Mendime
Petrit Aliaj: Lobi Serb Kundër pavarësisë së Kosovës
E premte, 23.08.2019, 08:20 PM
Lobi Serb Kundër pavarësisë së Kosovës
Nga
Petrit Aliaj
I
motivuar nga lëvizjet lobiste Serbe kundër pavarësisë së Kosovës,të cilët nën
drejtimin e Lidhjes Serbe në Itali i kanë paraqitur një peticion parlamentit
Italian për të anulluar njohjen e pavarësisë së saj.Me këtë rast po përpiqem të
sjell disa të dhëna nga kanale të ndryshme informimi si edhe të njoh një pjesë
të opinionit publik me teorinë famëkeqe të Vasa Çubriloviç.(1) Me atë teori të
cilën vetë populli serb,duhet ta dënojë si diskriminuese për ta,gjë e cila ka
frenuar integrimin e tyre në bashkëjetesën me popujt e tjerë të Ballkanit..
Në
vazhdimësi politika Serbe paguan“qen të rinj
rojtarë”(2)gazetarë,botues,ekspertë të mediave të ndryshme,analistë edhe sahan
lëpirësh shqipfolës,të cilët shpërnguljen e shqiptarëve e motivojnë me
bombardimet e NATO-s në Serbi ndërsa më herët si etni e ardhur nga Turqia.
Snezana
Petroviç deputete serbe dhe prof.Italian Stefano Pilotto,historian në
Trieste,janë promotor të hapjes së debatit në parlamentin Italian të tërheqjes
së vendimit për njohjen e Rep.së Kosovës duke ja paraqitur atë dhomës së
deputetëve me 14 Mars 2019.
Saktë
;Komisionit të mardhënieve me jashtë për emigracionin.
Ndërsa
Jovan Palaçiç i intervistuar nga “Insidiover” për pavarësinë e Kosovës,aludon
se ;”Kosova ka qënë gjithmonë zemra e Serbisë ,por nën okupimin
Turk,autoritetet osmane favorizuan emigrimin e popullatave shqiptaro-islamike
dhe dëbimin e asaj Serbe.
Që
atëhere ka ndodhur proçesi i rrënimit i cili na ka bërë ne serbëve pakicë.Ne
nuk mund ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës,mbasi do të thotë të pranojmë
islamizmin si një rrezik i së ardhëmes së legjimitetit tonë” .
J.Palaçiç
si sekretari P.P.Serbe në maj të vitit
shoqëruar nga kandidati legist në komunën e Varezes Max Ferrai.(maj
2016)kryen takime me drejtuesit e partisë Legiste në mbështeje të takimeve
Putin & Salvini.E çfarë mund të themi për by..mu..rit tanë në Itali që
militojnë në partinë e Legiste e kanë paturpësinë edhe të kandidohen për një
karrike që antishqiptare…(o tempora,o mores)
Nga
sa më sipër,demaskimi i veprimtarive të politikës antishqiptare,të
pushtetit,klerit ortodoks dhe Akademisë së Shkencave në Serbi,e të gjithë atyre
që lobojnë për Serbinë,duhet të jetë në qëndër të vëmendjes së të gjitha
kanaleve informatike e medias shqiptare kudo.Shkrimet,analizat dhe publikimet
me të dhëna historike,nuk duhet të reshtin së ndriçuari autoktoninë tonë
kundrejt spastrimeve dhe metodave fashiste në Serbi,të cilat datojnë herët që
me projektin e
i.Grashanin(naçertania)
për të hequr qafe shqiptarët nga Kosova ose deportimin e tyre në Turqi. Vasa
Çubriloviç shprehej se;”Kur fuqia e shtetit ndërhyn në luftën për tokën, ajo
mund të ketë sukses vetëm duke vepruar brutalisht”.
Plani
i dëbimit të shqiptareve (Iscljavanje Arnauta) i paraqitur me 7 mars 1937 në
rrethin kulturor serb të Beogradit e të përpunuar nga boshnjaku Vasa
Çubriloviç,është një vepër teoriko-praktike për të zhdukur një kulturë dhe një
popull.Eliminimin e planifiikuar të shqiptarëve në Kosovë.
Në
plan, paraqiten realisht mënyrat me cinike dhe teknikat e zbatimit të spastrimit
etnik, dhe përvehtësimit të territoreve që do të pushtohen.
Kjo
teori e lindur për t’u përdorur nga serbët kundër shqiptarëve u përdor edhe në
vitin 1940 kundër popullatës italiane në Istria,dhe më vonë u aplikua në vitet
nëntëdhjetë në Kosovë,nga Sllobodan Millosheviçi si një konstante gjithnjë e
pranishme në marrëdhëniet konfliktuale midis linjave të ndryshme në mozaikun
Jugosllav,mjeshtër të disinformacionit e shpifjeve ndaj krimeve të kryera
kundrejt shqiptarëve.
Historikisht
rrënjët ideologjike të spastrimit etnik u zhvilluan në zonën e Ballkanit nga
Turqia, e cila praktikoi ligjin islam të Sheriatit, sipas të cilit fitorja
ushtarake dhe pushtimi territorial i jep të drejtën e disponimit të jetës dhe
pasurisë së të humburve. Nga turqit,të krishterët e Ballkanit kanë mësuar se jo
vetëm pushteti dhe sovraniteti, por edhe një shtëpi ose çdo pronë fitohet nga
shpata (3) Ministri i ardhshëm i Titos,renditi në manualin e tij të pastrimit
shkencor,metodat dhe kushtet e duhura për të ndërmarrë një eksod masiv që
kërkon këmbëngulje dhe vëmendje. Për të arritur një eksod masiv,e domosdoshme
ishte krijimi i një psikologjie të përshtatshme i aplikuar në mënyra të
shumta,ku shteti duhet të krijojë ligje me të cilat duhet ti ja bëjë të
padurueshëm bashkëjetesën etnive të ndryshme.
Instrumentet
e rekomanduara nga Çubriloviç u zbatuan me besnikëri në Ballkan, në Venezia
Giulia në Dalmaci,Kosovë.Maqedoni,Mali i Zi e Bosnjë.
Për
të përshpejtuar procesin e eksodit ishin gjobat, burgosja,refuzimi për të
njohur titujt e pasurive të vjetra me operacione kadastrale, mbledhjen e
pafalshme të taksave dhe shlyerjen e detyruar të çdo borxhi publik ose privat,
revokimin e çdo kullote shtetërore, heqjen e koncesioneve,tërheqjen e licencave
për kafenetë, dyqane e aktivitete artizanale si dhe largimin e zyrtarëve,
punonjësve privatë dhe bashkiak me shkatërrimin e pronave ose konfiskimin e
tyre. (4) Si objektiv ishte edhe goditja e “fondamentalizmit” fetar islamik të
shqiptarëve,por edhe atyre në Bosnjë(mbi 8 mijë të masakruar) ku muslimanët
përbënin 75 % të popullsisë,të cilët si vëzhgues të sures së Kuranit ishin
veçanërisht xhelozë për intimitetin e tyre dhe të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që
lidhej me moralin tradicional.
Prishja
e rrethojave të shtëpive dhe kopshteve të tyre, i ekspozoi gratë muslimane
kundrejt intimitetit të familjes të
predikuar nga Kurani,duke cënuar rëndë edhe zakonet e vajzave, motrave, grave
dhe nënave. Ishte një praktikë e cila u demaskua nga I.Rugova në vitin
1977
i cili ndër të tjera shkruante se “sikur të lexoheshin në xhami memorandumet
për shfarosjen e shqiptarëve nga trevat e tyre,ne me siguri do të kishim një
vetëdije më të lartë qytetare ndaj vetvehtes”.
Ishte
një praktikë persekutimesh dhe dhune edhe ndaj klerit katolik,e shoqëruar
me shkatërrimin e kishave dhe të
varrezave etnike të shumëllojëshme.Për ti prekur ndjeshëm në çështjet e
fesë,ata ndërmorrën persekutimin e priftërijve dhe hoxhallarëve si dëshmi e
qartë e pranisë së komponentëve kombëtarë.
Në
planin e tij ai i kishte identifikuar malazezët si kolonët më të përshtatshëm e
të qëllimshëm në planin e arrogancës me sjelljen e tyre,duke rekrutuar njerzit
më të besuar për ti nxitur kundër shqiptarët me mjetet më efektive.
Organizimi
i eksodit dhe dëbimeve nuk mund të quhej gabim për trasferimin e shtresave të
varfëra,për kundrejt atyre të mesme e të pasura.Shtresa të cilat
konsideroheshin si kollona vertebrale e sistemit me krijimin e një
"psikozë evakuimi"duke filluar nga fshati,me dëbimin e familjeve të
tëra për shkak se kjo shtresë(e
varfëra)
ishte e pa aftë për të bërë rezistencë.
Projekti
u aplikua në mënyrë të përpiktë kundër intelektualëve, tregtarëve,
sipërmarrësve fetarë,magjistrave,peshkatarëve,artizanëve,studentave e
punëtorëve pa asnjë lloj dallimi.
Duke
i u kthyer edhe një herë peticionit të Lidhjes Serbe në Itali,shtoj se
ata;Lidhja e komunitetit Serb në Itali e në përgjithësi kudo ku ndodhen serb të
pa nxënë,në rrallë të parë duhet të njohin historinë e vëndit të tyre. .Atë
histori që flet se nga ke ardhur e çfarë ke bërë si popull për paqen në
Ballkan.
Organizata
operative e konceptuar nga Çubriloviçi ishte një strukturë e vërtetë ushtarake
e ngritur kundër "armikut etnik" të pambrojtur.
Plani
Çubriloviç parashikoi:
a)
Ngritjen e një strukturë që do drejtonte të gjitha "këto çështje", të
besuara në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë;
b)
Një Këshill Shteti me detyra operative që i raportojnë
drejtpërdrejt
Shefit të Shtabit; c) Përfshirja e
Policisë, e Institucioneve Shkencore për mbështetje doktrinore, e Shoqatave
Kulturore,sindikatave të punës,shtypit dhe e propagandës;
d)
Përdorimi i iniciativës private: Zgjedhje e individëve që ndjehen të lidhur dhe
me pasion për këtë punë të madhe;
e)
Emërimin e një Komisioneri politik për secilin rreth të territorit që është
bërë objekt i reklamimit dhe kolonizimit midis viteve1945 dhe 1970 ku puna e
ligjvënësit jugosllav ishte veçanërisht e rëndë.
Në
këtë plan shteti duhet të kishte të drejtën e pakufizuar për shpronësimin e
pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për të dëbuar menjëherë ata,dhe pas
largimit të tyre të vendoste kolonët e vet në vendin e tyre me kolonizimin
gradual.
Analogjia
e këtyre "strategjive" ishte një eksod biblik në të cilin
kultura,historia e gjuha e folur është një element i gjallë që dëshmon për
origjinën e këtij rajoni, nga ku glotologët studiojnë reliket e shumta
gjuhësore në dialektet kohore dhe evolucionin e tyre mijëvjeçar të pandërprerë.
Çubriloviç
duke demonstruar natyrën shkencore të veprimit të tij, bëri edhe një lloj
studimi fizibiliteti të strategjisë, duke analizuar kostot e operacionit, rolin
e institucioneve të ndryshme,si dhe hipotezat e reagimit ndërkombëtar të cilat
i citonte si aksione mjaft të rëndësishme,”aq sa ne nuk duhet të kursejmë para
e as jetë”.Çubriloviç parashikoi që asnjë fuqi e huaj të mos kalonte në
shprehje indinjate për fatin e shqiptarëve dhe kështu ishte: duke filluar që
nga vitet 1844,1877,1888,’1912 ’1920,’1937,1940 -’90.
Edhe
lufta në Kosovë ishte një analogji mbresë lënëse të zbatimit të metodave dhe
mjeteve për spastrim etnik, i cili edhe një herë,mori rezultate "të
shkëlqyera"në të cilat numëri i të dëbuarve përkon,rreth 300 mijë persona.
Në
anën tjetër, Millosheviçi për ta zbatuar planin e tij në praktikë,ja besoi atë
vetë Vasa Çubriloviçit të cilin e kishte këshilltar të besueshëm me rolin e tij
të madh në këtë plan.
Që
nga fillimi i luftës në ish-Jugosllavi (1991), masakrat dhe dëbimet e kryera në
kuadrin e "spastrimit etnik" të refugjatëve dhe personave të
zhvendosur pas tetë viteve luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë,Maqedoni dhe më
pas në Kosovë i kalon mbi katër milion e gjysmë.
Millosheviçi,veprimtarinë
e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e mori si pretekst, duke filluar një fushatë
të vetë-vetëquajtur anti-terrorizëm me nisjen e një pastrimi të vërtetë etnik.
Popullsia në Kosovë vlerësohej me rreth 2 milion banorë, nga të cilët 1.600,000
shqiptarë,200 mijë serbë dhe 200,000 të grupeve të tjera etnike (kroat,
boshnjak, romë e turq).Numri i refugjatëve shqiptarë nga Kosova u bë shumë i
lartë, duke tejkaluar mbi 800 mijë njerëz, të cilët u detyruan të largohen nga
shtëpitë e tyre për t'i shpëtuar dhunës, përdhunimeve dhe masakrave.
Aktakuza
e paraqitur në maj 1999 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë
kundër Millosheviçit dhe eksponentëve të tjerë për dhunën e kryer ndaj
popullsisë shqiptare në Kosovë,demostroi një komponent të fortë nacionalist i
ekzistuar gjithmonë në kulturën sllave,e cila dëshironte të homogjenizonte me
forcë një territor përmes dëbimit ose masakrës së elementeve të konsideruara e
të padëshirueshme përmes formulës së "spastrimit etnik"
Në
memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Beogradit,në vitin 1986,
shkrimtari i njohur nacionalist serb Dorica Cososiq,deklaroi se;”spastrimi
etnik është funksional për krijimin e një Serbie të madhe,me suksesin e një
operacioni ushtarak në eleminimin e popullsive të huaja nga territori duke
rikonstruktuar zbatimin e përpiktë të Çubrilloviçit.
Në
pastrimet e ndryshme etnike të kryera nga sllavët,Ettore Mo(korrespondent
lufte) ,deklaroi:”bota do të duhet të punojë për t'i bërë serbët të kuptojnë se
zbatimi i këtyre planeve nuk është patriotizëm, por krimi më i madh që
ekziston”.(5) Krimet e kryera, dinamika dhe planifikimi i tyre deri në detajet
më të vogla, nuk ishin qartë një dukuri e thjeshtë reaktive apo një përgjigje
ndaj gabimeve të pësuara,por aplikim skrupuloz i një spastrim etnik.
Edhe
eleminimi fizik i etnivë të ndryshme, ishin mjetet në politikën e Titos si
instrumenti më i pamëshirshëm, më mizori, por edhe më i efektshmi për të
shtypur çdo formë të së ardhmes,dhe të mundshme të mos marrëveshjeve kundër
hegjemonisë sllave në ato treva.
Nga
e gjithë kjo është e qartë se urrejtja ndër etnike ishte ushqyer dhe organizuar
qëllimisht.
Objektivi
ushtarak në konfliktet etnike nuk ishte për të arritur një fitore mbi forcat
kundërshtare, por ai i përvetësimit të kontrollit etnik të
territorit.Prandaj,përparësitë etnike-politike shpesh janë kushtëzuar me përparësi
strategjike-operacionale.
Skema
e përdorur nga partizanët e Titos për të hequr qafe kundërshtarët është në të
vërtetë e ngjashme me atë të miratuar në të gjitha ato shtete ku komunizmi
fitoi pushtetin.Dhe për këtë arsye,miliona e miliona viktima të këtij shekulli
nga pastrimet etnike,nuk mund të flasin ndaj atyre që i sponsorizuan këto
krime.Teknikat e propogandës të përdorura gjerësisht,treguan qartë se turma
kishte nevojë për mesazhe të thjeshta dhe të përsëritura,qofshin ato edhe
disinformacione e fshehje të fakteve.Shumë nga këto fakte disinformacionesh të
krimeve monstruoze ndaj shqiptarve në Kosovë i kanë bërë të ditur edhe mjaft
gazetarë,politikan,historianë e kryetarë shtetesh,sikurse ka pasur dhe ka të
tjerë që i gjinden në krah politikës konstante serbe.Fakt është edhe pa aftësia
e Brukselit në zgjidhjen e konflikteve të Kroacisë e Sllovenisë me Serbinë e
cila donte ti shkonte deri në fund mbajtjes me forcë të Federatës Jugosllave në
hegjemonin e saj kundrejt republikave të tjera. Pa aftësi e cila manifestohet
sot në mos njohjen e Kosovës nga disa
vende anëtarë të B.E-së si Greqia.Qipro.Rumania,Spanja e Sllovakia.Shumë organe
shtypi në Europë,UÇK-në e kanë barazuar me një forcë ushtarake terroristësh(Gazeta”Secolo
d’Italia” Mars 1999) edhe pse ishte pjellë e asaj popullsie që po masakrohej
nga regjimi serb.
Europa(BE)
me ngërçin e saj të mos marrëveshjeve nuk ishte në gjëndje të zbatonte
strategjinë e përbashkët për Ballkanin perëndimor ndaj Serbisë me bllokimin e
investimeve,ngrirjen e kapitaleve serbe në Europë.bllokimin e linjave ajrore
dhe embargon e karburanteve duke përfshirë edhe thyerjen e embargos nga
Shqipëria(pushteti P.D) Për pasojë,faktori plus i ndërhyrjes direkte të forcave
të Natos me inisiativën e SH.B.A(B.Klinton)më 24 mars 1999 e shpëtoi popullsinë
shqiptare nga masakrat .
Në
korin e korbave serbe është edhe zëri i aktorit amerikanTom Hanks, të cilin
media serbe e ngre në piedistal për deklaratën e tij se;”Kosova ka qënë
gjithmonë serbe...”(6).Në vazhdën e presioneve kundrejt Kosovës,nuk mund të rri
pa përmendur edhe vrasjen e politikanit serb Olivier Ivanoviç,një shqip folës
dhe mbështetës i dialogut midis serbëve dhe shqiptarëve.Florence
Hartmann,(7)motivin e zhdukjes së politikanëve serbë që përpiqen të bëjnë
kompromis me shqiptarët e trajton si një veprim të mafies serbe.
Shumë
fakte dhe qëndrime antishqiptare brënda komunitetit europianë si edhe të fqinjë
tanë veri-jug për destabilizim të shoqërisë shqiptare na shtyn të merremi më
konkretisht me heqjen e të gjitha pengesave që frenojnë bashkimin e Shqipërisë
me Kosovën.Janë ndërmarrë shumë hapa për marrëveshje të përbashkëta të cilat
janë shumë të ngadalta e të kufizuara në përmirësimin dhe avancimin e faktorit
shqiptar si një i tërë.Në të gjitha rastet media ka mundësinë të informojë
njerzit në shqipëri e kosovë për zhvillimet më të rëndësishme
politiko,ekonomike ,kulturore e pa vrarë mëndjen se mund të na akuzojnë për
nacionalista ,Media e jonë duhet ti fryjnë erës që të valëvitet flamuri
shqiptar në të gjitha teritoret tona,duke hequr një herë e përgjithmonë leckën
e
Rambujesë.
Bashkimi
Shqipërisë me Kosovën është e ardhmja e kombit tonë .Gojët e çjerra,prapaskenat
dhe antishqiptarizma do të ndodhen në udhëkryqin e kohës.
Asnjë
nuk duhet të mendojë se hyrja e jonë në BE do të zgjidhi çështjen shqiptare së
cilës i ka mbetur ora më 28 nëntor 1912.Askushi nuk na fal asgjë e askushi nuk
duhet të bëjë tratativa me kufijtë e Kombit Shqiptar.(lexo shteti shqiptar
1912)
Jemi
ne vetë shqiptarët që duhet ta kurdisim orën e kombit për të siguruar të
ardhëmen tonë,bashkimin kombëtar me mbështetjen ndaj popullsisë shqiptare në
trojet ku këta jetojnë historikisht por të ndarë nga lojrat e fuqive të mëdha
më 1913.
Petrit
R. Aliaj
Gusht
2019 .
Legjenda.
1.
V.Çubriloviç profesor universiteti, i
lindur në Bosanska Gradisca në 1897, i organizatës nacionaliste të Bosnja e Re
në 1937,në 1945 u bë ministri i bujqësisë i Titos. Më pas, këshilltar i
Millosheviçit, pozicion të cilin e mbajti deri në vdekjen e tij në 1991.
2.Serge
Halimi(“Les nouveaux chiens de grande”)
3.M.
Roux,Europa
dhe nacionalizmat e rinj.( Revista Italiane e Gjeopolitikës 1-2 /93, ivi, f. 2)
4. Çubriloviç,cituar nga M. Roux, Skenari Boshnjak: “spastrim etnik dhe ndarje
territoriale” f. 34 5. Ettore Mo, Pastrimi Etnik Shqiptar një plan i studiuar
60 vjet më parë, "Il Corriere della Sera", 4 maj 1999
6.Tom
Henks “Britiç”.(The British Serb Magazine.14.02.2013)
7.Florence
Hartman.Gazetar ish zëdhënës shtypi(Tribunale Penale Internacionale