| E shtune, 20.01.2018, 08:21 PM |
Neki Lulaj
Zemrën në Krythë e trupin në Prishtinë
Kujtesë për Basri Çapriqin
Endërr e keqe
mbi krahët e turbullt të Prroskës së Krythës në Ulqin
Një lot i kristaltë
mbi kurrizin e reve në Prishtinë
Ike pa ofshamë poeti
E lumturoi shpirt i urtë qiellin në kaltrim
Dje ecje qetë nëpër prush
Drejtë syve te diellit për besarë ta pati zilinë
E vargu i ngujuar
të hajkojë mes bjegëzave e dregëzave të murit
U pikëllua
vargu dhe shpirti im e pushtoi një ngashërimë
E ju
mes vargut gjithmonë do shkëlqeni si flamuri
Kurrë
s´do te dukeni i pikëlluar as borxhli ndaj fjalës së mirë.
Jeta juaj
do të jetë e gjatë nen qiellin plot kaltërsi
Sa një gur
Krythe sa një Kështjellë ku hyjmë si ushtarë
Dashuria
Ndërton dy çerdhe pikëllim e pengu i mbetur në përjetësi.
Ti ishe
Foleja e vargu plot jetë në syrin margaritar.
Si diell i heshtur
Njërin sy do e kesh në Krythë e tjetrin në Prishtinë
Sa pikëllimë
të trishtë kanë degët e ullirit dhe lulet në mal
Ne Kalanë e Ulqinit
jeta ecën e trishtuar me këmbën e çalë.
Ç´janë këto tallaze deti
Ulqini dhe Prishtina sot pa ju u varfëruan
E ju
Një tringëllimë për brezat që tokën e kanë rinuar