Kulturë
Vjollca Pasku: Mendo për mua
E merkure, 04.07.2018, 08:04 PM
Vjollca Tiku Pasku
MENDO PËR MUA
Ti thua,'mendo për mua!'
kur sëbashku ndiqnim
rrjedhën e lumit,
me vetulla algash
ku zhurmonte i dëshiruar,
edhe për një rrjedhë,
të arrinte të derdhej në det.
Ti thua'mendo për mua!'
kur dëgjonim erën,
që luante me gjethet,
si në pianon e natyrës,
me melodinë e paqes
së shpirtrave tanë...
Ti thua 'mendo për mua!'
kur në hapsirën e qiellit
shkelnim unë reja dhe ti dielli
ngrohtësinë e dorës ,
e ruajmë bashkuar
për në fluturime të tjera.
Ti thua'mendo për mua!'
kur dielli nuk shuhet
nga stuhitë e ndryshku
në cep të qiellit,
se më pas vesh dandellën
me më shumë dritë...
Mendoj për ty,
ndaj nuk dua të shoh sytë trishtuar
çdo herë që ti ngre sytë lartë në qiell..
Hëna e bardhë të dhëntë gëzim,
e në qoftë errësirë,
çdo yll i kuq të faltë,
një lule në emrin tim!...