Kulturë
Gëzim Llojdia: Dionisi i dritës dhe poezisë
E marte, 17.07.2018, 07:41 PM
Dionisi
i dritës dhe poezisë
Nga Gëzim Llojdia
1.
Ata që e kanë njohur studiuesin, poetin Dionis Qirixidhi nuk do të shprehin befasisht habi, ngase së fundi për figurën tij i vëllu i tij Spiro shkroj një libër të tërë me 500 faqe kushtuar jetës së këtij studiuesi dhe poeti të talentuar. Emrin e tij nuk e përmendi diktatori në një plenum të KQ u thanë ca fraza nga poezia e tij moderniste si shkak për të rrugëtuar të zinjtë poetë për ti degdisur përtej qytetit. Nuk u përmend por u muarra me mendë. Që bëhej fjala për Nisin.Një rrugë që të çon përmes varrezave nëpër Topallti deri në Llakatund ,ku Nisi emërohet në NB Llakatund,si drejtues i kulturës. Y.Yzeri tha se në Llakatund,kolektivi i shkollës ishte gjithë lezet Kur Spiro më tha
Se kishte bërë një libër për Nisin,(Dionisin)me,500 faqe mund të mbusheshin vetëm me personazhe dhe jetën në fermën e Llakatundit. Miqtë e tij dhe shokët nisën të kujtojnë lagjen ku rrit dhe vështirësitë e djaloshit pasionant, që gjithë kohës e shikoje me firzamonikën në krahë. Aktori Timo Flloko tha e lidhte ngjarjen me rrugicat e lagjes Vrenez, por ishte nisur nga Tirana për të përshëndetur botimin për Dionisin, Spiro Qirinxidhi më parë kishte botuar edhe një libër kushtuar Dr Flloku,babit të aktorit të kinemasë shqiptare. Gjimnazi jo publik:’Perla’ një shkollë me traditë 20 vjeçare në këtë qytet më e madhe dhe më cilësorja në Vlorë,mblodhi në një promovim emra të njohur mes nxënësve të shkollës dhe administratorit të saj Petrit Golemaj.
Nestor Jonuzi,Piktori i Popullit e ka njohur nga afër shprehet e ashtu siç e mbante mend në kohët e rinisë së tij ashtu e solli edhe në kopertinë e librit me penelatat ngrohta të kohëve të rinisë .Kritiku Harallamb Fani ,por edhe mësuesi i fizikës Petraq Truja sollën çaste nga koha e viteve të shkollimit. Në Vlorë banorët e lagjeve të hershme të qytetit e njohin si Nisi,poeti dhe studiuesi ,mirëpo në Llakatund në Vllahinë e njohin më tepër si masoviku,kohë kur ai drejtonte aktivitete kulturore në fermën bujqësor,e si dhe shkruante në gazetën lokale.
2.
Dionis Qirixidhi prej vitit 2009 u godit në studion grafike “Milosao” nga një ishemi cerebrale, njësoj siç i ka ndodhur poetit të njohur Xhevahir Spahiu, ndërsa ishte në fazën përmbyllëse të punës studimore që hedh dritë të re mbi figurën e poetit të madh Bajron dhe raporteve të tij me Shqipërinë. Ai ishte duke i dhënë dorën e fundit një studimi kompleks mbi figurën e poetit të shquar anglez Lord Bajronit dhe raporteve të tij të panjohura me Shqipërinë. Prej disa vitesh ai punon në bashkinë e Athinës, në sektorin e emigrantëve, ku ka dhënë një mbështetje të njohur e të vlerësuar ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. I dhënë tërësisht pas zbulimit të të panjohurave në këtë figurë poliedrike, Dionis Qirixidhi. Poeti dhe studiuesi i mirënjohur Moikom Zeqo,shkruan në parathënie të librit:Dionis Qirixidhi ishte miku im i hersho,,një natyrë njerëzore e profilizuar si askush.Poet,prozator,studiues,përkthyes,Dionisi është padyshim një personalitete i kulturës me të gjitha atributetet sematike të kësaj fjale. Kam nj nderim të posaçëm për të,sepse jam i vetëdijshëm për figurën e tij.Raportet e mia me Dionisin janë një kronikë e viteve të shumtë,të një shëmbëlltyre e kthjelltë e një miqësie të vërtetë.Mendja e hapur etja, për dituri e bëri atë një profil kulturologjik të dallueshëm.Ai ka shkruar poezi lirike delikate,tejet të ndjera,por më pas në librat si ai në hiret e Venerës, Bajronin dhe Ismail Qemalin,ai krijoi botën etij të çuditshme,plot pelegrinazh shpirtëror, të kohërave dhe hapësirave. Librat e tij i ngjajnë një ore e cila funksionon me mijëra ingranazhe dhe metafora fakte dhe dashuri të pamat. Kjo orë nuk ndalet dhe nuk mund të ndalet.
3.
Në Bibliotekën e Universitetit te Arteve - Fondi i Mbyllur (3),copia e botimit mne titull:”Buronjat Qirixidhi, Dionis Publikuar në vitin 1971 Tirane shtëpia botuese Naim Frasheri përmasa :16.5 cm.Date:1971.Duke hulumtuar në gazetën letrare të kohës ;Drita’ gjejmë të botuar në korrik të vitit 1967,dy poezi të Dionis Qirixidhi.Njëra poeti titullohet:Mbi bigë’ tjetra :”Je më forta vajzë’. E para i kushtohet Adem Rekës e dyta është më lirike dhe i kushtohet vashës .Vasha si montatore në një nga fabrikat, që hidhte shtatë si ajo e Sodës në Vlorë. Ndihet lirizmi dhe poezia e poetit në të dy këto krijime, që ndoshta kanë humbur nga mungesa e kohës.