqimore me Shumicë në Fier ,ku kishim klientë të
fuqishëm nga rrethet Sarandë,Vlorë ,Tepelenë ,Fier Berat ,Skrapar ,Lushnjë
Elbasan,Gramsh,Mallakastër,Rrogozhinë etj. Kjo gjeografi e shpërndarjes të veprimtarisë
kërkonte disiplinë, korrektesë në mardhënie, por na paisi dhe me përvojë
pozitive apo negative në raste të veçanta. Largpamësia e këtij biznesmeni del
edhe në dinamikën e ndryshimit strukturor të biznesit, shtimin, heqjen e
produkteve që koha i solli në evidencë. Kështu,në vitin 1998 u transferuam në Tiranë ku biznesi u rrit në
një shkallë më të lartë ku ne ishim pika e furnizimit për gjitha rrethet e
veriut dhe Tirarnës. Ky bisnes vazhdoi deri në vitin 2009. Në vitin 2009
filluam një tjetër aktivitet duke
krijuar firmën e ndërtimit ELITA CONSTRUKSION SHPK me të cilën
janë ndërtuar disa pallate në një zonë të bukur të Tiranës,aktivitet
që vazhdon edhe sot. Gjatë kësaj
periudhe, në muajin Mars 2014 në Tiranë
është ngritur një super palestër “ANDYS
GYM”, shumë e kërkuar nga të rinj e të reja.
Në
Shënepremte e trevat e Gramshit përdoret një shprehje; “Bëmë baba të të
ngjaj” Kështu ka ndodhur edhe me biznesmenin Taku.Pasuria më e madhe për të është familja. Ka dy
vajza dhe një djalë.Vajza e madhe
Entela ka mbaruar Universitetin në Firence dega financë –bankë dhe sot
është shefe finance në një nga firmat më prestigjioze në Tiranë. Vajza e dytë
është Lorena, e cila ka mbruar Fakultetin e Drejtësisë, dhe punon juriste në Ministinë e Drejtësisë. Djali Andi
ka mbaruar Fakultetin Juridik dhe
punon dhe jeton në NEË YORK. Edhe ai atje, si babai, merret me sukses me
biznes.
Kështu,
hap pas hapi, shkallë pas shkalle biznesi i Takut sa vinte e rritej.Po fitohej
mjaft përvojë. Përvoja, dihet tashmë, se ështe mësuesja më e mirë, mësuese që
nuk merr pension. Vec atyre që thamë më sipër biznesmeni Taku dallohet edhe për
cilësi të tjera që e lartësojnë figurën e tij. Kështu, si rrallë kush ai është
nga njerëzit më aktivë që nuk i ka kthyer kurrë shpinën vendlindjes. Kjo vihet
re në disa plane e drejtime. Kur u ngrit Shoqata Atdhetare Kulturore në Shënepremte, Taku ishte më
aktivi. Kur u fuqizua pak biznesi ai ndihmoi bisnesmenët e Shënepremtes dhe të
Gramshit me sa kishte mundësitë. Taku është i ndjeshëm ndaj cdo problemi që
kanë njerëzit e Lenies, kudo qofshin e jetojnë. Si lexues pasionant i
letërsisë,poezive, krijimeve letrare ka ndimuar në vazhdimësi autorët e
Shënepremtes e ata gramshiotë për sponsorizim të botimeve të tyre. Personi i
tij vec rrezaton mirësi. Atë e gjen në takimet që bën Shoqata Atdhetare
Kulturore Gramshi në takimet e veprimtaritë e saj, e gjen në Gramsh, në
Shënepremte kur e do puna, për gëzime apo ngjarje të tjera. Taku në të gjitha
veprimtaritë rrezaton mirësi. Duhet dalluar dhe një problem. Nuk rrezaton
mirësi se e ka vënë biznesin etij në “katër rrota” dhe puna i ecën bukuri.
Mirsinë ai e rrezaton nga shpirti dashamirës, nga zemra bujare.
Kur
diskutonim një ditë për vendlindjen tonë, Shnepremten foli me subrelativa e
plot patos. “Shënepremtja jonë më thërret cdo ditë të përjetoj me njerëzit e
mij në mes të atyre bukurive të tetë monumenteve të natyrës e vecanrisht të
Liqenit të Zi, të kurorave e kreshtave që e rrethojnë trevën ku kemi lindur. Me
kohë më është fiksuar mendimi dhe si ushtarak që kam qënë, se kodi gjenetik i
këtyre banorëve është i përcaktuar nga malet e larta, të ashpra dhe të buta,
duke mbjellë tek ata karakterin e fortë, trimërinë, krenarinë, besën e
mikpritjen e plot virtyte të larta të njeriut. Sic e di, unë jetoj e punoj në
Tiranë. Po tua numërosh këto cilësi të mrekullueshme ndonjë sociologu të ditëve
të sotme aty, atyre nuk u besohet dhe do ju duken si kuriozitete të vjetra të
moteve të shkuara. E si thua ti? Si të mos vish sa herë të merr malli në këtë vendlindje
të mrekullueshme? Ne na gëzon cdo
arritje, cdo ndërtim, cdo sukses në bujqësi e blegtori, në arsim, në biznes e
në të gjitha sferat e jetës. Kjo vendlindje na ligjëroi të drejtën të jemi
banorë të saj, e të mos ndihemi kurrë të
vetmuar në botën e trazuar që jetojmë”.