Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Nëse je i fesë, thuaj shqip "paqja qoftë mbi ju"
E hene, 15.04.2019, 07:33 PM
Nëse je i fesë, thuaj shqip "paqja qoftë mbi ju"
Shkruan Fahri Xharra
Pra,
duhet të përshëndetemi shqip edhe nëse jemi praktikues të fesë. Feja është e
drejtë univerzale, por qëllimi im dhe i
këtij shkrimi është që të ruhemi si shqiptar që jemi, dhe
të mos arabizohemi pa nevojë.
Në udhëzime të fetarëve e gjeta këte : “Es-selamu alejkum (arabisht: ?????? ?????) është përshendetje
islame që do të thotë "paqja qoftë mbi ju". Nëse një mysliman përshendet
me es-selamu alejkum, myslimani tjetër duhet t'i përgjigjet me ue alejkum selam
që do të thotë "edhe mbi ju qoftë paqja". (Referencat: ^ "As
Salaamu Alaikom?". Arkivuar nga origjinali më 2010-11-20.
"Surat An-Nur [24:61] - The Noble
Qur'an - ?????? ??????". Quran.com. Marrë
më 2013-07-27 )”
Një rikëndellje , një udhëzim për të
kuptuar se çka flasim.
“Krishterimi
dhe Islami janë dy fetë më të mëdha në botë me rreth 3.5 miliard ndjekës, aq sa
gjysma e banorëve të planetit, megjithatë, ndryshe nga ç’mund të mendojnë shumë
njerëz, nuk mund të gjesh besime që të kenë aq të përbashkëta, siç janë tre
fetë monoteiste në fjalë. Nga ana tjetër, fakti që këto religjione bashkohen në
rrënjë të përbashkëta me Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga studiuesit e
fushës, duke i quajtur me termin, fe abrahamike. Edhe pse me diferenca
teologjike, Krishterimi dhe Islami, ndajnë të njëjtën traditë historike dhe
gjeografike. Të dyja religjionet e kanë origjinën nga Lindja e Mesme, dhe e
konsiderojnë veten e tyre si besime monoteiste. Myslimanët i quajnë të
krishterët si Popull i Librit, por edhe të krishterët i konsiderojnë
myslimanët, si ndjekës të një Zoti të vetëm (monoteistë) dhe të të njëjtëve
profetë. ( Referenca http://gazetaimpakt.com/krishterimi-dhe-islami-dy-fe-dy-qyteterime/
për librin e Ermir Gjinishit “Krishterimi dhe Islami: Dy fe, dy qytetërime”, me
parathënie nga prof. dr. Ilira Sulo )
E shkrova ato që i lexuat pak më sipër jo pse u pajtova
me Ermir Gjinishin dhe librin e tij e as
me portalin “Impakt” që dirigjohet nga Olsi Jazexhi,antishqiptari më i
madh i viteve të fundit, por e deshta të
iu bëj të ditur atyre që janë në dy mendje këte, po e përsëris : “Nga ana
tjetër, fakti që këto religjione bashkohen në rrënjë të përbashkëta me
Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga studiuesit e fushës, duke i quajtur
me termin, fe abrahamike.”
Pra, edhe pse kanë tekste të ndryshme, përkatësisht Bibladhe Kur’ani, këta dy
libra tregojnë në forma narrative të ndryshme, të njëjtën histori të
njerëzimit, që nga fillimi i jetës, deri në ditën e fundit- shkruan Gjinishi.
Pse abrahmike? e dini ? “ Për një lexim më korrekt të qëndrimeve fetare në përgjithësi, është e domosdoshme të bëhet diferenca midis fesë dhe fetarizmit apo parimeve doktrinare në tekstet e shenjta nga interpretimet e tyre. Orientimi krahasimor referuar teksteve, është analiza më reale e thelbit të tyre, ku bota judeo – kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët. “
Qëllimin
e shkrimit tim ma plotësoi kjo
thënje :” .... Orientimi krahasimor
referuar teksteve, është analiza më reale e thelbit të tyre, ku bota judeo –
kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët” Kjo është e vërteta e fesë me ndryshim
nga fetarizmi.
Similarly, "Peace be with you" is used within Anglican liturgies of
the Episcopal Church and other Anglican churches, with the response being
"And also with you."
Nëse,
feja në të gjithë popujt botës së civilizuar praktikohet në gjuhen e
tyre , e posaçërisht në përshëndetjen fetare “"Peace be with you" (
anglisht ) ose : “Es-selamu alejkum (arabisht: ?????? ?????) , pse ne mos të themi : "paqja qoftë mbi
ju" ? nëse flasim shqip, Zoti na kupton dhe aspak nuk hidhërohet me ne .
Të shkojmë pak më largë se si lindi përshëndetja: “Es-selamu alejkum (arabisht: ?????? ?????) ?
Gjinishi :... fakti që këto religjione
bashkohen në rrënjë të përbashkëta me Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga
studiuesit e fushës, duke i quajtur me termin, fe abrahamike.”
Po cilën gjuhë e fliste Abrahami ? kur
fetë “judeo – kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët”
? Hebraisht, pra ! Kjo është përgjegja e pa kontestuar nga
askush .
Atëherë si përshndeteshin ata që e panuan judaizmin, ata të parët ? :
- Shalom aleichem (/???l?m ??le?x?m, ??o?l?m-/;[1][2] Hebraisht: ??????? ???????? sh?lôm ?alê?em , paqja qoftë mbi ju ). Pergjegja e besimtarit në hebraishte : aleichem shalom ("edhe mbi ju qoftë paqja ") (Hebrew: ???????? ???????).[3][4] .
( Referencat : "Shalom aleichem". Merriam-Webster Dictionary. Retrieved May 19, 2018. "shalom aleichem". Collins Dictionary. Retrieved May 19, 2018. "shalom aleichem". Dictionary.com Unabridged. Random House. Retrieved July 28, 2016. Dovid Zaklikowski. "The Jewish Hello". Chabad.org. Retrieved July 28, 2016. )
Po arabisht , si ishte ? -“Es-selamu alejkum (arabisht: ?????? ?????) ;
E shinni pra që përshendetja arabe e ka origjinën nga hebraishtja e vjetër !
Pra
e patë që “Selam” dhe “Shalom” e kanë një rrenjë .
Por ne e kemi i edhe spjegimin tonë në
gjuhën shqipe ( sipas K.G.) : Shalom, percjell disa kuptime : paqe , rënd,
mirkuptim, shoqërim dhe e gjithë fjala niset tè shala= shâ+ lâ. Bëhet fjalë per
ditën kur duhej pushuar dhe kushtur shtimit= shtunë= me shtue,me u shtue.
Shabath'= sabato nuk ka lidhje me planetin Saturno, por thjesht ishte dita kur
burri i kushtohej gruas e ringjalles së jetës. Shalom ,formohet si fjalë nga
"shaló mè" - lutje reciproke e partnerve me u kujtue ku me shkue “ .
Apo , jo ?
Unë dëshiroj që të përshndetëmi shqip , dhe besoj që jeni me mua
Fahri
Xharra, 07.04.19
Gjakovë