Kulturë
Luan Kalana: Kryqëzata e Paqes
E enjte, 25.01.2018, 07:11 PM
Luan Kalana
Kryqëzata e Paqes
Ne ushtarë të Kryqëzates te Emigrantëve,
për kafshatë dhe Paqe, kemi pushtuar Botën,
nuk plaçkitim, por kështjella ndërtojmë,
gjakun dhe eshtrat lemë, për të "pangopurit"!
Thesaret dhe arin e vjedhin të pasurit,
per ne s'mbeten as thërime, por lëmoshë,
kështu qenka shkruar për brezi tonë,
mos vuajnë me vonë, fëmijet tanë.
Rrugeve pa mbarim, endemi shtegëtarë,
kerkojme mallin dhe shpesën e humbur,
njeres skelet te shperfytuar kemi mbetur
të lodhur nga skamja, të dermuar nga dertet.
As ishin te parët nder shekuj emigrantet shqipatarë,
që nga Rilindasit dhe "ustallarët"letrare, Noli e Konica,
per liri , paqe e vatanë, ngriten pjedestalin shqiptarë,
qe u hoqen zvarë, martirë...deri luftetarja Bubulina.
O gjallë a vdekur, dy rrugë janë ne jetë,
se qytezat e varezave me lule na presin,
per liri e paqe, zerin ta ngremë deri ne retë,
Kryqezata e Paqes per jete të mbesim !