E marte, 15.10.2024, 10:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Kosovë iliriane

E diele, 21.01.2018, 12:11 PM


KOSOVË ILIRIANE

 

Na ishte njëherë  një  zog

me qiell  shumë    gjerë

“Dardani” e kishte emrin

“ Iliri ” e  kish  mbiemrin

 

  mbretërinë   e   tokës

atë  zog    gjelbërimeve

  ngjashëm  me kaçubat

mëllenjë né  e  thërrisnim

 

Ky zog poetik  i  fushave

I  motshëm 13  mijë  vjet

rron Fushës    Kosovës

po  s´ i  një  lirik  i  madh

 

Një luftë të parë  poetike

e quaj  Alfabetin pellazg

Diskun  e  Festos, Epirin

Kohën kur lindën epokat

 

Adhoani, një trim dardan

nga shkambijtë  e  Trojës

Trojën e pa si  e varrosën

kufijtë Ilirisë t´ia rrudhin!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2018

 

Poezi nga libri në botim, "Gacat"

Fry stuhi e mendimeve

mbi tokën që rrotullohet

jam Adhuani, jam poezia

jam arma që ju duhem...

*****

Nëpër mjedise të fjetura

duhet të punohet shumë

që të zgjohen të fjeturit

forca lëvizëse e popullit...

*****

Kam pakënaqësi në kraharor,

do duhej të isha më i lumtur;

jam popull me vaj të moçëm,

kam histori të pashkruar të

fillimit...

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2018

 

ÇAMËRI, DASHURIA IME

 

Dheu i atdheut  po  bëhet  më i shtrenjtë

  i  vështirë  për  t´ u  rikthyer  sërish

përulja as poshtrimi si shkon vendit tim

as heshtja e qetë    pjesët  e pushtuara

 

Atdhe, në çdo varg të  kam  gjakun  tim

të kam  vuajtje  e  dhimbje    përjetuar

nuk të lë në halle  dhe  pa mundësinë të

bësh dorën grusht. Jam poeti dhe biri yt

 

O fat i Shqipërisë, i Kosovës, Çamërisë

më pëlqen të kthehem në tokat e mia të

lashta, dhe në pjesët më brenda kohëve

e dua  verën e  Aleksandrit  e    Pirros,

 

dhe dehjen e tyre në këngët  me  Lyrë  e

Plis. Në secilën poezi të krijuar nga unë

i këndoj atdheut  tim    domosdoshëm

luftave me emër  e  mbiemra  heronjësh!...

 

O ti që me dashje e  vret  këngën  tënde

për favore parash e për pisllëqe  të tjera

të pushtuar e kemi  gjysmën  e  atdheut

me të ngrënat tua  ju po e mbytni lirinë!...

 

Atdhe, e marr me  mend  çka  dëshiron,

në çdo varg timin  unë  ty    këndoj, e

përkrahi luftën e çamëve për Çamërinë

deri në çlirimin e çdo  pëllëmbe    saj!...

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora