| E hene, 14.10.2019, 08:51 PM |
POEZI NË GJUHËN ARBËRORE PËR SKËNDERBEUN NË PADOVA
 Nga Ilia Stavri Karanxha
Nga Ilia Stavri Karanxha
Në veprat    Icones
diversorum...(Portrete të ndryshme) 1591 apo  Vitae et icones sultanorum...(Jetët dhe
portrete e sulltanësh..) (1596)   të  Jean
Jacques Boissard ne kemi mundësi të njihemi me disa personalitete të shquara të
cilët në një mënyrë ose në një  tjetër
kishin pasur të bënin me Skënderbeun.  
Sidoqoftë para se të flasim për njërin prej tyre   del nevoja që të njihemi sadopak  me autorin e 
veprave të mësiperme.
Jeta dhe vepra e Jean Jacques Boissard (1528 – 1602) ka tërhequr vemëndjen
e shumë studjuesve për veprimtarinë e tij si poet, antikuar, dizenjator dhe
historian francez.  Ai lindi  në Besançon dhe ishte fëmija i parë i Thiébaud
Boissard dhe Jeanne Babet.
Qysh në  moshën nëntë vjeçare
Bossiard, së bashku me xhaxhanë e tij,  e
la  Besançon e për një farë kohe u vendos
në qytetet të ndryshme si në Strasburg, Heidelberg, Cologne dhe Louvain. Në
Louvain filloj studimet në një shkollë 
klerikale por mësuesi i tij 
kishte qëne shumë i ashpër dhe Jean Jaques u largua fshehur në Prusi.
Fillimisht u vendos  në Frankfurt e më
pas në Wittenberg ku  dëgjoi leksione nga
teologu luteran Philip Malanchthon(1497-1560) dhe Windenscheim.  Për 
periudha të shkurtra kohe qëndron 
edhe  në Nuremberg  dhe Igolstadt ku  merr kontakte 
me  personalitete të shquara të
kohës.
Më 1555 Boissard  ndërmer  udhëtimin e parë  nëpër 
Itali ku në  Romë pati mundësi të
gjejë punë  në pregatitjen e një
librit  udhërrëfyes të qytetit në bazë të
vizatimeve arkeollogjike që kishte pregatitur më parë por edhe në sajë të
përkrahjes nga  kardinali Carlo Caraffa
(1515-1561) i cili  do të finaconte më
tej dëshirat e tij për udhëtime dhe eksplorime në vendet e Lindjes.  Sirija kishte qenë ëndra e tij e vjeter por u
sëmur  dhe u detyrua të qëndronte ne  Peloponez 
ku u strehua në një manastir në Modon (Methoni).  Mbasi u shërua  më 1559 u kthye në Romë që të takonte
kardinalin Caraffa mirëpo ky i fundit pas vdekjes të papa  Palit IV kishte humbur pozitat e tij të
dikurshme dhe u dënua me vdekje nga papa i ri 
Piu IV për abuzime, imoralitet dhe korupsion. Kështu  Boisard u detyrua të  kthehej 
në atdhe pas një mungese prej 22 vjet. 
Megjithëse ai   kishte qëndruar për
një kohë të gjatë në Romë  e ne qytetet
të tjara të Italisë nën influencën e fortë të kishës katolike ai prapë se
prapë  ishte  e mbeti një përkrahës i Reformës kishtare.
Jean Jacques Boissard më 1591
Mbasi qëndroj për disa vjet në Metz, 
qëndër peshkopale e Lorraine,  u
shqua  si një  përkrahës i zellshem i protestanizmit ne krye
të së cilëve qëndronte kalvinisti Calaude Antoine de Vienne baron, i
Clervant.  Boissard me rekomandim të
posaçëm u bë kujdestar i djalit të madh François të  Calaude Antoine.
Në  vitet 1575-76 ai ndërmer një
udhëtim të dytë në Itali së bashku me  
djaloshin François e qëndron  në
Padova.  Universiteti i Padovës  në këtë kohë 
gëlonte nga sudentë prej të 
gjitha vendeve të Evropës e në mënyrë të veçantë me Protestantë  nga Gjermania e vende të tjera. Aty Boissard  u bashkua me një  rreth poetesh të rinj  nga e gjthë Europa ku takoj mes të tjerëve
edhe  Lentulus Ventidius një jurist nga
Nocera (Salerno) i cili  kishte krijuar
një koleksion  portretesh të njërzve të
famshëm.  Këtë fakt na e referon vetë
Boissard në hryja dedikatore e veprës së tij Icones diversorum...1591 (p.
3-4)  ku  flet për  
200 portrete.  Lentulus i kërkoj
Boissardit që tu shtonte portreteteve të tij 
nga një  distik (dyvargjesh) në
latinisht (distico elegiaco) detyrë të cilën ai e mori përsipër që ta
kryente.  Ndërkohë më  1575 
në Padova ra një epidemi kolere. Shumë nga miqtë e tij të klubit të
poetëve vdiqën. Vdiq edhe Lentulus dhe Boissard 
i mbeten në dorë koleksioni i portretetve të  mikut të tij.
Epidemia e koleres i bëri një 
përshtypje të madhe Boissardit i cili nuk do haronte  t’i rikujtonte miqtë e tij në veprat që do të
publikonte më vonë aq më tepër që ai kishte edhe një farë detyrimi moral
meqenëse atij i mbeti në dorë koleksioni 
i mbledhur nga Lentulus të cilit 
i dedikoj  gjithashtu dizenjo
simbolike  në vepra Emblematum liber
që u botua më 1588 dhe më 1593.  Ka
qënë  pikërishrt  koleksioni i portreteve  që kishte mbledhur Lentulus  të cilin 
Boissardit e përdori   si bazë për
botimin e një sëre veprash që do realizonte duke nisur nga viti 1584  nën titullin Icones varies.. ku pjesa
më e madhe e personave të portretizuar në botimet e para i takonte vendeve të
Lindjes. Vepra    Icones diversorum
hominum -  u publikua për herë të
parë më 1584. Ky erdicon   rezulton sot
shumë i rallë por ribotimi i saj u bë në 
vitin 1591 dhe  përmban në
total  53 portrete prej të cilave 26 janë
burra dhe 27 gra. Çdo portret është paraqitur në formën e medalionit diametri
të cilave lëkundet nga  85 deri  në 90 mm . 
Grafist ka qënë  Theodhor  de Brey. 
Ato janë vendosur gjithmonë në faqen recto të veprës që ka
përmasa 118 x135 mm ndërsa pllakat e bakrit 
(matrica) brenda të cilës është realizuar portreti ka përmasat  95x116 mm. Të gjitha portretet  paraprihen 
me nga  një jetëshkrim i   shkurtër në latinisht.   Vepra u publikua në Francë dhe  i është 
dedikuar  baronit   Marco Claudi.   Biblioteka 
Kombëtare Qëndrore e Firenzes (BNCF)  
ruan  dy ekzemplarë  nga 
edicionini i  viti 1591   (BNCF: Palat 3.2.2.21 dhe  MAGL.12.3.174) por ndërkohë vepra mund të
konsultohet edhe në internet në adresen e më poshtme :
https://bildsuche.digitale-sammlungen.de/index.html?c=viewer&bandnummer=bsb00026037&pimage=24&v=100&nav=&l=it
Disa prej  personave të paraqitur
aty  në një mënyrë apo në një tjeter
ishin të lidhur me ngjarjet e ndodhura në Arberi dhe në Epir në kohën e
Skënderbeut ose më vonë. Për këta persona, ashtu si për të gjithë personat e
tjerë,   Boissard  hartovi 
edhe nga një jetëshkrim të shkurtër. 
Tek vepra  Icones diversorum…
e cila fillon pikërisht me portretin dhe një jetëshkrim për Skënderbeun mësojmë
edhe për figura të  tjera  që i intresojnë shkencës albanollogjike. Këta
janë   Fedrus Hilas (Phaedrvs Hylas),
Faleria  (Phaleria), Vasilius Timites
(Basilivs Timites), Fedria  (Phaedria),
Filus Muzachus (Philus Musachus) dhe Vasilius Karondas (Basilivs Charondas)  ndësa tek vepra tjetër  Vitae et icones sultanorum.. do
takojmë përsëri Skënderbeun por për herë të parë edhe gruan e Skënderbeut
(Donice Scanderbegi Vxor), Hamza Kastriotin të 
birin e  Reposhit (Ameses
Castriota Reposiae F.(ilivs), Muzaka Golemi i Dibrës (Mosachvs Golemivs Diber)
(Shih: I.Karanxha: Barleti apo Beçikemi...2010, pp 194-200).
Veç veprave që përmëndëm 
Boissard  la nga prapa edhe  një sërë veprash të tjera që  u mirëpritën dhe u vleresuan nga publiku i
asaj kohe.   Boissard vdiq në tetor të
vitit 1602 dhe u varos me nderime si një martir i fesë meqënëse kishte qënë një
përkrahës i zjarrtë i Reformës kishtare.
Mes personaliteteve të shquara që përmëndem më sipër një rëndesi të veçantë
për shkencën albanollogjike paraqet 
arbëreshi nga Epiri  Vasilius
Karondas (Basilivs Charondas),  një  nga pjestarët e klubit të poetëve në Padova,  të cilin Boissard pati rastin më 1575 ta
njihte personalish.   Në lidhje me këtë
poet të talentuar  Boissard do të  shkruante 
:
Vasilio Karonda, nga Larissa, epirot. Burrë me
gjykim teper të reptë,  i famshëm mes të
njohurve të tij  si në kohë paqe po ashtu
edhe në kohë lufte. Jashtzakonisht ekspert në Latinishten, por i madhërishëm në
Greqishten , i apasionuar dhe i dalldisur pas poezisë, edhe pse nuk e di se nga
cila lloj e poezisë greke ka qënë frymëzuar. 
Thurte vetëm vargje dashurije, si në greqisht edhe në gjuhën e
vendlindjes (quedam lingua patria) , vargje që këndoheshin nga ushtarët
(stradiotët- I.K.) arbër, mbi lëvdatat e të famshmit udhëheqes të Albanisë, mbi
bëmat e të shquarit   Gjergj Kastriota,
që në gjuhën Turke e quanin  Skënderbeg.
Jetovi në Padova në vitin 1575.
Mua (d.m.th. Boissardit - ) mi jepte ti rishikonja
poemat e tij, megjithëse në në të vërtete ishte (burrë) me kulturë  të madhe, megjithëkëtë mua më dukej që
tejkalonte të gjithë në Padova,  që
studionin Letëresi në kohën time,  për
shdervjelltësinë e thurjes të vargjeve. 
I prirur në një zakon  për tu
afruar me Gallët (francezët), mbasi admironte dhe lavdëronte zakonet e
shfrenura dhe aftësitë për të folur lirisht që as Greket as Italianët  nuk janë në gjëndje t’i imitojnë në mënyrë të
përshtatshme pa rënë në grackën e dyshimeve të mashtrimit.
Portret i Vasilio Karondas (?- 1575)
Teksti i mësipërm është mjaft i qartë. Kishin kaluar vetëm dy dekada  pas Mesharit të Gjon Buzukut e studenti  arbëresh Karonda nga  qyteti i shquar  Larissa, që përmëndet  edhe nga Homeri në Iliada,  në mezin e shkullit të XVI  edhe pse ishte  i shquar në gjuhën latine dhe i madhërishëm
në  gjuhën greke  nuk injoron as gjuhën e  vendlindjes 
që ishte shqipja. Stradiotët shqiptarë 
në Venedik i këndonin  plot zell
poezitë e tij mbi Skënderbeun. 
Fatkeqesisht jeta e këtij humanisti 
të talentuar u ndërpre në moshë të re 
për shkak të epidemisë së koleres.
(Nxjerë nga
vepra në dorëshkrim : “Ikonografia kastriotiane” )