E merkure, 01.05.2024, 02:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Odat tona

E hene, 30.01.2017, 08:03 PM


ODAT TONA

 

Të lumtë na që jem shqiptarë –

Në Ballkan – popull i parë !

Jem mikpritës dhe bujarë ,

Jemi trima , atdhetarë !...

 

Odat tona plot me dritë –

Nëpër shekuj janë traditë !

N’ vatrat tona i kemi ngritë –

Mysafirët në to me i pritë !

 

N’ odat tona plot me  burra –

Muhabeti rrjedh si gurra !

Jehon kënga e çiftelia –

Kërcet pushka , kërcet alltia !...

 

Nëpër troje shqiptarie –

Odat janë çerdhe burrërie !

Janë fole të edukimit ,

Janë  arena  t’ argëtimit !

 

N’ odat tona sipas rendit –

T’ vjetrit ulen n’ krye t’ vendit !

Kush merr fjalën e  nderojnë –

T’ gjithë me  ëndje e  dëgjojnë !

 

N’ odat tona n’ ballë t’ oxhakut –

Respektohet fjala e plakut !

Odat tona  kanë qenë prore –

Universitete popullore !

 

N’ odat tona burrat e dheut –

Ia kanë rritë vlerat Atdheut !

Janë fol ngjarjet e historisë ,

Janë këndua trimat e shqiptarisë !

 

N’ odat tona është rritë trimëria ,

Vlera e kombit , atdhetaria ,

Mikpritja dhe bujaria ,

Bamirësia dhe besnikëria !...

 

Nuk kursehet bereqeti ,

Buka e magjes dhe hyzmeti !

Ëmbëlsira e lloj – lloj pije ,

Çdo gjë ka hijeshi dhe shije !

 

N’ odat tona  pan shqiptare –

Ruhen vlerat mbarëkombëtare !

Si në fusha , ashtu në male –

Lojëra  e këngë tradicionale !

 

N’ odat tona në çdo mot –

Shtrohen sofrat me bukë plot !

Sofrat mbushur pite e flija –

Jehon kënga e çiftelia !

 

Këndon bylbyli n’ degë t’ qershisë –

Tu rritë ndera  Zoti i shtëpisë !

Tu rritë ndera për shumë vjet –

Zoti t’ dhëntë shumë bereqet !

 

Si në bëfsh  dasmë ma  shpejt –

Mos harro neve na thërret !

Për zog mali fjalë me na qua –

Nuk e lamë pa ardhë me këndua !

 

Nuk  do t’ vijmë  për interes –

Për shoqëri me ba shyhret !

Na u ka mbushë oda me tim –

Gjithmonë ardhshim për gëzim !

 

Gjilan, më 11.01.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora