E diele, 13.10.2024, 05:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Skënderbeu në luftën e Kosovës

E diele, 21.01.2018, 12:20 PM


SKENDERBEU NE LUFTEN E KOSOVES

 

Nga Pal Neçaj, NY, USA

 

Gjith'ate vit ne Amerike,

S'me zuri gjumi, pata merzi,

Një lajm na vinte si zog i bardhë,

Dhe lajmi tjeter, korb i zi.

 

Një dite atje u hap një fjale,

Nuk ishte fjale, po ishte gjame,

Thane, Skenderbeu asht zhdukë,

Nga sheshi i madh ne Tirane.

 

Ç'gjeti keshtu moj Shqipni,

Çfare dite e zeze te paska ardhe?

Kush ka guxue me ta prek ty,

Gjergjin, Heroin tone kombëtar ?

 

Se me at emen ne u rritem,

Kur na perkundi nana ne djep,

Me Skenderbeun frymen e shpirtin,

I mbajtem gjalle tash 500 vjet.

 

Heroi yne i theu sulltanat,

Mbrojti Europen e tundi dheun,

Cili bastard paska guxue,

Me na preke ne Skenderbeun?

 

Po s'vonoi shume u hap fjale tjeter,

Se Skenderbeun kush s'e ka preke,

Hypen ne kale, me shpate ne dore,

Ai prej Tirane ka ikë vete.

 

Mbi Arbni tue fluturue,

Thane, e kane pa naten vone,

Ne lufte te re  ai ka shkue,

Me u pri burrave ne Kosove.

 

Per here te pare kur n'Kosove shkova,

E putha token e ne gjuje rashe,

Mu mbushen syte me lot femije,

Kur Skenderbeun n'Prishtin'e pashe.

 

Ne Shkup kur shkova, ishte dimen,

Bjeshket e Sharit leshonin floke bore,

Dhe, nizet vjec vetja m'u dukt,

Kur pashe Gjergjin ne permendore.

 

Shko biri im, ai me tha,

Se mue, ketu, me keni prore,

Ketu me gjeni nate e dite,

Kudo flitet gjuha Arbnore.

 

-Nga libri i autorit me titull  "Enderren e lashe atje"-

(Per ZemraShqiptare në Londer, nga NY, USA, Janar 2018)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora