E enjte, 31.10.2024, 11:21 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Kombi arbnor në epokën e Gjergj Kastriotit

E merkure, 31.01.2018, 07:39 PM


Kombi arbnor në epokën e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon KEKA

Dëgjojmë shpesh të thuhet se në kohën e Gjergj Kastriotit nuk kishte kombe, dhe këto teza të mosekzistencës së kombeve në atë kohë vijn nga njerëz të ndryshëm, nga injorantët,pseudoshkenctarët,individ që i fusin hundët në të gjitha fushat pa i njohur ato apo pa patur kompetencë për të folur e shkruar për to. Prandja këtu do të trajtoj arsyen e ekzistencës së kombit arbnor(shqiptar) edhe në kohën e Gjergj Kastriotit.

Kombet e mesjetës ,pra këtu flasim për kombet që tanim ekzistonin në kontinentin europian, dhe kur them ekzistonin ,për këtë ka fakte se në atë kohë kishte komb arbnor i ndarë në fise(principata), kishte komb italian, kishte komb hungarez, etj etj. Por të kthehemi te kjo se pse kishte komb arbnor në kohën e Gjergj Kastriotit ? Kishte sepse kombi arbnor kishte hedhur qysh herët themelet e tij ,mbi djersën e etërve dhe origjinën e tij ishin ngritur veprat e e kombit për të dëshmuar atë, për ta trashëguar atë ,për ta bërë akoma me dinjitet ,akoma më të fuqishëm duke e ndërtuar atë dhe duke i dhënë edhe më shumë zjarr dashurie lirisë, kulturës, edukimit dhe zhvillimit të tij.

Duhet nënvizuar se kombi arbnor(shqiptar) kishte ndërtuar shtyllat e tij dhe përbënte ndoshta njërën nga shtyllmbajtëset e civilizimit të kombeve europiane ,sepse aty në atë tokë ,në atë mjedis mbretërit dhe princët kishin krijuar simbolet e tyre brenda gadishullit Ilirik, brenda këtij gadishulli kishte kultur, kishte shpirt krijues etj. Dhe për ta forcuar këtë do të potencoj këtë si vijon: "Deri tani nuk ka pasur komunikim të hollësishëm për këtë komb, dhe ajo që është thënë për të është si një re e keqe e gabimit që mbulon diellin e së vërtetës." "Mungesa e një pike bashkimi është një pengesë e madhe për Zvilizimin e Shqiptarëve . "(B.Z. August von Kotzebue,1808)Por edhe gjurmuesit ishin të bindur dhe e dëshmonin ekzistencën e kombit arbnor, sikur që ishte Pouqueville dhe shumë udhëtar të huaj:"për hapësirën e kombit shqiptar dhe përhapjen e tyre,për të cilat këto gjurmime janë relizuar për herë të parë, asgjë nuk është thënë atje; por në kohët e fundit,Pouqueville ,në udhëtimin e tij të çmuar na tregon më shumë për përhapjen ,dialektet dhe fiset e ndryshme të këtij kombi si dhe emrin e vërtetë të tij...“(Vergleichungstafeln der europäischen Stamm-Sprachen[...],1822).

Kombi arbnor u përmend edhe nga të huajt kur panë edhe batalionet shqiptar sikur që shkruan:"këtu është aktualisht një batalion i individëve të kombit shqiptar i ngritur …"(Augsburgische Ordinari Postzeitung, 1818)

Ndërsa në anën tjetër vetë konsulli dhe autori i veprës mbi Gjergj Kastriotin Skënderbeun Julius Pisko,shkruan dhe tregon qartë për ekzistencën e kombit të Gjergj Kkastriotit pra kombit shqiptar sikur që nënvizon:„...Skënderbeu sakrifikoj dhe iu përkushtuar interesit të kombit shqiptar...“(Skanderbeg: Historische Studie,Julius Pisko,W. Frick, 1894)

Se në kohën e Gjergj Kastriotit ekzistonte kombi arbnor(shqiptar) ,tregojn edhe letërkëmbimet me vendet tjera të cilat shpesh e nënvizonin kombin epirot ose arbnor ,pra kombi shqiptar ,ekzistonte në atë kohë ashtu sic ekzistonin edhe kombet tjera.

Me pak fjalë mund të nënvizoj se periudha apo epoka e qeverisjes dhe mbretërimit të Gjergj Kastrioti ishte kulmi i kombit arbnor(shqiptar) në historinë botërore.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora