E diele, 28.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajame Hoxha (Çeliku): Pranë teje dua do të jem

E enjte, 05.07.2018, 07:30 PM


Bajame Hoxha (Çeliku)

PRANË TEJE DO TË JEM

Mos u mërzit, më the një herë...

Dhe, po s’erdha, do të them:

Pranë teje dua do të jem

Sa çel gjethi në pranverë.

Dhe kur dimri të trokasë

Pranë teje jam plot gaz,

Kur të vijë moti vjeshtak

Unë shpejtoj e më ke pas,

Dhe kur vitet do të ndërrohen,

Unë pranë teje do gëzohem.

Kur të shoh, se leu dielli,

Do dëgjosh melodi fyelli;

Do të shkosh te burimi,

Do lash sytë me ujë floriri.

Pastaj, do të shfaqem unë,

Plot pasion e si askurrë.

Do jem kthyer nga shtegtimi,

Nga sytë do të ikë trishtimi.

Do ta afroj kudo qetësinë,

Që ta ndiesh dashurinë.

Do të ngas dhe thellë gjinjtë,

Siç dinë, veç dashuritë.

Vashëz, moj, o varg i lirë,

Të bëj be për perëndinë:

Sa herë do gjëmojnë retë,

Vetëtimat dhe rrufetë,

Do dremisësh qetë- qetë;

Se në shtrat do të jem unë vetë,

Në të bukurin kraharor

Do të shkrep si një uror.

Pafundësinë do të shoh,

Çdo qelizë ti më trazo,

Frymëzimin më përço!

Puthjet ëmbël do të ngas,

Plot pasion, shend edhe gaz;

Nuk do jetë një gaz i rremë,

Por i bukur, si ngaherë.

Do na vijë në sy gëzimi,

Perlë ty, do t’vijë shkëlqimi.

Ndaj, o e bukur, e shtrenjtë:

Ruaj dashurinë e shenjtë! 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora