E merkure, 09.10.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Popullit i vol frutin ma të bukur

E enjte, 20.04.2017, 07:32 PM


Popullit i vol frutin ma të bukur

 

(Elegji per Avdyl Sulën në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta)

 

... Në arkivol po më çonin drejt vorreve

-Lëshomni, u thash, -se po eci vetë...!

 

Nga Gjon Markokaj

 

Gashi i Gurit rriti burra

Fisnikë e mëndjendritur

Nji prej tyre qe Avdyl Sula

Ikja e tijë përpara kohe...,

Djemtë e familjen i ka tranditë

 

Meteorë, u shkëput prej qiellit

U zhduk mbi Shkelzen.

Thonë: vdes nji burrë

Malet fillojnë gjëmën ...,

 

Rrezet e Shkelzenit

Duke zbrit nga Tringëllima

U ndalen në Fshatin Begaj

Ku lindi eu rrit Avdyl Sula

 

Mjegulla hijerëndë

E mbuloi Malësinë e Gjakovës

Familja e të afërmit “ranë dhe”

Pushoi zëmra Avdyl Sulës

 

Si sot nje vit, 21 Prill 2016

Befas na pushtuen lotët...,

Dhimbja na lëndoi n’zëmër

Miku i jonë u nda nga jeta

 

Orë e zana, shtozavallët...,

Nisën vajin në Shkelzen

Të afërmit, t’dashurit e kolegët

Me “krah t’ thyer”, fillojnë mortën

 

Humbje e madhe ishte, për ne:

Të Shoqatës Kulturore Letrare

“Xheladin Gosturani”,

Të cilën Ai e themeloi dhe e drejtoi…,

Disa vite me urti e largpamësi.

 

Në Eliten e Tropojës,

Ai ishte një Yll Ndriçues...,

-- Intelektual, publiçist,

studius, fabulist, krijues

mbledhes i folklorit,

i fjalës rrallë i frazeologjizmave

 

Në fushën e publiçistikës:

Historisë Komtare Shqiptare

I la vepren publiçistike – Ese:

“Europa e bashkuar, Shqipëria e coptuar”

 

Popullit i vol frutin ma t’ bukur

Fjalën e rrallë e shprehjet e flori:

Fjalë të urta,urime, mallkime, betime

lutje e ngushëllime – frazeologji

 

-- Ai, i la pësë vepra, shkëncore:

Visare gjuhësore – kulturore

nga Malësia e Gjakovës...,

“Fjalor fjalësh, të rralla”

“Shprehje frazeologjizma”

“Fjalor, fjalë e shprehje popullore”

“Krokodili mallëgjen fqinjët”

( fabula e anekdoda)

“Larushinë e fjalës në gojën e pupullit”

 

“Bjeshkëve tona” - ua vol bukurinë,

Të cilën e përcaktoi vetë;

në Veprën Poetike: --“KRISTALE ALPINE”

Nese shfletësojmë nga ky libër i tijë;

Vetem tri fletë, e ndjejmë poezinë e tijë.

 

-- Citojmë:

//Atë ditë të lumnueme, më thoshte nana,

Që të fali Zoti, biri im,

…,Dielli rrezatonte kullën tone në florij \\.

 

-- E vazhdon: ..,

// Lulet, me bleruen, në shpirt

Ferra, s’ më binë kurrë.

… Atë ditë vere, kur linde ti, djali im

Më tregonte im atë, i mënduem.

--Nji mik qiti pushkë,

Uroj të bahem trim.

Në histori të mbetesh, yll i pashuem. \\

 

Vazhdon, diku fleta e dytë:

… //Rrugën e jetës e mora më libër në gji

Me plug e qe e dele në fshat.\\

 

-- E,vazhdon për tranzicionin:

 

//Parajsa ka rregulla,

Ajo nuk është han.

Ata që vinë prej ferri

Duhet, të bëjnë garantinë

Duhet të lajnë e të pastrojnë

... trup e shpirt ...!\\

 

Ai e donte At’Dheun të BASHKUAR.

-- Diku në fleten e tretë thekson:

 

//-- ÇAMËRIA,

Nji ballë i shtepisë sonë

Prej shumë motesh, i rrënuar

Muranë kushtrimi dhe lotësh...!\\

 

Ai, e donte shumë VËNDLINDJEN

 

//-- E, kërkonte vorrin:

Në bjeshkë, në nji lëndinë…,

… Dhe ndonji re le të derdhë lotë

E, ndonjë lule le të mbajnë zi !\\

 

E, pasqyronte realitetin,

Dhe, n’ momëntet e fundi të jetës

 

... Në arkivol po më çonin drejt vorreve

-Lëshomni, u thash, -se po eci vetë...!

 

Citojmë nji anekdodë faqe 55,

Në Librin: “Krokodili Mallëgjen Fqinjët”

 

MBAJE MËNDJEN TËNDE KOLO !

 

// Atëhere kur nënës; i tha Hoxha:

Kola duhet të vdesin, si mysliman !

-- Nëna i thotë të birit:

MBAJE MËNDJEN TËNDE KOLO !

Me këtë ajo, donte të kumtonte:

FENË E TË PARËVE MOS E NDËRRO !

Kola me të ëmën janë tretur kahmot

Po kujtimi i asajë shprehje:

-- JI VETVETJA,

Rrnon edhe sot…!

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Prill – 2017-



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora