Kerko: a
Simpozium Shkencor për At Gjergj Fishtën në New York, 2 nëntor, 2019
E enjte, 31.10.2019, 07:00 PM
SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN, MË 2 NËNTOR, 2019
Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim
me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim
të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij.
Programi
Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin
e përshëndet Dom Pjeter Popaj
Përshëndetja e z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës
Shqiptaro Amerikane Skënderbej
Diskutimet
“At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli
ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish
drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare
lobiste me prezencë në Uashington DC.
Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje
e shejtë”, nga
Keze Kozeta Zylo
Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe
në New York, “Ambasador i Kombit”.
Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi:
"Mjeshtër i Madh" dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet
i shquar
Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata,
Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.
Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial
nga z.Nikolle Nilaj
Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe
Xhevat Kukaj interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës
At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe
kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York
dhe Washinngton D.C. nga Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i
Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.
Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që
frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së
dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.
Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare
nga Leke Calaj
Moderatore: Keze Kozeta Zylo
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro
Amerikane “Skënderbej”
___________
Adresa: 361 W Hartsdale Ave,
Hartsdale, NY 10530