E merkure, 01.05.2024, 02:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Në fillimin e një rruge

E diele, 29.01.2017, 10:04 AM


Kristaq Turtulli

 

Ndoshta je si më parë, në fillimin e një rruge...

 

(Poezi kushtuar aktorit të mirënjohur Gjergji Trolës që u nda nga jeta disa ditë më parë në moshë të re.)

 

Si meteor u ngjite mbi re.

Në hapësirën qiellore,

Mbledh buqetë me yje,

Dhe thur për të dashurit gjerdanin me lule.

Ti ishe dhe je mirësia, dashuria e njerëzve...

 

Buzëqeshje dhe agimet zgjoje,

Gazmend dhuroje.

Me bukuri e fisnikëri i magjepsje.

Në shtëpi të ëndërrimeve

Si reze shkëlqimtare...

 

O shpirt i rrallë,

Hyre në labirintet e mendësive.

Hape çdo dritare,

Puthe çdo petale,

Kudo çele sythe.

Ndaj hyre në zemrën e të gjithëve..

 

Me ty është Universi

Te ty është zemra e nënës,

E pafund, e dhimbshmja simfoni.

Le pas një ëndërr,

Një gjysmë realitet,

O engjëll sy shkruar.

Le pas një lëndinë me dashuri.

Sepse ishte njeri dhe Gjeni....

 

Të lutem kokën ngrije,

pa mëdyshje,

Floknaja e reve është vetëm magji.

Ylberet duhet të vijnë përsëri.

Përkohshmëria është e neveritshme.

Vitet do mbeten tutje.

Nuk mund të jesh në fundin e një autostrade.

Dhe një flakënajë.

Ndoshta je si më parë

Në fillimin e një rruge.

Zbret nga hapësira me buqetë me lule,

Dhe gjerdan me yje

Tu a dhurosh njerëzve...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora