E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Portreti poetik i laureatit të Kurorës së artë të MSP në Ohër

E hene, 25.08.2008, 03:38 PM


Fatos Arapi
FATOS ARAPI FIGURË BOTËRORE DHE POET ELITAR SHQIPTAR

Kështu u shpreh akademik gane Todorovski në fjalën e tij duke prezantuar laureatin e Kurorës së artë të MSP, në kishën kadedrale Shën Sofia në Ohër, në prani të një auditoriumi elitar. Në mbrëmje, në manifestimin "Urat",  poetit Fatos Arapi, do t'i dorëzohet solemnisht Kurora e Artë e MSP-2008. Strugë - Ohër, 24 gusht
Struga gjatë ditëve të kaluara ka jetuar e mishëruar me evenimentin më të madh kulturor jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë, Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Çdo gjë ka lëvizur e frymuar me MSP. Edhe regjimi i komunikacionit në Strugë i është adaptuar tërësisht kërkesave dhe nevojave të MSP.
Portreti poetik i laureatit të Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, poetit shqiptar Fatos Arapi, u mbajt në kishën katedrale "Shën Sofia" në Ohër, në prani të një auditoriumi jo vetëm të përzgjedhur dhe të privilegjuar, por auditorium elitar. Të pranishëm në këtë eveniment kulturor, përveç të tjerëve ishin akademikët Pandeli Çina, Ali Aliu, Luan Starova, Mateja Matevski etj. si dhe vetë peshkopi i Dioqezës së Ohrit, Timotej, poetë nga mbarë bota, krijues dhe dashamirës të fjalës së bukur poetike. E veçanta e kësaj mbrëmjeje tradicionale poetike, ku shpaloset figura dhe krijimtaria poetike e fituesit të MSP, ishte ajo se këtë vit, bëhej fjalë për poetin shqiptar, Fatos Arapin, për të cilin u thanë fjalët më të bukura dhe më të fuqishme krijuese, duke e radhitur ate jo vetëm ndër poetët e mëdhenj botërorë, por duke e vënë në majë të piedestalit krijues poetik.
Akademik Gane Todorovski, duke prezantuar figurën e poetit Fatos Arapi, opusin e tij krijues etj, në një paraqitje prej afro gjysëm ore, mes tjerash theksoi:" Do ta filloj këtë paraqitjen time të cilën e kam titulluar sipas titullit të një poezie të Fatos Arapit, "Flakadani". Fatos Arapi është një nga poetët më markantë të poezisë bashkëkohore shqiptare. Ka publikuar e botuar mbi njëzet vepra me përmbledhje poetike. Ai paraqet figurë botërore në krijimtarinë poetike dhe është poet elitar shqiptar, një nga poetët më të mëdhenj të gjallë të sotëm".
Poezia e Fatos Arapit është prezantuar para opinionit të gjërë në Maqedoni, me botimin e katër përmbledhjeve poetike, prej të cilave tri në maqedonisht dhe një në gjuhën shqipe. Krijimtaria poetike e Fatos Arapit, është fenomen në profilimin poetik. Është krijimtari e autorit pa mangësi të aktit krijues në fushën e poezisë, duke mos treguar fare shenja të varësisë së përkatësisë, estetikës, shkollave ose performansave stilistike, ose të  modeleve ideologjike. "Fatos Arapi, që me kohë është distancuar që në fazën e tij fillestare krijuese, në periudhën e njëmendësisë në vendin e tij, i distancuar për shkak të potencialit të tij krijues dhe kreativ"- shtoi në vazhdim akademik Gane Todorovski.
"Tragjedia është shtëpia dhe atdheu i poetit dhe unë që moti kam hyrë në këtë tragjedi"- thotë poeti Fatos Arapi në një poezi të veten. Kjo "tragjedi" e poetit Fatos Arapi, tani po shkëlqen me shkëlqimin e arit të Kurorës së Artë të MSP, shkëlqim dhe Kurorë që ai e meritoi.
"Ai ka pasë një supermision, për homogenitetin shqiptaro-maqedonas dhe maqedono-shqiptar, iluzion ose besim, që po merr një dimension për, disperzimin e MSP në tërë bregun e Liqenit të Ohrit, në të dy anët e kufirit, në tre qytetet që lulëzojnë në botën e kulturës, siç janë Struga e Vëllezërve Milladinovci, Ohri, i Grigor Prliçevit dhe Pogradeci i Lasgush Poradecit që të derdhen e vijojnë në mënyrë të sihronizuar dhe paralelisht horizontet e ardhshme të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, si një faktografi për dialektikën e ardhshme në Ballkan, realitet pikërisht nga "Flakadani" i Fatos Arapit, që është ndezur para se të shuhet, flakadan që është dëshmia më e mirë e të sotmes dhe ardhmërisë"-përfundoi akademik Gane Todorovski.
Kjo mbrëmje u shoqërua me një paraqitje e duetit: Jeta Starova-flaut dhe Ermal Mehmeti-violinë, me një kolazh muzikor shqiptar.
Poeti Fatos Arapi, para auditoriumit, u paraqit me tërë madhështinë e tij krijuese, me ndjenjën e një intelektuali aristokrat dhe deklamoi vargje nga disa poezi të veta, të cilat u deklamuan edhe në maqedonisht  dhe anglisht.
Sonte (e dielë), në ora 20.30, në manifestimin qendror poetik, "Urat", në mënyrë solemne, do t'i dorëzohet çmimi Kurora e Artë e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, laureatit të sivjetëm Fatos Arapit.
Me të drejtë Struga krenohet me manifestimin e MSP, por kësaj here, pas 47 vjetëve, gëzohet në veçanti për fituesin e Kurorës së artë të MSP, për poetin shqiptar Fatos Arapi.

''Struga Poetry Evenings'' i ka fillimet ne 1962 ne serine e leximit te poezive te poeteve maqedonas ne nder te dy vellezerve, Kostandin dhe Dhimitar Miladinov, intelektuale te medhenj, mesues dhe shkrimtaresh, te lindur ne Struge ne fillim te shekullit te 19. Kostandin Miladinov eshte konsideruar te jete krijuesi i poezise moderne maqedonase dhe cdo vit ne festival hapja zyrtare behet ne perkujtim te tij me poemen "Longing for the South" ("T'ga za jug") te cilen e ka shkruar gjate periudhes kur studjonte ne Moske.

Shkroi Mehmet Latifi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx