E marte, 15.10.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Zemrën në Krythë e trupin në Prishtinë

E shtune, 20.01.2018, 09:21 PM


Neki Lulaj

 

Zemrën në Krythë e trupin në Prishtinë

 

Kujtesë për Basri Çapriqin

 

Endërr e keqe

mbi krahët e turbullt të Prroskës së Krythës në Ulqin

Një lot i kristaltë

mbi kurrizin e reve në Prishtinë

Ike pa ofshamë poeti

E lumturoi shpirt i urtë qiellin në kaltrim

Dje ecje qetë nëpër prush

Drejtë syve te diellit për besarë ta pati zilinë

 

E vargu i ngujuar

të hajkojë mes bjegëzave e dregëzave të murit

U pikëllua

vargu dhe shpirti im e pushtoi një ngashërimë

E ju

mes vargut  gjithmonë do shkëlqeni si flamuri

Kurrë

s´do te dukeni i pikëlluar as borxhli ndaj fjalës së mirë.

 

Jeta juaj

do të jetë e gjatë nen qiellin plot kaltërsi

Sa një gur

Krythe sa një Kështjellë ku hyjmë si ushtarë

Dashuria

Ndërton  dy çerdhe pikëllim e pengu i mbetur në përjetësi.

 

Ti ishe

Foleja e vargu plot jetë në syrin margaritar.

Si diell i heshtur

Njërin sy do e kesh në Krythë e tjetrin në Prishtinë

Sa pikëllimë

të trishtë kanë degët e ullirit dhe lulet në mal

Ne Kalanë e Ulqinit

jeta ecën e trishtuar me këmbën  e çalë.

 

Ç´janë këto tallaze deti

Ulqini dhe Prishtina sot pa ju u varfëruan

E ju

Një tringëllimë për brezat që tokën e kanë rinuar



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora