E enjte, 28.03.2024, 02:33 PM (GMT)

Kulturë

Agim Jerliu: Sa shumë i mungon Dardanisë

E merkure, 31.01.2018, 06:47 PM


Agim Jerliu

Sa shumë i mungon Dardanisë!
(Dr.Ibrahim Rugova)

Më 2 Dhjetor në Cerc të Istogut lindi një djalë
Atdhetari madh mendjendritur Ibrahim Rugova
Për lirinë e popullit dhe Dardanisë kurrë s’u ndal
Liderin historik e më të dashur që e pati Kosova!

Burrat e mëdhenj si ikona e Kosovës lindin rrallë
Mbase duhen edhe shekuj për të lind si ai një tjetër
Rugova fizikisht ndërmjet nesh s'është më gjallë
Por në zemrat e mendjet tona gjithmonë ka mbetur!

Sa shumë i mungon Dardanisë njai burrë me shallë
Mendjendritur, largpamës dhe arkitekt i pavarsisë
Aq shumë na mungon këtyre viteve e kemi aq mallë
Veprat e tij edhe n'botë të përjetsisë e mbajnë gjallë!


Besë e dhënë

 

Martesë e saj pa dëshirë,
Sa keq e lënduan n’zemër
Atë të ftohtë dhe të ngrirë,
Ska rëndësi cila me emër!

 

Ajo asnjëherë s'humbi shpresë,
Për djaloshin aty nga provinca
Të cilit i kishte dhënë fjalën besë,
N'vello të bardh’iku natën me ngrica.

 

Në velo t'bardhë aty po e priste,
Djaloshin që i kishte dhënë besë,
Në emër fuqishëm po e thërriste,
Unë e mbajta fjalën. Ja ku po t'pres,

Në Lapidar mes nesh mbeti si shpresë!

Bekim Berisha - Abeja

I vetëdijshem se gjaku nuk është ujë
Por për liri luftohet dhe derdhet gjak
Frika për Bekim Berishën ishte e huj
Azgan t'pa trembur si Abeja kishte pak!

Në vija t'para n'fronte lufte ishte Abeja
Ushtar i pa trembur e shok shembullor
I saktë në cak dhe i shpejt’sikur rrufeja
Përballë ushtrisë të armikut shekullor!

Pushkë e Bekimit s'gabonte kurrë në cak
Kur merrte n'vetull hasmin skish mëshirë
Ushtar i pa trembur mjeshtër i artit luftarak
Përball’Bekimit çetnikët e kishin vështirë!

Bekim Berisha Abeja ra n'fushë të nderit
Në luftën për liri për të cilën ra heroikisht
Ai ishte dhe do të mbetet nderi i Atdheut
N'lapidar n'mes nesh qëndron vertikalisht!

 

Tradhtare e kombit dhe atdheut
(Hatixhe Berisha)

Intervistë e shqipfolëses nga Klina
Një farë rrospije Hatixhe Berisha
Bushtra që polli kopila shkja e bisha
Shërbëtore e popave shkje në kisha!

Surrati saj tregon se është tradhtare
Në dejt e saj rrjedh veç gjak shkjau
Deklaron pa u skuqur dhe pa marre
Sa mundi me shkje shqiptarë vrau!

Me vjerr kët kudër është fare pakë
Kët’faqezez’idiote nga loz e flliqur
Në huj të gardhit me ngul e ka hak
Hatixhe Berishën me gjak t'prishur!

 

Skënderbeu mes nesh!

Ka kohë që po n'dëgjoj
Andej atdheut ulurima
Nuk munda më t'gjëmoj
Dot vi mes jush si vetima

Shemba dheun e jam nisur
T’i shpëtoj nderin Atdheut
Nga mercenar dhe të krisur
I dëgjova zërin Skënderbeut

Hipur mbi kalë dhe me shpatë
Shemba dhe jam nis drejt jush
Farë t'keqe të mos jetoj më gjatë
N'tokën arbërore qenka mbush

Unë sërish mes jush do të jem
Sepse zëri i juaj po më thërret
Atdhe tjetër rezervë nuk kem
Erdha sërish se koha nuk pret

T'pastrojmë tokën nga kjo egjër
T'i zhdukim rrënjët kësaj farë
Nga parazit dëmshëm të egër
Shtrëngova gjokin t'vi sa më parë!

 

Valo o flamur

Forcërisht ma morën nga duar
Falanga e hordhi të egra të ndyra
Por nga zemra s’më hoqën kurrë,
Mundësi e imja kjo ishte mënyra.

S'mundën t'ndalojnë zemër që të dua,
Flamuri ynë kuqezi me shqiponjë
Në shpirt të mbaja ishe jetë për mua

Flamuri zemra e shqipe bashkë jetojnë.

Kur ma ndaluan që ta mbajë në gji
Të mbaja mbrenda thellë në zemër
Zemër m'ritmonte të këndonte ty,
Flamuri i Arbërit më i bukuri emër.

Nga duar ma hoqën nga zemra kurr
Aty valonte dhe gjente vend strehim
Emër i dashur bekuar hyjnor flamur
Në zemrat e sejcilit nesh ndez valim.

Flamuri i Arbërit më i bukuri në botë
Na mbush ngazëllim secilën zemër
Nga zoti qoftë bekuar për jetë e mot
Në tokën tonë valo i lirë i patrembur.

 

Flamur në pajë nusërie

Para se të përcillej vajza në tjetër fis,
Para se t’i venë duvakun të shkojë te burri
Në vek tirq xhamadan shokë dhe plis,
N'kosnak për çeiz n'gjilpër’qepej flamuri.

Në paje nusërie flamur i qëndisur,
Sejcila vajzushe qëndiste me dashuri
Mes pajes së nusërisë bukur ujdisur,
Shqiponja dykrenare e flamurit kuq e zi.

Në vek, me gjilpër krrabëza apo me grep,
Flamuri kuq e zi ishte nderë dhe obligim
Qëndisej me gjilpërë apo edhe në vek,
Me shumë dashuri dhe me shum gëzim.

 

Sulejman Vokshi

Edhe tri jetë po të kisha
Ty do t'i falja imi atdhe
Sa i gëzuar dot ndihsha
Më shumë se kur kam le

Për ty asnjëherë s'do hezitoja
Më i shenjti im dhe fe mbi fe
Për lirinë tënde s'dot pushoja
Nderë i veçantë për sejcilin ne

Po a ka tjetër diçka më të vlerë
Se toka jonë e shtrenjt arbërore
Ushtar i saj do të isha përherë
Armët s'do t’i lëshoja prej dore!

Ua kemi borxh të parëve tanë
Që ditën të mbrojnë këtë tokë
S'kursyen për të as jetë të flijojnë
Për atdhe e liri së bashku me shokë.

 

Një emër që na bashkon

A ka diku tjetër më të bukur emër,
Unë them se jo, asnjë s'është si ti
Nuk ka shqiptar që s't’ka në zemër,
Atdhe yni i dashur e jona Shqipëri

Jan’bër shum’vite që larg teje jam,
Në t'katër anët shpërndarë në botë
Larg teje Shqipëri n'zemër të kam,
Malli na përvëlon dhe derdhim lotë.

Me emrin Shqipëri jemi krenarë,
Ky emër i bekuar neve na bashkon
Pa dallim feje sejcilin shqiptarë,
Emri Shqipëri e shqiptar na nderon

Jemi në prag të Nëntorit të bekuar
Të festës së flamurit tonë të shenjtë
Nëntori tjetër t'na gjejë të bashkuar
Atdheun tonë të dashur të shtrenjtë.

Të bashkuar do t’jemi më të fortë
Për t'përmbush amanetin të parëve
I kemi borxh atdheut t’i dalim zotë
Nderë obligim e gjithë shqiptarëve!

 

Vrasjet pas shpine dënohen

Qan e bija për babanë,
Tanimë i rënë dëshmorë
Pabesisht nga tradhtarë,
Lotët i pikojn’mbi kurorë.

Do t’i mallkojë kjo tokë,
Hafijet me shpirt të shitur
Do ta paguajnë me kokë,
Shqipfolës e gjak prishur.

Maskarenj dhe tradhtarë,
Nga Zoti qofshin t'mallkuar
U farofshin me fis e me farë,
Vëllezërit e tyre i tradhtuan.

Për tradhti do t’merret hak,
Tradhtia patjetër dënohet
Sejcilit një plumb është pak,
Pjella juaj le t'shuhet e farohet!

Ju që tradhtoni djem të pafajshëm,
Që veshët në t'zeza nuse nëna e lot
Tradhtia dënohet është pafalshëm,
Dënimit t'popullit si shpëtoni dot!

 

Qershori i qershive

Pas jargavaneve me erë
Ngjyrë-ngjyrë plot hyjeshi,
N'fund të majit në pranverë
Nisim verën me qershi.

Po cili si duam qershit e kuqe
Në degë kacavarur të kuqe alli,
Sejcilit i shkojnë lëng për buze
T'vegjël e t'rritur njësoj i merr malli

Qershi e bojli në degë kalavesh,
Agimeve mëngjesore t'vesuar
Varur në degë si vathë në vesh,
Ndonjë qershi nga zogj micërruar.


Nderoni e duani këta flamuj

Përjetësisht e jetëgjatësi,

Këtyre flamujve të shenjtë,
Të dy popujve miq e vëllezer

Qofshin për jetë dhe mot,
Që bashkarisht punuan

E luftuan për lirinë tonë të shtrenjtë.

Si dje dhe sot e në mot,

Mos harroni kurrë,
Miqtë tonë që në ditët

Më të vështira ishin me ne,
Mbani në zemër këta miq

E bashkë këta flamuj,
T’i duani e t’i nderoni

Barabar si tonin atdhe.

Amanet në breza e kemi

T’u lëmë çika dhe djem,
Ta ruajnë e nderojnë

Dhe forcojnë miqësinë,
Me miqtë që bashkë me ne ishin

E luftuan kundër djallit,
Pa të cilët nuk do të kishim

As Shqipërinë as pavarësinë!

 

Stinë behari

Nuk ka më t'bukur se stinë behari,
Kur gjithë natyra shpërthen bulim
Cilin nga ne nuk do ta marr’malli,
Për kurora malesh veshur gjelbrim

Gjithçka ringjallet lulet mugullojnë
Fusha dhe kopshtije kudo gjallëri
Ndër bjeshkë zogjt nisin cicerrojnë
Natyra veshur me ngjyra hyjeshi.

Mbi lum dallëndyshet në fluturim
Pulëbardha kajusha dhe kanarina
Melodi zërash këng dhe vallëzim
Blegrima qingjash aty në lëndina.

 

Bijtë e Sef Mleqanit

Askush si t'bijt e Sef Mleqanit,
Aq këndshëm n'tela të qiftelis
Asnjë aq fuqishëm këngë e zanit
Me aq dashuri kënduan Dardanis.

Cili më mirë dot këndoj Selmanin,
Çetnikut Miliq Kërstes i dha hak
Cili më mirë se Imeri me Osmanin
Zëri Brahimit e Beqës jehoi larg.

Këng e qifteli nuk i lshun nga dora
Në luftë ngjeshen armët e lirisë
Trimërisht luftuan si trima Sokola,
Me pushkë në dorë kundër robërisë.

Në beteja të përgjakshme për liri,
Beqa bie n'krye detyre heroikisht
Me armë në dorë ranë në një pusi,
Me Muj Krasniqin ranë trimërisht.

 

Të pandarë bashkë qëndruam

 

Teqe kisha dhe xhamia
N'shekuj për bashkëjetesë
Luten t'na rrojë Shqipëria,
Për atdhe me besa besë.

Të pa ndarë bashkë qëndruan,
Para trysnive, jo edhe fort pak
Asnjëherë nuk u turpëruan,
T'bashkuar atdheut i dolën hak.

Sikur Bibla poashtu dhe Kurani,
Thërret t'luftosh kundër shejtanit
S’ka rëndësi besimi as i cilës fe,
Parajsë fiton të biesh për atdhe.

Asnjëherë s'qe pengesë kryq e hanë
Në luftëra ndër shekuj të bashkuar
Me besa besë lanë minare e këmbanë
Ngjeshën armët, vdesim duke u betuar.

Festat e bekuara bashkë i kremtuam
Në një tryezë apo sofër të përbashkët
Kemi ngritur dolli dhe kemi festuar
Qofshin Krishtlindje, Bajram dhe Pashkët.

 

Kënga, defi dhe tupani

 

Kështu ishin dikur dasmat tona,
Ishin të bukura dhe kishin lezet
Me qerre me kuaj dhe pajtona,
Sa kënaqësi ishte dhe sa shyhret.

N’shtatë copë katunde nihej tupani
Dëgjohej kënga, dëgjohej defi
Ju më të vjetrit në mendje mbani,
S’kishim luks po i bënim për qejfi.

Shtatë ditë zgjasnin ceremonitë
Defe këngë e valle nuk pushonin
Nga dita kur nisej mielli me u sitë
Bija miq dhe mike shtëpin’hjeshonin

 

Për Ju miqësi

Për një fillimdite të mirë e të mbarë
Për një të diele të bukur e të gëzuar
E nesërmja edhe më e mirë e bardhë
Përzemërsisht për Ty për Ju e uruar!

Një dranofile t'kuqe dhe këtë flamur,
Merri erë thellë dhe duaje me zemër
Duaje dhe nga dora mos e lësho kurrë,
Sepse ju nderon secilin emër për emër.

Për të gjithë Ju miq dhe mike uroj
Fillimjave të mbarë dhe të gëzuar
Shpalosni secili flamurin le të valojë
Në Nëntorin tonë të dashur e t’bekuar. 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora