Kulturë
Shyqyri Fejzo: Nesër fryn era e së nesërmes
E merkure, 10.01.2018, 06:00 PM
Shyqyri Fejzo
Nesër fryn era e së nesërmes
Je e lirë dhe fryn nga deshe
Jo pak herë me flakën luan
Zjarre të fikur ke dashur ti ndezje
Dhe zjarre te ndezur I shuan
Ti bijë e gjethit, luleve deteve
E lakuriqtë bredh gjith beharë
Fryn me furi, lugjeve honeve
Je cift në dimër, martuar me acarë
Kam qejf të frysh aq sa mban moti
Xanxare që s’kapesh asnjëherë
“Nuk më kap dot, sado I zoti
Nesër fryn e të nesërmes erë
Loti
Në gëzim a hidhërim
Ilaci për ngushullim
Iku dhe se shohim më
Sa floriri vlente që moti
Asnjë nuk e di c’u bë
Loti, more shokë, loti!
Mesazh
Kur arrihet në këtë moshë
Përsëriten lumë me fjalë
Ndaj i kalova në shoshë
Që një mesazh të dale
Jeta saktë ka vërtetuar
Roje virtytit puna mbetet
Si lavdi është nderuar
Njerzimi aty mbështetet
Me një qartësi mendimi
Largohet errësira e retë
Që këndej lindi dhe synimi
Shina e parë në jetë
Për shinën e dytë
Duhet pa tjetër veprimi
Që dy të bëhen si sytë
Nga jeta doli mësimi
Për dy shinat del nevoja
Jeta këtë po vërteton
Duhet thirrur dhe përvoja
Mësuese që s’merr pension
Të paditur
Nuk e paskemi ditur mirë
Se cfarë e si duhet ngrënë
Nuk kemi ditur as për të pirë
Tani, përditë ne po I nxëmë
Nuk kemi ditur c’janë pushimet
Për plazhe e dete, nuk kemi ditur
Për salla, orchestra e argëtimet
As ne të rinjtë apo të rritur
A I dëgjoni sa bukur flasin?
Si xhentëlmenë të vërtetë
Një kaste tjetër ata I përkasin
Vetëm ata e njohin këtë jetë
Këtë më mirë ata e dinë.
Se do vijë dita dhe moti
Për ata që vodhën Shqipërinë
Haka do të shkojë te I zoti
Drejtëssia
Zihej rakia, kërciste oxhaku
Mes ortakëve valonte dajaku
Varda, njëri-tjetrit ja mbanin
Donin të ndanin kazanin
Rrefenja thotë, te kadiu shkuan
Për ndarjen e re drejtësi kërkuan
Kadiu që e mban “drejt sherjanë”
Me të shpejt e hapi davanë
Flet kadiu; “erdhët te unë?
Njëri merr kapak e tjetri fundë
Ti që bëre davanë
Merr në prapanicë dhe llullanë”
Kohët shkojnë e kohët ngjajnë
Gjykatat gjithnjë një turi kanë
Miqt e mi sa herë bëjnë dvavë
Sot,kanë marrë vetëm llullanë