Mendime
Resmi Osmani: Letër e hapur - Shkëlqesisë së saj Eleni Sourani, Ambasadore e Greqisë në Tiranë
E enjte, 22.08.2019, 07:32 AM
LETËR
E HAPUR
Shkëlqesisë
së saj Eleni Sourani
Ambasadore
e Greqisë në Tiranë
Nga
Prof. Dr. Resmi Osmani
Zonja
ambasadore, shkak për këtë letër të hapur, u bë deklarimi Juaj në intervistën
për “Albania Daily News” dhe publikuar
në gazetën “Dita” për çështjen çame. Ju, deklaruat tekstualisht:
“Çamët
e Greqisë (duhet ti ndajmë nga çamët e Shqipërisë) lanë vendin në fund të pushtimit
gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që
mund të kishte si pasojë e bashkpunimit të liderve të tyre me forcat
okupatore…” Ndersa per pronat e tyre, ju u rekomandoni t’u drejtohen gjykatave
greke.
Që
Ju nuk keni të drejtë dhe gaboheni po ja u parashtroj qartë dhe fare thjesht:
Kam
lindur në Çamëri(Thesprotia) më 0.5.05.1940 në fshatin Mazrek (Masarakia), te
Marglliçit (Margariti). Aty gjenden rrënojat e shtëpisë, arat, tokat dhe
ullishtat, prona të familjes sime. Deri në vitin 1953, kam qenë qytetar i
shtetit grek, i shpërngulur në Shqipëri.
Ati
im, gjatë luftës, nuk u ngatrrua në lëvizjet apo simpatitë politike, ishte një
bujk I thjeshtë që shihte jetën e vet. Ne e lam vendin kur Zerva filloi masakrën
ndaj popullatës çame, ai në 27 qershor 1944, vrau dhe masakroi në Paramithi dhe
rethinat mbi 600 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Përpjekja për të shpëtuar
jetën, është e drejtë themelore e gjithkujt. Ose iknim ose vdisnim.
I
mashtruar nga propaganda, ati im me familjen, u kthye në pranverë të vitit 1945
në Çamëri. Ai, bashkë me mbi 80 vetë, të pafajshëm, që po ktheheshin në
shtëpitë e tyre, u vra në Filat nga bandat zerviste, pa faj dhe pa shkak, dhe
ne u rikthyem në Shqipëri. Nga trungu im familjar, mbetën të vrarë e të vdekur
pesë persona.Mos ju duken pak për një familje?
Zonja
ambasadore, kjo është e vërteta e thjeshtë e familjes sime dhe e qindra e
qindra familjeve të tjera çame, viktima të politikës megalideiste dhe genocidit
për spastrimin etnik të Çamërisë nga shtetasit grekë që i përkisnin popullatës
shqiptare myslymane.
Pronat
e familjes sime, mbi bazën e ligjit të luftës, që shteti juaj e mban në fuqi,
janë në sekuestro konservative dhe me një sërë aktesh të tjera juridike,
thuajse janë tjetërsuar dhe shpronësuar.
Pyetja
ime për ju dhe qeverinë që përfaqësoni është e thjeshtë: mbi familjen time dhe
mua individualisht si trashëgimtar, si ish shtetas grek, nuk rëndon asnjë implikim, delikt apo çështje
penale. Me ç’të drejtë më ndalohet kthimi fizik në vendin tim dhe zotrimi i
pronave të trashëguara që vërtetohen me dokumenta kadastralë?
Kjo
vlen edhe për qindra familje të tjera.
Kësaj
pyetje ju duhet ti jepni përgjigje dhe jo të përsërisni ca sllogane stereotipe
që u ka ikur koha.
Tiranë, më 22.09.2016