Kulturë
Kasam Shaqirvela: Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
E enjte, 18.01.2018, 09:15 PM
Kasam Shaqirvela
NËN ShENJËN E VITIT JUBILAR TË HEROIT TONË KOMBËTAR, GjERGj KASTRIOTI-SKËNDERBEU
E TËRA NjË HISTORI
(Gjergj Kastriotit-Skënderbeut)
Kjo figurë më se Legjendare
Është e tëra një histori
S'ka të fikur zjarri i zemrës
Për Votrën tonë, sa herë t’përbuzur
Për Atdheun tonë, ShQIPTARI..!
Emër ky që kurrë nuk vdes
As nga t’huajt e as nga tonët
Por përcillet nga brezi n’brez
Bëma e tij, bëmë njerëzore
Fat e nder pët Tokën Arbërore.
Ky Hero, ky shpirt vigani
Ushqen shpirtin e çdo shqiptari
Qëkur i vu fre një Uragani
Çerekshekulli e hiq më pakë
Shumë borxh i ka dhe Evropa Plakë!
Bota e civilizuar dhe demokratike
Që s’ka sherr e nuk të hi në hise
Anembanë Globit ton’
Këtij fakti historik s’ka sesi t’i ike
Prandaj dhe n’qindra libra e kujton
Imazhin e këtij Heroi, këtij Legjendari
Nuk e zbehin aspak lehjet paranoike
As shantazhet dhe falsifikimet finoke
Nga biçim injonjoranti a tregtari
Të kulturës dhe historisë pellazgjike
Sepse, ajo, rrënjët i ka thellë në parahistori!
As larot e zi që shiten për lekë n’pazar?!
As trularët kolltukxhi, që sillen si nuset n’dremi?!
Nuk ia ndërrojnë dot rrugëtimin kombit Shqiptar!
Që kur mori të mbarrën e Diellit kah Perëndimi
Ku vlerat maten, jo kuturu por, me kriter njerëzimi!
***
Shkëputje nga poema: “KUR BURrAT LIDhEN ME BESA-BESË”
Lidhjet vazhdonin nëpër mesjetë
Të lidhura me besën, mes veti, me jetë
Dhe, Diadema qiellit ngrihej e shndriste
Sikur Dielli kur i jep dritë Hënës
Në një zemër dhe në një tru niste
Ishte vetë shpirti që donte e fliste
Lidhja e Lezhës lidhej për gjuhë e gjak;
Gjergji i Kastriotëve në të, ylli n’bajrak.
Vullnetin më të madh se mosha e kishte
Dhe amanetin më të fortë se vetë jeta
Vetëm kështu Shqiptaria mund të ishte
Dhe frymë të merrte padërpre sadopak
***
Shkëputje nga poema: “AJO QË PËRSËRITET (në fole të shqipes)”
.....
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
Amanet e besë, kurrë s’i theu!
Mbi armiqtë, Ai ngadhënjeu
Tamam sikur Prometheu
Për liri e përcaktoj veten
Nuk kurseu madje as jetën
Mbi të gjitha i ishte Atdheu
I lumtë nënës, Atë që leu!
Atë e njohu mbarë Bota
Falë atij shpëtoi Epoka
Nga hordhitë aziatike
Fise mongole edhe tatare
Që pushtuan Evropën mike.
***
Oh, si nuk lind prapë një Kastriot ?!
Që, këtij vendi t'i dalë zot
Atij, populli prapa t'i shkojë
I huaji më, mos ta poshtrojë !!
Plagët gjak mos t’i kullojnë
Dhimbjet trupin mos t’ia përshkojnë
Le t’kthehet njëherë ky për s’mbari!
Sikur ish dikur dhe ky zog shqiptari.
© Kasam ShAQIRVELA