Kerko: a
Ilia Karanxha: Poezi në gjuhën arbërore për Skënderbeun në Padova
E hene, 14.10.2019, 09:51 PM
POEZI NË GJUHËN ARBËRORE PËR SKËNDERBEUN NË PADOVA
Nga Ilia Stavri Karanxha
Në veprat Icones
diversorum...(Portrete të ndryshme) 1591 apo Vitae et icones sultanorum...(Jetët dhe
portrete e sulltanësh..) (1596) të Jean
Jacques Boissard ne kemi mundësi të njihemi me disa personalitete të shquara të
cilët në një mënyrë ose në një tjetër
kishin pasur të bënin me Skënderbeun.
Sidoqoftë para se të flasim për njërin prej tyre del nevoja që të njihemi sadopak me autorin e
veprave të mësiperme.
Jeta dhe vepra e Jean Jacques Boissard (1528 – 1602) ka tërhequr vemëndjen
e shumë studjuesve për veprimtarinë e tij si poet, antikuar, dizenjator dhe
historian francez. Ai lindi në Besançon dhe ishte fëmija i parë i Thiébaud
Boissard dhe Jeanne Babet.
Qysh në moshën nëntë vjeçare
Bossiard, së bashku me xhaxhanë e tij, e
la Besançon e për një farë kohe u vendos
në qytetet të ndryshme si në Strasburg, Heidelberg, Cologne dhe Louvain. Në
Louvain filloj studimet në një shkollë
klerikale por mësuesi i tij
kishte qëne shumë i ashpër dhe Jean Jaques u largua fshehur në Prusi.
Fillimisht u vendos në Frankfurt e më
pas në Wittenberg ku dëgjoi leksione nga
teologu luteran Philip Malanchthon(1497-1560) dhe Windenscheim. Për
periudha të shkurtra kohe qëndron
edhe në Nuremberg dhe Igolstadt ku merr kontakte
me personalitete të shquara të
kohës.
Më 1555 Boissard ndërmer udhëtimin e parë nëpër
Itali ku në Romë pati mundësi të
gjejë punë në pregatitjen e një
librit udhërrëfyes të qytetit në bazë të
vizatimeve arkeollogjike që kishte pregatitur më parë por edhe në sajë të
përkrahjes nga kardinali Carlo Caraffa
(1515-1561) i cili do të finaconte më
tej dëshirat e tij për udhëtime dhe eksplorime në vendet e Lindjes. Sirija kishte qenë ëndra e tij e vjeter por u
sëmur dhe u detyrua të qëndronte ne Peloponez
ku u strehua në një manastir në Modon (Methoni). Mbasi u shërua më 1559 u kthye në Romë që të takonte
kardinalin Caraffa mirëpo ky i fundit pas vdekjes të papa Palit IV kishte humbur pozitat e tij të
dikurshme dhe u dënua me vdekje nga papa i ri
Piu IV për abuzime, imoralitet dhe korupsion. Kështu Boisard u detyrua të kthehej
në atdhe pas një mungese prej 22 vjet.
Megjithëse ai kishte qëndruar për
një kohë të gjatë në Romë e ne qytetet
të tjara të Italisë nën influencën e fortë të kishës katolike ai prapë se
prapë ishte e mbeti një përkrahës i Reformës kishtare.
Jean Jacques Boissard më 1591
Mbasi qëndroj për disa vjet në Metz,
qëndër peshkopale e Lorraine, u
shqua si një përkrahës i zellshem i protestanizmit ne krye
të së cilëve qëndronte kalvinisti Calaude Antoine de Vienne baron, i
Clervant. Boissard me rekomandim të
posaçëm u bë kujdestar i djalit të madh François të Calaude Antoine.
Në vitet 1575-76 ai ndërmer një
udhëtim të dytë në Itali së bashku me
djaloshin François e qëndron në
Padova. Universiteti i Padovës në këtë kohë
gëlonte nga sudentë prej të
gjitha vendeve të Evropës e në mënyrë të veçantë me Protestantë nga Gjermania e vende të tjera. Aty Boissard u bashkua me një rreth poetesh të rinj nga e gjthë Europa ku takoj mes të tjerëve
edhe Lentulus Ventidius një jurist nga
Nocera (Salerno) i cili kishte krijuar
një koleksion portretesh të njërzve të
famshëm. Këtë fakt na e referon vetë
Boissard në hryja dedikatore e veprës së tij Icones diversorum...1591 (p.
3-4) ku flet për
200 portrete. Lentulus i kërkoj
Boissardit që tu shtonte portreteteve të tij
nga një distik (dyvargjesh) në
latinisht (distico elegiaco) detyrë të cilën ai e mori përsipër që ta
kryente. Ndërkohë më 1575
në Padova ra një epidemi kolere. Shumë nga miqtë e tij të klubit të
poetëve vdiqën. Vdiq edhe Lentulus dhe Boissard
i mbeten në dorë koleksioni i portretetve të mikut të tij.
Epidemia e koleres i bëri një
përshtypje të madhe Boissardit i cili nuk do haronte t’i rikujtonte miqtë e tij në veprat që do të
publikonte më vonë aq më tepër që ai kishte edhe një farë detyrimi moral
meqenëse atij i mbeti në dorë koleksioni
i mbledhur nga Lentulus të cilit
i dedikoj gjithashtu dizenjo
simbolike në vepra Emblematum liber
që u botua më 1588 dhe më 1593. Ka
qënë pikërishrt koleksioni i portreteve që kishte mbledhur Lentulus të cilin
Boissardit e përdori si bazë për
botimin e një sëre veprash që do realizonte duke nisur nga viti 1584 nën titullin Icones varies.. ku pjesa
më e madhe e personave të portretizuar në botimet e para i takonte vendeve të
Lindjes. Vepra Icones diversorum
hominum - u publikua për herë të
parë më 1584. Ky erdicon rezulton sot
shumë i rallë por ribotimi i saj u bë në
vitin 1591 dhe përmban në
total 53 portrete prej të cilave 26 janë
burra dhe 27 gra. Çdo portret është paraqitur në formën e medalionit diametri
të cilave lëkundet nga 85 deri në 90 mm .
Grafist ka qënë Theodhor de Brey.
Ato janë vendosur gjithmonë në faqen recto të veprës që ka
përmasa 118 x135 mm ndërsa pllakat e bakrit
(matrica) brenda të cilës është realizuar portreti ka përmasat 95x116 mm. Të gjitha portretet paraprihen
me nga një jetëshkrim i shkurtër në latinisht. Vepra u publikua në Francë dhe i është
dedikuar baronit Marco Claudi. Biblioteka
Kombëtare Qëndrore e Firenzes (BNCF)
ruan dy ekzemplarë nga
edicionini i viti 1591 (BNCF: Palat 3.2.2.21 dhe MAGL.12.3.174) por ndërkohë vepra mund të
konsultohet edhe në internet në adresen e më poshtme :
https://bildsuche.digitale-sammlungen.de/index.html?c=viewer&bandnummer=bsb00026037&pimage=24&v=100&nav=&l=it
Disa prej personave të paraqitur
aty në një mënyrë apo në një tjeter
ishin të lidhur me ngjarjet e ndodhura në Arberi dhe në Epir në kohën e
Skënderbeut ose më vonë. Për këta persona, ashtu si për të gjithë personat e
tjerë, Boissard hartovi
edhe nga një jetëshkrim të shkurtër.
Tek vepra Icones diversorum…
e cila fillon pikërisht me portretin dhe një jetëshkrim për Skënderbeun mësojmë
edhe për figura të tjera që i intresojnë shkencës albanollogjike. Këta
janë Fedrus Hilas (Phaedrvs Hylas),
Faleria (Phaleria), Vasilius Timites
(Basilivs Timites), Fedria (Phaedria),
Filus Muzachus (Philus Musachus) dhe Vasilius Karondas (Basilivs Charondas) ndësa tek vepra tjetër Vitae et icones sultanorum.. do
takojmë përsëri Skënderbeun por për herë të parë edhe gruan e Skënderbeut
(Donice Scanderbegi Vxor), Hamza Kastriotin të
birin e Reposhit (Ameses
Castriota Reposiae F.(ilivs), Muzaka Golemi i Dibrës (Mosachvs Golemivs Diber)
(Shih: I.Karanxha: Barleti apo Beçikemi...2010, pp 194-200).
Veç veprave që përmëndëm
Boissard la nga prapa edhe një sërë veprash të tjera që u mirëpritën dhe u vleresuan nga publiku i
asaj kohe. Boissard vdiq në tetor të
vitit 1602 dhe u varos me nderime si një martir i fesë meqënëse kishte qënë një
përkrahës i zjarrtë i Reformës kishtare.
Mes personaliteteve të shquara që përmëndem më sipër një rëndesi të veçantë
për shkencën albanollogjike paraqet
arbëreshi nga Epiri Vasilius
Karondas (Basilivs Charondas), një nga pjestarët e klubit të poetëve në Padova, të cilin Boissard pati rastin më 1575 ta
njihte personalish. Në lidhje me këtë
poet të talentuar Boissard do të shkruante
:
Vasilio Karonda, nga Larissa, epirot. Burrë me
gjykim teper të reptë, i famshëm mes të
njohurve të tij si në kohë paqe po ashtu
edhe në kohë lufte. Jashtzakonisht ekspert në Latinishten, por i madhërishëm në
Greqishten , i apasionuar dhe i dalldisur pas poezisë, edhe pse nuk e di se nga
cila lloj e poezisë greke ka qënë frymëzuar.
Thurte vetëm vargje dashurije, si në greqisht edhe në gjuhën e
vendlindjes (quedam lingua patria) , vargje që këndoheshin nga ushtarët
(stradiotët- I.K.) arbër, mbi lëvdatat e të famshmit udhëheqes të Albanisë, mbi
bëmat e të shquarit Gjergj Kastriota,
që në gjuhën Turke e quanin Skënderbeg.
Jetovi në Padova në vitin 1575.
Mua (d.m.th. Boissardit - ) mi jepte ti rishikonja
poemat e tij, megjithëse në në të vërtete ishte (burrë) me kulturë të madhe, megjithëkëtë mua më dukej që
tejkalonte të gjithë në Padova, që
studionin Letëresi në kohën time, për
shdervjelltësinë e thurjes të vargjeve.
I prirur në një zakon për tu
afruar me Gallët (francezët), mbasi admironte dhe lavdëronte zakonet e
shfrenura dhe aftësitë për të folur lirisht që as Greket as Italianët nuk janë në gjëndje t’i imitojnë në mënyrë të
përshtatshme pa rënë në grackën e dyshimeve të mashtrimit.
Portret i Vasilio Karondas (?- 1575)
Teksti i mësipërm është mjaft i qartë. Kishin kaluar vetëm dy dekada pas Mesharit të Gjon Buzukut e studenti arbëresh Karonda nga qyteti i shquar Larissa, që përmëndet edhe nga Homeri në Iliada, në mezin e shkullit të XVI edhe pse ishte i shquar në gjuhën latine dhe i madhërishëm
në gjuhën greke nuk injoron as gjuhën e vendlindjes
që ishte shqipja. Stradiotët shqiptarë
në Venedik i këndonin plot zell
poezitë e tij mbi Skënderbeun.
Fatkeqesisht jeta e këtij humanisti
të talentuar u ndërpre në moshë të re
për shkak të epidemisë së koleres.
(Nxjerë nga
vepra në dorëshkrim : “Ikonografia kastriotiane” )