E diele, 10.11.2024, 06:03 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Skandali i hoxhallarëve turq me djem të mitur

E enjte, 22.11.2018, 08:57 PM


Skandali i hoxhallarëve turq me djem  të mitur

Nga Gani Mehmetaj

Zyrtari i lartë i Bashkësisë Islame të Turqisë (DIANET), sigurisht erdhi t'ia bartë kreu të Bashkësisë Islame të Dardanisë edhe përvojën e shfrytëzimit seksual të djemve të moshës 12-13 vjeçare, sepse në këtë fushëveprim hoxhallarët turq kanë përvojë, ndërsa tanët nuk dinë.

Televizionet, gazetat e portalet tona na kanë kursyer nga skandali i myslimanëve turq, në mejtepet e të cilëve pati shfrytëzim seksual të djemve të mitur të moshës 12-13 vjeçare nga hoxhallarët të cilët në vend t'i mësonin për Allahun e Kuranin, i mësonin punë të pista. Në Turqi opinioni nuk i kurseu hoxhallarët e DIANET-in që i shfrytëzuan të miturit, mirëpo opinionin tonë mediet e kursyen nga turpet turke, meqë myslimanët tonë të paguar, fanar ndriçimi e kanë islamin turk, ndërsa DIANET-i, (Bashkësia Islame e Turqisë) është tutori, Padrino dhe financuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ata, nëse ne e lejojmë, do ta ndërtojnë xhaminë më të madhe në Prishtinës! Pupu! Me kap tmerri kur me shkon mendja në çka do të shndërrohet kjo xhami.

Edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës kohë më parë shpërtheu skandali i shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura në Medresën e Prishtinës, por po aq shpejt mediet tona u kujdesën që ta heshtin. Një televizion i yni të nesërmen e mori në emision hoxhën shpifës, i cili e kaloi skandalin dhe gënjeu se e paska varrosur presidentin Rugova me ritet myslimane. Portalet pastaj "e harruan" turpin e hoxhallarëve, sepse që të harrohej turpi i hoxhëve u ftua hoxha shpifës.

Ndërkaq, Prokuroria nuk dha asnjë kumtesë: nisi procedurat, apo i mbylli sytë sikurse në të gjitha turpet e veprat kriminale  të hoxhëve tanë. As mediet nuk pyeten si u bë halli i vajzave të shfrytëzuara?



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora