E diele, 13.10.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Thesaret e jetës

E diele, 21.01.2018, 12:00 PM


Bashkim Saliasi

 

Thesaret e jetës

 

(Mbesës sime të mbrekullueshme)

 

Cicërimat e jetës

 

Kur mbesa e vogël me vjen në shtepi,

Mbushet shtëpia me cicërima Dallëndyshe.

Zemra jonë gëzon e rreh ndryshe për çudi,

Krenohem unë dhe gruaja, si gjysh e gjyshe.

 

Këto cicërima i japin jetës kuptim e dritë,

Zhduken retë e trishtimin nga çdo zemër.

Para nipërve, mbesave përulemi të gjithë,

Harrojmë titujt e luajmë me ta si të vegjël.

 

Princesha e gjyshit

 

Erdhi në jetë si një dhuratë gëzimi,

Mbesa-vazhdimësia jonë ndër shekuj e vite.

Ardhja e saj na uli në fronin gjysh,

Kurora e artë që na japin në fund fëmijtë.

 

Thesaret e jetës

 

Ua kam falur botën dhe çdo pasuri,

Asnjë pushtet s'më josh, s'më hyn në punë.

Familja me nipër e mbesa dhe fëmijtë.

Janë thesare të jetës që vlejnë shumë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora