Kerko: a
Sevdail Hyseni: Patrik Haziri, thyen rekordet e shikueshmërisë në televizionin zviceran
E hene, 28.10.2019, 09:38 PM
Patrik Haziri, thyen rekordet e shikueshmërisë në televizionin zviceran “3+”
Nga
Sevdail Hyseni
Ka
një javë, që ka filluar spektakli më i shikuar
Realyti Show Bachelor në Zvicër,
të cilit me shumë sukses po i prinë djaloshi nga Malësia e Bujanocit, Patrik
Haziri.
Patriku,
djaloshi 29 vjeçar, të cilin e quajnë
“kavalieri i trëndafilave”, së
bashku me 21 bukuroshet e preferuara evropiane, që garojnë për ta rrëmbyer
zemrën e tij, ka arritur jo më shumë se një javë, t’ia shtoj shikueshmërinë e
jashtëzakonshme televizionit zviceran “3+”.
Me
23.1 % të tregut të aksioneve në reklama më shumë se 50 % e audiencës së re,
Realyti Show Bachelor është shpallur
sezoni më i mirë që nga fillimi i transmetimit 13 vjeçar të këtij televizioni
zviceran, duke iu falënderuar Patrikut, thuhet në një njoftim të autoriteteve
të këtij medium.
Vlen
të ceket se Spektakli Realyti Show
Bachelor, ka filluar më 21 tetor të këtij viti dhe do të zgjas deri sa njëra
nga 21 bukuroshet, të lumturohet me pranimin e trëndafilit në shenjë dashurie
nga Patrik Haziri, Dekameroni shqiptar i Malësisë së Bujanocit, përkatësisht
nga Priboci, me vendbanim në Zvicër.