Mendime
Ramiz Dërmaku: Intervistë me bujkun Qazim Bekteshi
E hene, 17.10.2016, 07:24 PM
INTERVISTË
ME BUJKUN QAZIM BEKTESHI
(Fermer i dalluar nga fshati Shapashnicë e Epërme)
Nga Ramiz Dërmaku
Të jesh bujkë e mos ta njohësh punën e bujkut është mëkat
R. Dërmaku: Ne sot do të zhvillojmë një intervistë me muratorin, pemëtarin, kopshtarin, fermierin e bujkun e dalluar jo vetëm në fshat e komunë, por edhe më gjërë, me njeriun i cili që nga mosha 12 vjeçare i vdes babai e ai mbetet jetim. Fermieri në dhomën e tij të ditës kishte të vendosura shumë mirënjohje, kupa, diploma, të fituara në me punë dhe djersë. Edhe këto ishin një dëshmi se kur njeriu respekton punën që shpërblehet. Xha Qazimi i radhiste ngjarjet, problemet me shtetin, sakrificat, si fletët e një romani. Ç’mund të na thoni për lexuesit e Zemrës Shqiptari, zt. Qazim?
Qazim Bekteshi: Si djalë i vetëm që isha, si fëmijë mua më vdiq babai. Desha apo jo unë u largova nga lojërat me fëmijë, u ndava nga shokët e ajo që më shkatërroi më së tepërmi ishte kur unë u ndava nga shkolla, të cilën e desha më tepër se jetën.
R. D.: Çka ju shtyri të merreni me bujqësi?
Q. B.: Kjo është një pyetje interesante edhe për mua . Dihet se në Kosovë pasë lufte një pjesë e madhe e popullsisë (sidomos gjeneratat e reja bredhin poshtë e lartë, largohen nga Kosova, kërkojnë strehim politikë e ekonomik në shtete të ndryshme të Europës e më gjërë. Dhe në anën tjetër thonë ankoheshin se nuk ka dobi ta punosh tokën.., etj. Aq të pa punë ishin sa që arat, kopshtet por edhe oborret e tyre ishin të mbushura me therra. Për të mos kërkuarë lëmoshë , rinija jonë duhet ti përvjel mëngët dhe t’i përkushtohet punës në bujqësi. Viteve të fundit kjo veprimtari po zgjon interesim gjithnjë e më të madh edhe në Kosovë. Sot në Kosovë Eshtë mirë që Qeveria jonë të merrë hapa konkret që ti mundësohet të interesuarëve që sa më tepër ti përvishen punës në Bujqësi.
Po, shikoni ajo çka mua më shtyri të merrem me bujqësi është se, punën që bëja dikur- vite më parë si muratorë, viteve të fundit shumë pak po punohet.., edhe ato pakë familje që po ndertojnë shtëpit e tyre, ose po i ndertojnë përmes firmave- organizatave punuese, ose vetë. Duhet cekur se gjendja e rëndë financiare, pra thënë shkurtë kurr ne me kohë nuk i merrnim lekët .
Unë dy vitet e para kur ia fillova punës të merrem me mbjelljen dhe kultivimin e specave, domateve, patateve, lakrave, qepëve, hudrave, pastaj të grurit, misrit, pemëve dhe perimeve, shumë të rinjë por edhe të moshuar; qeshnin e bënin shaka me mua.., mirëpo pasë dy viteve si duket këtë vitë pra vitin e tretë falë fushatës për promovimin e prodhimeve bujqësore të vendit “Për sofrën tonë“ është kjo nismë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural,që u mbajtë në Prishtinë, prodhimet e xha. Qazimit u gjenden në vendin e dytë.
Vendi ynë Kosova, posedon kushte të volitshme natyrore, fuqi relativisht të lirë punëtore dhe kapacitete për përpunimin rritjen dhe kultivimin e pemëve, mallave, kumbullave, dardhave, pastaj me kultivimin e specave, domateve, patateve, qepëve etj.
I.D. Me rastin e rrethimit të fshatit Shipashnicë e Epërme , ju morët plagë të rënda, nga të cilat ndieni dhimbje edhe sot?
Q. B.: Unë jamë plagosur më 5 shtator të vitit 1990 në fshatin tim Shipashnicë të epërme, edhe ate në mbrojtje të pragut të shtëpisë nga forcat policore-ushtarake të Serbisë. Dhe që nga ajo kohë, unë edhe sot vuaj nga dhimbjet që më janë shkaktuar në trupin tim , edhe ate kamë dhimbje në në shpatullën ( krahrorin ) e majtë.
R.D.: Xha Qazimi ofshan... Sjell kokën dhe fillon të tregoj se si arrti të jetë bujku më i dalluar në fshatë.
Q. B.: Për çdo ditë punoja nga 10 orë. Isha shumë i ri kur unë u detyrova ti përvjelë mëngët dhe të punojë me kohë , me kokë dhe me plan . Të jesh bujkë i mirë do të thotë të jesh njeri i aftë fabrikë mendimesh për mësimin e profesionit të bujkut për plotësimin e nevojave personale, familjare, shoqërore, dhe atyre kombëtare. Vetë titulli i kësaj interviste (me bujkun e dalluar në Shipashnicë të Epërme komuna e Dardanës, tregon se ne sot nuk do të shkruajmë për; mësuesin, arsimtarin, profesorin, këngëtarin, inxhinierin, mjekun, oficerin, liderët politikë e partiak.., por do të flasim për njeriun e menqur, për njeriun që me punë dhe menquri arriti ta mbajë familjen 15 anëtarëshe; ti edukoj fëmijët, të blejë tokë punuese, ti shkollojë të 6 fëmijët, dhe arriti që tua ndertojë të gjithë djemve nga një shtëpi. Xha. Qazimit ka të mbjellura po thuaj të gjitha llojët e pemëve; mollat te të gjitha variateteve, qershitë, kumbullat, dardhat etj.
R. D.: Vite më parë zoti Qazim ju ishit kultivues i duahanit... Pse u larguat nga duhani?
Q. B. : Në pranverë herët, ne mbillnim duhan, por duke e parë se me duhanin nuk kishte lëverdi fillova të merret me rritjen e kultivimin ; e specave, patateve, domateve, kastravecave, shangarepave, qepëve hudrave- rasadeve, etj. Shokë gazetarë ne mbillnim rasadin e specave, domateve, trangujve, qepëve, hudrave… , herët nën një najllon kur në tregë kërkoheshin këto lloje të rasadeve ne të parët dilnim në tregë e po thuaj i kishim aq të rritur sa befasoheshin njerëzit vinte koha për shitjen e të gjitha llojeve të specave, domateve, purrinj , qepë, hudra, shalqinin, pjepërat.., Në kohën kur shalqini vinte në tregun tonë nga Maqedonia, edhe Shalqini ynë pothuaj ne të njejtën kohë delte në treg.
R. D.: Zoti Qazim! Çka ju shtyri të merreni me bujqësi?
Q. B.: Të ju themë të drejtën , pasi që isha i pa punësuar dhe kisha një numër të madh të anëtarëve të familjes, e vetmja rrugë për të mbijetuar ishte të merrem me bujqësi.
R. D: Zoti Qazim! Ju disa herë jeni shpallur si bujku më i mirë në fshatë por edhe më gjërë. Prandaj , xha Qazimi do t‘ia fillon punës për kultivimin e mollave, dardhëve, kumbullave, specave, lakrave, domateve, patateve, grurit, misrit, shalqinit, etj . Dhe mbrenda një kohe të shkurtë do të arrij të jetë njëri ndër fermerët – bujqit më të mirë në Kosovë. Ai në disa Panaire të Bujqësisë, shumë herë u nderua me mirënjohje, dhe diploma për prodhimet e tij.
Q. B.: Po, është e vërtet ,se pasi që merremi me bujqësi, ne jemi shpërblyer edhe me Diploma e Mirënjohje, si për shembëll , në vitin 2006 kam marrun pjesë në Panairin e Lopëve Qumështore që është mbajtur në fshatin Rogaçicë, dhe jam renditur në vendin e dytë do me thanë se unë e kam zën vendin e dytë në këtë Panair, pastaj ne jemi shpërblyer edhe me diploma, ku si prodhues i dredhzës isha i pari në Anamoravë në vitin 2010.: Nëse s`gabojë , ju jeni rritur jetim, dmth;pa baba,si ia dolët të jetoni në ato kushte? Mund të pyesni Pse? Sepse unë mbeta jetim me vetëm një motër d.m.th. pa të dy prindërit , edhe pse nuk kisha axhallar ,për neve d.m.th. për mua dhe motrën time që ishte 4 vjeçeçare më e vogël se unë, për ne është përkujdesur njerka.
R. D.: Sa vjeçarë ishit kur Ju vdiq babai?
Q. B.: Pa nënën ne kemi mbetur në moshën 6 vjeçare, ndërsa pa babë në moshën 9 vjeçare.
R. D.: Kujt do ti falënderoheshe për të gjitha këto suksese ?
Q. B.: Paj të them të drejtën me shëndet së pari kam qenë mirë dhe me angazhimin e palodhshëm familjar, ne jemi sot me këtë pasuri që kemi falë punës.
R. D.: Pasi ju konstatuat se me kultivimin e duahanit nuk ka fitim, çka ndodhi me Ju?
Q. B.: Tërë natën nuk vëja gjumë në sy duke menduar se me çka të filloj të merrem.
R. D.: Po, me çka filluat në fillim të merreni?
Q. B.: Në fillim kemi filluar të merreshim me një numër më të vogël të lopëve qumështore, prodhimin e fidaneve, dredhëzave, shalqinit etj.
R. D.: Zoti Qazim, ju jeni edhe kultivues i mirë i grurit, një hektarë arrinë deri në sa kg grurë?
Q. B.: Po, është e vërtet se na e kultivojmë edhe grurin po ashtu edhe misrin, kurse me grurë këtë vit 2016 ne kemi pasur të mbjellur rreth 6 hektar grurë, ku mesatarja ka arritur 5000-5500 kg. për hektar.Po ashtu kemi mbjellur edhe misër edhe ate kemi këtë vit mbi 3 hektar të mbjellur.
R. D.: Xha Qazim, si po ia arrini ti kryeni të gjitha këto punë?
Q. B.: Me një vullnet të madh si dhe përkushtim të lartë besoj se arrihet çdo gjë në çfarëdo sfere veprimi.Mirpo ne në familjen tonë gjithmon e kemi pasur vullnetin e madh për të punuar, dhe për këtë arsye ne jemi të kënaqur me punën tonë.
R. D.: Fëmijët tuaj në shkollë po edhe në fakultet ishin shembull , pra ndër më të mirët, si arrinin këto suksese kur ju po thoni se falë ndihmës që më dhanë fëmijët ne arritëm këtu ku jemi sot?
Q. B.: Po është e vërtet se të gjithë fëmijët e mi kanë qenë të mirë në shkollë,por mund të ju them se fëmijët e mi përveq mësimit që e kanë dashtun shumë, ata e kanë dashtun edhe punën shumë për të punuar. Prandaj unë mund të ju them edhe juve, se pa ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë fëmijëve të mi , unë sot nuk do të kisha këtë pasuri që kemi arritur deri më tani, falë punës dhe vullnetit.
R. D.: Jeni bujku i cili merreni me të gjitha punët e bujqësisë, ju lutëm, na tregoni se a ka leverdi nga kjo punë ?
z.Qazim Bekteshi : Unë besoj dhe shpresoj se me çfardo veprimtarie ose dege të bujqësisë, ka një levërdi të kënaqshme dhe një fitim të mirë që sjellë bujqësia , por edhe Ministria duhet ta kthej kokën dhe sytë kah prodhuesit vendor dhe ti përkrah e të mbroj prodhimin tonë.
R. D.: Na tregoni se deri me sa rrënjë të specave, domateve, patateve, delni në tregë?
Q. B.: Na mbjellim edhe shumë fidane të ndryshme, prandaj mund të ju them juve se në këtë vit por edhe viteve të kaluara, sa i përket numrit të fidaneve të specave ka qenë mbi 20,000 çifte të mbjellura, 2,500 kemi pasur fidane të domateve, 1,500 fidane të kastravecave etj.
R. D.: Keni ndërtuar katër shtëpi të mëdha dhe të bukura, si ia arritët?
Q. B.: Unë me familjen time nuk ju kemi ndarë punës asnjëherë dhe me një punë të palodhshme në shumë degë të bujqësisë dhe me kultivimin e fidaneve të ndryshme, si dhe kultivimin e specave, domateve, shalqinit, si dhe mollave e kumbullave dhe një numër të konsiderueshëm të lopëve qumështore që i kemi dhe majmërisë së viçave jemi ku jemi tan, pra kemi arritur ti ndërtojmë edhe këto shtëpija siq thatë edhe ju.
R. D.: Të gjithë të rinjët në fshat, po thonë se nuk ka llogari të punohet toka, e në anën tjetër ju falë shëndetit, punës dhe tokës i arritët këto suksese?
Q. B.: Në çfardo dege të bujqësisë ka levërdi për fermer, por mbrojtja e prodhimeve vendore në periudhat e shitjes nga Qeveria e Kosovës është e mangët, prandaj ne brengën më të madhe e kemi për të siguruar tregun për shitje , siq është brengë e të gjithë prodhuesve vendor për prodhimet e tyre.Por të rinjët po gabojnë kur po thonë se nuk ka llogari që të punohet toka.
R. D.: Sa ju ka ndihmuar Qeveria e Kosovës, apo Ministria e bujqësisë?
Q. B.: Sa i përket ndihmës nga Qeveria apo Ministria e Bujqësisë, ne deri më tani përveq me subvencioneve që po na përkrah Ministria e Bujqësisë të gjithë fermerët e Kosovës të cilët aplikojnë secili për kulturat e veta, edhe na jemi përfitues të tyre me kulturat tona që aplikojmë. Kurse sa i përket Granteve nga Ministria ,ne deri më tani nuk kemi fituar asnjëherë.
R. D.: Nëse nuk gaboj unë, ju në shtëpi keni edhe inxhinierin e bujqësisë,dhe falë kontributit të tij ju keni arritur këto suksese?
Q. B.: Po, është e vërtet se në familjen tonë kemi inxhinierin e bujqësisë ,djalin tim Bekteshin që ka përfunduar fakultetin e Bujqësisë, ku të gjitha këshillat sa i përket kulturave bujqësore ne i marrim prej tij, që është një sukses shumë i madh për ne dhe familjen në tërsi. Prandaj unë mendoj se kjo është një ndihmes shumë e madhe sepse për të kultivuar një kulturë bujqësore ti së pari duhet të dish se si kultivohet ajo për të pasur sukses.
R. D.: Ju jeni edhe prodhues i mollave, kumbullave, shalqinit , a po keni probleme me shitjen e mollave, dardhave, kumbullave, sa jeni të kënaqur a do të të thotë kjo për ju. A jeni të kënaqur me punën qe po bënë ministri i bujqësisë?
Q. B.: Të ju them të drejtën sa i përket prodhimeve pemëtare të mollës, kumbullës, dardhës etj. nuk jemi të kënaqur edhe shumë , sepse po kemi probleme dhe vështërsi për shitjen e tyre, nuk kemi ndonjë pikë grumbulluse që ne ti dërgojmë ato,që unë mendoj se do të ishte një përkrahje shumë e madhe për neve të gjithëve. Kurse sa i përketë punës që po bën Ministria e bujqësisë ,unë mendoj se ne fermerët jemi të kënaqur mesatarisht ,sepse ka mundësi akoma më shumë për të na përkrahur dhe ndihmuar.
R. D.: Ka leverdi të punohet toka apo jo?
Q. B.: Si nuk ka leverdi të punohet toka dhe unë mendoj se gjithëçka që punohet pa mbetur diçka fitim nuk jet. Dhe unë i kisha pyetur të rinjët tanë, se a fitohet diçka pa punuar, dhe unë mendoj se pa punë nuk bën, sepse puna e mban njeriun. Unë mund të ju them juve se tani është letuar edhe puna në tërsi e bujqësisë, sepse tani po ka mjete të mira për punë, është avancuar teknika për të gjitha degët e bujqësisë.
R. D.: Ku është leverdia më e madhe?
Q. B.: Tani për tani mund të ju them juve se levërdia më e madhe është të investohet në Blegtori.
R. D.: Në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore , a do ju ndihmojë shteti i Kosovës, Ministria e Bujqësisë?
Q. B.: Na si familje deri më tani nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë përkrahje pre tyre.
R.D.: Siç u informova pak më parë,juve para disa muajve ju kishte ndezë shtëpia nga rryma elektrike,sa janë dëmet e mëdha dhe a do ju ndihmoj dikush nga organet kompetente?
Q. B.: Po është e vërtet se më datën 16 shkurt të këtij viti 2016, më është djegur shtëpia nga rryma elektrike, dhe deri më tani nuk më kanë ndihmuar as Komuna e as organet kompetente të Keds –it, kur dihet mirëfilli që mbi 15,000 euro më janë bër dëme në shtëpi. Pasi që e tër shtëpia edhe sot shifet se është e pa banuar.
R. D.: Porosia e juaj për lexuesit dhe fermeret e sidomos për rininë tonë?
Q. B.: Porosia ime si fermer është se edhe rinia jonë mundet dhe di t’i përvishet kësaj veprimtarie, sepse me një përkushtim dhe punë të palodhshme mund të arrish që të ketë një jetë normale, vetëm se Qeveria e Kosovës ti hapë rrugët për popullin e saj e mos të ndodh që çdo i ri tia mësyj rrugës së gurbetit. Por të gjithë të rit, unë i kisha lutur që ta shfrytëzojnë rinin e tyre dhe moshën e tyre të re për të punuar , sepse pa punë kurkund në botë nuk mund të jetosh. Pra duhet të kesh së pari shëndet dhe punës mos me ju nda kurrë. Pra kjo është porosia e imja për rinin tonë.