Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Kryqëzata e Paqes

| E enjte, 25.01.2018, 07:11 PM |


Luan Kalana

 

Kryqëzata e Paqes

 

Ne ushtarë të Kryqëzates te Emigrantëve,

për kafshatë dhe Paqe,  kemi pushtuar Botën,

nuk plaçkitim,  por kështjella ndërtojmë,

gjakun dhe eshtrat lemë,   për të "pangopurit"!

 

Thesaret dhe arin e vjedhin të pasurit,

per ne s'mbeten as thërime,  por lëmoshë,

kështu qenka shkruar për brezi tonë,

mos vuajnë me vonë,  fëmijet tanë.

 

Rrugeve pa mbarim,  endemi shtegëtarë,

kerkojme mallin dhe shpesën e humbur,

njeres skelet te shperfytuar kemi mbetur

të lodhur nga skamja,   të dermuar nga dertet.

 

As ishin te parët nder shekuj emigrantet shqipatarë,

që nga Rilindasit dhe "ustallarët"letrare,  Noli e Konica,

per liri ,  paqe e vatanë,  ngriten pjedestalin shqiptarë,

qe u hoqen zvarë,  martirë...deri luftetarja Bubulina.

 

O gjallë a vdekur,  dy rrugë janë ne jetë,

se qytezat e varezave me lule na presin,

per liri e paqe,  zerin ta ngremë deri ne retë,

Kryqezata e Paqes  per jete të  mbesim  !