Shtesë » Lajme
Sylejman Morina: Aksion i shoqatës arbneshe “Vicko Zmajeviq” për pastrimin e Fontanës Mbretërore në Kolovare
E shtune, 13.07.2019, 02:59 PM
Aksion
i shoqatës arbneshe “Vicko Zmajeviq” për pastrimin e Fontanës Mbretërore në
Kolovare
Shkruan
Sylejman Morina
Shoqata  në fjalë qe disa vite përveç  aktiviteteve kulturore organizon  edhe 
aksione  për  pastrimin e Fontanës të cilën arbneshëte
konsiderojnë edhe si identitet i Arbanasit. Në këto ditë vape filluan aksionin
e tillë në  të cilin morën pjesë
kryetarja dhe anëtarë të tjerë nga kryesia e shoqatës, si prof. Dr. Sergjo Dokoza
ligjërues në Universitetit të Zarës, pastaj koloneli, diplomati dhe shkrimtari
Mr. Ivica Mateshiqi, zotëri Baranqiq (burri i Maksimiljanës ) dhe anëtarë
tjerë. Megjithëse nuk është edhe lehtë të bëhet pastrimi i pusit  të fontanës nga gjithfarë mbeturinash të
hedhura nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm. Shoqata   në vijimësi po e zhvillon  ketë aktivitet duke  e dhënë 
kontributin e saj në pastërtinë e këtij objekti historik dhe të  plazhit të Kolovarës, pjesës më të bukur të
qytetit Zarës.
Formimi i shoqatës
Shoqata
Kulturore e arbneshve të Zarës “Vicko Zmajevq” e themeluar nga intelektualët
dhe aktivistët arbnesh më: 24.2.2014,ndërsa kryetar i parë ishte zgjedhur mr.
Josip Matasi. Aktivitetet e saja shënojnë një ringjallje pasi që udhëheqja iu
besua prof.dr, MaksimiljanaBaranqiqit. Shoqata në fjalë zhvillon aktivitete të
shumanshme ajo ka forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet komunale e
të Zhupanisë,  me shqiptarët e Zarës edhe
me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç kësaj ka krijuar lidhje me
intelektual e diplomat të ndryshëm shqiptar dhe me shoqata e institucione tjera
që veprojnë në Zarë.

Prof. Dokoza dhe Ivica Mateshiqi duke pastruar Fontanën
Aktivitetet tjera
Falë
prof. Maksimiljanës me sukses funksionon edhe kursi i gjuhës arbneshe për
bashkëvendësit e saj që ajo e mban në baza vullnetare.Por ajo  për t’ia lehtësuar përvetësimin  e mësimit të gjuhës arbneshe të  interesuarve e ka botuar më 2017 edhe një
libër praktik, për të folmen arbneshe.Libri në fjalë  e ka edhe 
glosarin Arbnisht -Kroatisht dhe Kroatisht Arbnisht. Përveç zhvillimit
të aktiviteteve të kulturo artistike, sidomos në vigjilje të festës së
arbneshve kushtuar përvjetorit të shpërnguljeve të tyre në disa vende në
rrethinën e Zarës( Zemunik, Arbanas dhe Ploqe). Shoqata “V. Zmajeviq” organizon
dhe shënimit të datave tjera të rëndësishme. Ajo ka ftuar personaliteteve
meritore, arbneshe e shqiptare në organizimet e saja, si  në promovime librash me  tematika arbneshe,ekspozita,etj.Poashtu  ka organizuar 
edhe  vizita me arbneshët  në Kosovë, Shqipëri  dhe në Mal tëZi. Në një farë mënyre shoqata
është  shndërruar  në një çerdhe të  rëndësishme për intelektualët, artistët
,krijuesit dhe arbneshve tjerë.

Aksionistët tjerë të shoqatës duke pastruar









