Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: E Ti nuk vjen...!
E diele, 08.07.2018, 09:59 AM
Sejdi BERISHA:
E TI NUK VJEN...!
Këto vargje tash i kam shkruar
Nuk e di dje apo pardje
Nuk më kujtohet
Nuk po t’i them për të lënduar
Por TY po t’i këndoj
Në lumturi për të të shndërruar:
Sa afër jemi e nuk takohemi
Mos i mallko kujtimet
Se përqafimet tani janë ndryshe
Telave të violinës së vjetër u ngjajnë
Tani përcëllojnë më shumë
E nëse njëri-tjetrit
Vetëm dorën ia shtrëngojmë
Ledhatimet
Ndoshta i çmendin netët pa gjumë...
Sa afër jemi
E Ti nuk vjen
Shikimi më ngelet
Si etje në shkretëtirë
Mos harro
Çdo kujtim stinën e vetë e ka
Që mund t’i shembin
Që mund t’i forcojnë kohërat
Që mund t’i grisin ato letrat
Ndoshta të kujtohen
Ishin më shumë se dhuratë Zoti
Ishin këngët tona
Ishin sytë e mi
Vetëm Ti
Madhështinë e lumturisë për ta shijuar ...