E shtune, 09.11.2024, 10:19 AM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Një patrioti në Breshia

E diele, 28.01.2018, 11:43 AM


Shahin Ibrahimi

 

Një patrioti në Breshia

 

Kur dëgjova për ty, zemra mu hodh përpjetë

Mendova se isha, si në qytetin e lindjes,

Pranë teje, s`do të më lagnin shirat dhe retë

Se ne si harrojmë zakonet e mikpritjes.

 

Por heshtja jote, nuk mu duk kulturë

Pamja e menduar, dukej si mendje madhësi,

Durrësi është i thjeshtë, s`pranon garniturë

Kafen një euro, "mirë është ta pi tek ti".

 

Në ditarin tënd, ti ke prekur dhe retë

Por shikimi i tyre, i falet vendlindjes,

Trupin, gjakun, sytë, Durrsi do të ti tretë

Kënaqësinë e ndrydh keqas, forca e rënies.

 

Euforia e çastit, është veç alibi

Tradita e Shqiptarit, s`të fal asnjëherë,

E ardhmja ka dallgë, që si parashikojm të dy

Koha do të të zverdh, si gjethe në vjeshtë,

 

Ti me këtë cinizëm fyeve veten tënde

Të godasësh mbi gjuhën, është mëkat,

Sa si unë në jetë përjetojnë këtë dhimbje"?

Shiu që bie thotë, "mos mba kokën lart".

 

Më mbeti në buzë, fjala e përmalluar

Që mbane përbrënda kaq dritare kujtimesh,

Mërzia që më shkaktove, më kë dërrmuar

Hëna su ndje mirë, pa me drojë drejt nesh.

 

Sa herë që kaloj pranë teje, psherëtij

Zemër thyer, nuk mund të futem brënda,

Sytë e tu shikojnë poshtë, nuk ndrijnë

Që zemra të vetë ndizet, më nuk ma ka ënda.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora