Kulturë
Demir Krasniqi: Në krahët e këngës
E merkure, 01.02.2017, 08:28 PM
NË
KRAHËT E KËNGËS
Falënderoj Zotin edhe Perëndinë –
Që ma dhuroi zërin edhe madhështinë !
Në krahët e këngës t’ shoh trojet shqiptare ,
Me jonet e zërit t’ ngritë vlerat kombëtare !
Në krahët e këngës , n’ moshën fëmijërore –
Merrja pjesë aktive n’ programet shkollore !
Dhe prej një suksesi në tjetrin sukses –
Rritesha n’ vendlindje , në fshatin Tugjec !
Kështu , mu në lulen time të rinisë ,
N’ Festival të Parë , këngën e kam nisë ,
Në Shtëpi t’ Kulturës , atje n’ Kamenicë –
Zura Vend të Parë , nga Këshilli i Jurisë !
Dhe prej asaj dite , në fushë e në mal –
Kënga ime e bukur , asnjëherë s’ u ndal !
Por , kur publikova : “Këngë për Skënderbeun” –
Atëherë kënga ime , kudo mori dheun !...
Gjithandej ku shtrohej n’ sofra bukë e krip –
N’ çdo shtëpi shqiptare – jehonte kënga shqip !
Edhe zogjtë e malit kudo m’ adhuronin –
N’ dasma e n’ ahengje , kudo më kërkonin !
Kështu në shumë fshatra t’ krahinës së Llapit –
Këndova me gjithë zemër , këngët e kallapit !
Po dhe në shumë fshatra t’ Malësisë së Gollakut –
Këndova në gazmende , ulur n’ ballë t’ oxhakut !
Po ashtu n’ shumë fshatra , n’ Jabllanicë t’ Medvegjës –
Këndova këngë dasmore dhe “Këngën e Rexhës” !...
Këndova në shumë fshatra t’ Malësisë Bujanocit ,
N’ fshatra t’ Hashanisë dhe n’ dasma të Tërnocit !...
Këndova në shumë fshatra , n’ Luginë të Preshevës –
Këngët ma të bukura – burim i mbarë trevës !
Këndova në shumë fshatra t’ Malësisë s’ Karadakut –
Për trimat e pushkës , burrat e bajrakut !...
Këndova në shumë fshatra t’ Grykës s’ Kaçanikut –
Për trimat e pushkës me zemër t’ çelikut !
Këndova në shumë fshatra rrëzë Bjeshkëve të Sharrit –
Për luftëra t’ lavdishme për liri t’ shqiptarit !...
Këndova në shumë fshatra t’ rrafshit të Kosovës –
Këngët e traditës mes burrave të odës !
Këndova në shumë fshatra t’ krahinës së Drenicës –
Këngët legjendare , këngët e traditës !...
Këndova në shumë fshatra t’ Rrafshit t’ Dukagjinit ,
Në shumë fshatra t’ Hasit dhe Lugut të Drinit !...
Këndova në Vuthaj dhe Plavë të Gucisë –
Norën e Kelmendit , Tringën e Malësisë !...
I këndova Tuzit , Krajës dhe Ulqinit ,
Këndova Oso Kukën , Avdinë e vajtimit !...
I këndova vuajtjet , luftërat e shqiptarit –
Kurrë nuk e harrova Masakrën e Tivarit !...
Këndova në shumë fshatra t’ rrethit t’ Kumanovës ,
N’ qytetin e Shkupit , n’ rrethin e Tetovës ...
Këndova në shumë fshatra t’ rrethit t’ Gostivarit ,
N’ Luginë të Pollogut , buzë lumit t’ Vardarit !...
Këndova në shumë fshatra t’ rrethit të Kërçovës ,
Në rrethin e Strugës dhe n’ fshatra t’ Mavrovës ...
Këndova Manastirit – qytetit të Alfabetit ,
Këndova mysafirit , sofrës , muhabetit !...
Këndova n’ shumë qytete , në fshatra e në male ,
Këndova n’ shumë koncerte , në shumë festivale ...
Këndova n’ festivale lokale e vendore –
Këngë të kompozuara dhe këngë burimore !...
N’ “Akordet e Kosovës” – këndova në Prishtinë,
Për dëshmorët e kombit – këndova në Klinë ,
Për dëshmorët e kombit – këndova në Has ,
N’ Mushtishtë të Therandës edhe në Drenas !...
Po , për Dervish Shaqën – këndova në Deçan ,
Për “Flakë të Janarit” – këndova në Gjilan ...
N’ qytet të Ferizajt mbahej “Kosovarja” –
Dy herë u shpërbleva me vendet e para !...
Për festën fetare të Bajramit t’ Vogël –
Përfaqësues Kosove – këndova në Shkodër !
N’ Radio Televizione këndova në çdo anë –
Kudo në Kosovë, Shkup edhe Tiranë !...
Përveç festivaleve të shumta kombëtare –
Shpeshherë kam marrë pjesë dhe në Ndërkombëtare !
Prej shumë festivaleve kryesisht t’ Folklorit –
Nuk harrohet kurrë Festivali i Ohrit !
N’ Festival t’ Ballkanit – n’ Zagreb e n’ Beograd ,
N’ Festival t’ Evropës dhe në Novi Sad –
Me Nexhmije Pagarushën , në duet këndonim –
Shtetet e Evropës , direkt e transmetonin !...
Përveç festivaleve kombëtarë e ndërkombëtarët –
Nuk i kam harrua kurrë as mërgimtarët !
Kam këndua n’ dasma në Bursa të Turqisë ,
Mërgimtarëve t’ Francës dhe të Gjermanisë ...
Kështu dalëngadalë erdhi pleqëria –
Dhe po iu vjen fundi gjithë këngëve të mia !
Por , nuk do të vdesin këngët më të mira –
Po ua la të shkruara me mijëra e mijëra !...
Gjilan, më 31.01.2017. Demir KRASNIQI