Kulturë
Viron Kona: Thuaja hallin që të ka zënë!
E merkure, 04.04.2018, 06:10 PM
 Viron Kona
Viron Kona
Thuaja hallin që të ka zënë!
Paska çelur lule kumbulla,
ka shpërthyer gjelbërimi,
shkon me çap bukuroshja,
me dy shtamba te burimi.
Dielli rrezet i përthyen,
vajza ëmbël nis këndon,
ylberi e vesh me ngjyra,
një bilbil po cicëron.
Ulë shtambat freskon ballin,
fëshfërima vijnë nga pylli,
llërëpërveshura diç pret,
pikë – pikë, pikon burimi.
Dy herë djalë mos u mendo,
shko rrëmbeja njërën shtambë,
duke mbushur të dy ujë,
thuaja hallin që të ka zënë.
Nxite veten, bëhu trim,
ndjenjës tënde jepi udhë,
se dhe pak po u vonove,
n`burim s`do ketë më ujë.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Prend Qetta: Art i rrallë me lemente artistike
						Fran Gjoka: Viron Kona - Rruga Miss Durham
						Ibrahim Hajdarmataj: Me shqipen të merremi të gjithë
						Lindita Kopliku: Durimet e shpirtit
						Bardhyl Maliqi: Ese për Lefter Talon
						Sejdi Berisha: Unë dhe Zef Serembe në Brazil
						Remzi Limani: Sakrifica dhe lulekuqet e lirisë
						Gjon Keka: Kastrioti u martua në moshën 48 vjeçare
						Vahit Nasufi: Gënjeshtari
						Hazir Mehmeti: Jo barbarë, këtu s’kaloni
						Kujtim Mateli: La pas gjurmët e mirësisë
						Sejdi Berisha: Krijimtaria si akt moral
						Adem Zaplluzha: Po ma kafshoni atdheun e etërve
						Milazim Kadriu: Ndjesi e hollë epiko-lirike
						Shyqyri Fejzo: Pleqtë e fshatit tim
						Atdhe Geci: Rrëfim i Rexhep Malës
						Shahin Ibrahimi: A jemi njerëz
						Resmi Osmani: Andrea dhe Helena
						Tahir Bezhani: Iliaz Bobaj figurë e shquar letrare
						Albert Habazaj: Poeti i Vlorës që thur tingëllima
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










