Kulturë
Mustafë Rugova: Edhe mos më dashëshi
E diele, 28.01.2018, 11:50 AM
Edhe mos më dashëshi hiç nuk largohem
Nga Mustafë Rugova, Hollandë
Shpesh here m'bjen huj me fole me zana
Po rralle shume rralle vjen muza e lume
Lum ai lum qe rrin me keto orebardha
Syni nuk t'sheh qenie me të bekueme
Veç mos harroni, ato jane edhe me naze
Zemra gjak te pike deri sa tu hysh ne qef
Vec pak me ua prishe, te bajne batare
Duhet me dite se n'cilin tel me i preke
Nganjehere them, hajt ti nguci veç pak
Rri urt me thone, e mos u halit shume
Mahi nuk eshte me to, i kam per marak
S'besoj kush qe i don me fort se une
Nga larg u pershnes me loçken e shpirtit
I juaji deri sa t'shnderrit rrezja e diellit!
Edhe mos më dashëshi hiç nuk largohem
Ju sillni shperthim bash si lulet e Prillit.
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, Janar 2018-