E diele, 28.04.2024, 09:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Belgizare Kryeziu: Poeti, Atdhe Geci

E enjte, 05.07.2018, 08:07 PM


Poeti, Atdhe Geci

Nga Prof. Belgizare H. Kryeziu

Në Bulevardin e pashtruar të Roganës, anash rrugëve me ferra, kaça, thana, shtog, driza e kulumria, gurë të rrëzuar e dalërrënjë lisash, u lind e u rrit poeti, Atdhe Geci ( më parë Rrustem Geci ). Libri “Trazira në         poezi”, që po i jepet i botuar lexuesit, është një përzgjedhje e vetë autorit. Libri i Atdhe Gecit, me pesë libra brenda, ka një mijë poezi dhe 24 poema. Ky libër pasuron dhe çliron poezinë nga të pathënat për tokën dhe   hapësirën.Të gjitha kohët i kam në libër, shprehet poeti. Belgizare, kjo sot e përkohshme do të jetë edhe pas miliarda vjetësh, shkruan poeti Atdhe Geci, në një ese të tij. Fryma e kohës dhe mendja janë lëng që   pjekin drithërat, që lulëzojnë pemët, e zambakët i bëjnë me lule, dhe gurin e shndërrojnë në trëndafil. Realja dhe imagjinarja në art, rrallë puqen me njëra-tjetrën. Por, tek Atdhe Geci, kjo bën përjashtim. E di që zemra   mund të bëjë më shumë, por, Atdheu të gjithëve na thërret!

Atdhe, merrja një kënge janinote

dhe valles me fustanellë të Pirros;

Një dashuri me Vlorë dhe Prizren

Do të kulmojë në dasmën çame...

Belgizare, s ?ka nevojë t ?i shtoj lëvore portokalli rrezes së diellit. Poezia në tërësi është krijim intelegjent i mendjes, i shpirtit, i zemrës, i muzës dhe i dashurisë. Natyra, kjo mbretëreshë e tokës vazhdon të përplaset vazhdimisht nga stuhitë e kohës. Andaj, çfarë t ?i jap të tashmes, shkruan Geci; pos dashurinë që e kam për Nënën e fshehur, Shqipërinë. Belgizare, edhe historisë, njëjtë sikurse individit i shkyhen këpucët, i vjetërohen rrobat, e kap mërzia e zbrazëtia, e godasin padrejtësitë nga më të ndëlikuarat. Unë kujtoj se poeti jetën duhet ta ndjejë e ta shijojë nëpër të tëra kohët: ndryshe vargu i tij do të jetë i kufizuar. Jeta dhe muza në poezinë e Atdhe Gecit pulsojnë njëjtshëm. Gjaku i poetit është organik, bashkohet dhe përbashkohet me motive të krijuara nga ai. Poezitë e Gecit, janë poezi epiko-lirike. Atdheun e kam të tërin në zemër. Plagët e tij i kam në çdo pjesë të trupit. Bilka, shumë nga poezitë e mia janë rebele. Ato bëhen hero sa herë i kërkon atdheu. Atdheun unë e dua, edhe kur ai s ?më do, edhe kur ai më ndjek, e burgos, edhe kur demoni i saj më përgjak.

Ndjenjë e dashurisë kurrë s ?shteron

as tek kopështi i shtëpisë me lule

as tek ujëvarat e lumit tek mali...

Në çastet më me dashuri, ndodh që dashurisë, fjalët s´i merren vesh, as kur zemra shok përqafon, as kur zemra shok ledhaton. Këto dhe mijëra vargje të tjera të poetit Atdhe Geci, tregojnë për gjerësinë, thellësinë dhe ndjeshmërinë në poezinë e tij. Belgizare, nuk ka liri që shtypjen nuk e njeh, nuk ka bashkim të vendit pa një të rënë të bukur. Poeti kombëtar, Atdhe Geci është nder i Roganës, nder i atdheut tonë të dashur. Vendlindja e tij, Rogana, përmes birit të saj poet, shpreh si askush tjetër, “Këngën e atdheut të tij”.

Historinë që e kam në shpinë,

poshtëruar e kanë të mëdhenjtë

poshtëruar na e kanë fqinjët,

por, poshtëruar e kemi dhe vetë.

Me rastin e promovimit të librit, në Vlorë, “Trokitje Çame”, të Atdhe Gecit, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, si dhe poetët Albert Habazaj, Idajet Jahaj, Laureta Petoshani, e Xhemil Lato, librin “Trokitje çame” njëzërit e vlerësuan, vepër kombëtare. Shkrimtari i Roganës, Atdhe Geci, bashkë me Festim Laton, janë shpallësit e Republikës së Çamërisë. Në portretin e kohës së poetit, Atdhe Geci gjejmë njëjtësimin poetik të kohës së tij. Askush nga ne në këtë botë, shkruan Geci, nuk do ta gjejë lumturinë e duhur pa bashkimin e të gjitha pjesëve të atdheut. Vetëm me bashkim të mendjes, të shpirtit, të gjuhës e të territorit, do t ?i shtyjmë kufijtë tanë kah guri në vendin e vet. Çamëria, e bukura e Shqipërisë dhe e tërë atdheut, s ?është vetëm mesazh i poetit, po edhe mision. Libri “Trazira në poezi”, i plotëson të gjitha cilësimet dhe vlerësimet që janë thënë nga njohësit e poezisë së tij. Poeti Atdhe Geci deri tash është përfaqësuar në 12 antologji dhe, ka të rrëmbyer dy çmime ndërkombëtare për poezi. Po e mbylli këtë reçencë të librit me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë: Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin e juaj, dhe timin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime z. Ahmet Xhani! Zotëri Ahmet Xhani, urime!

Rrustem Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit Gjithëpërshrës Çam dhe Arvanit,

Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të, Hoteli “Ambasador”.

Prof. Belgizare H. Kryeziu

Roganë, Korrik, 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora