Mendime
Afrim Caka: Përulja
E diele, 16.10.2016, 10:21 AM
PËRULJA
NUK ËSHTË I VETMI VEPRIM PA INTERES...
Nga Afrim Caka
Ne jetojmë në një shoqëri ku hoxhallarët akoma nuk janë mësuar të prodhojnë vlera. Këta më mirë të ndezin një qiri sesa të mallkojnë dritën. Edhe pse kemi mbetur si një popull i vogël, në Dardani atsyeja triumfon mbi fanatizmin: kurse në provincë fanatizmi e tërhoq arsyen për hundësh.
Pa dyshim që nuk po krahasoj fetarët e parë me fetarinë parë për ti dënuar për arsye fetare ku bëheshin fli për fitoren e “Muhametit”. Nuk e vë gabimin në një peshore me të vërtetën. Por, fetaria, pararëndësi i hoxhallarëve radikal, sillen dhe bëjnë të njejtën gjë si me qenë në Siri e Avganistan.
Kjo duhet të jetë fati i të padrejtëve.
Për hoxhallarët karakteristike është servilizmi dhe përulja, përshtatën mirë, gjithashtu, ndaj vendit të punës, të cilët kërkojnë iniciativa të mbrapështa. Këta imam apo hoxhallar e ndiejnë veten komodë vetëm duke i plotësuar urdhërin e dikujt. Këta jetojnë sipas rregullave dhe urdhërave, të vendosura prej të tjerëve, armiqëve apo u duket ligj i jetës...
Në faktë, çfarë bënin në Dardani këta mesionarë të parë? Përpiqeshin të bënin njerëz për vete dhe u mësonin moralin më të pastër? Nuk ngriheshin kundër asnjë autoriteti. Përulësia e zemrës së tyre ishte e njësoi si e gjendjes së tyre. Do të guxoja të thosha që fjalët sipas stilit të predikimit të hoxhallarëve fare mirë mund të përkthehen si të bindur se duhet të urrehet raca shqiptare, historia dhe kultura e tij, pse jo dhe të bindur për të urryer gjithë racën Dardane. Më saktë dëshirojnë çrrënjosjen e shqiptarëve Dardanë...
Përulja mund të bëhet gjithashtu shkak për largim nga realiteti. Sytë e ulur dhe rënja në gjunjë dhe pamja e thjeshtë janë përgatitje për tu larguar nga vetëdija kombëtare, gjë që tregon për t’ia mbathur nga gjëndja ku është në gjëndjen ku nuk duhet të jetë. Ne si popull jemi si ajo karroca që udhëhiqet nga shumë gomerë të lodhur dhe të verbër.
Ne i quajmë hoxhallarët e xhëmatin “fetar” ngaqë ata thonë se i bësojnë Zotit, në pa mundësi për ta shpjeguar fenomenin! Unë e quaj fetar hoxhën apo imamin që vazhdon të rriten në dashuri, në mirëbesim dhe që vazhdon të përhap dashurinë, lumturinë e vet nëpër gjithë qenien e tij pse jo edhe për të tjerët. Islami politikë nuk duhet t’i përket traditës tonë. Hoxhallarët që predikojnë këtë llojë feje, në të vërtetë, nuk janë fetar, ata vetëm sa e pranojnë këtë apo atë, sistem besimi. Ata nuk kanë bërë përpjekje për kërkimin në mënyrë të pavarur të së vërtetës, ata nuk krijojnë asgjë dhe nuk kanë dhënë asnjë kontribut për qenien e atdheut apo të xhëmatit. Të gjitha lutjet e tyre - nuk janë gjë tjetër, por iluzione. Nuk ka Zot që të mos i dëgjojë ato, ata flasin pandërprerë me vetvetën.
Kur një hoxhë nis të flasë me vetveten, ne e quajmë të çmendur, por nëse ai lutet xhëmati e quanë i shenjti i madh, njeri fetar. Mirpo, në realitet, janë gjithashtu të shpërlarë nga trutë, sepse Zotin nuk e kanë pranë dhe nuk kanë dëshmi për ekzistencën e tij. Por atëherë, është më mirë të flasësh për diçka reale. Por jo, hoxha dhe xhëmati i drejtojnë shikimet nga qielli, me shpresën se lutjet e tyre pa punuar i dëgjon Zoti... Të gjitha lutjet e tyre me bythë përpjet janë monologje të vazhdueshme.
Por hoxha bën me njeriun të shpërlarë nga truri të tilla lojëra çnjerëzore dhe vazhdon të lavdërojë edhe të çmendurinë, ajo e ndihmon ta mbajë xhëmatin në kontroll. I gjithë morali, të cilin e quajnë diciplinë fetare, nuk është asgjë tjetër, por mënyrë e ruajtjes së kontrollit mbi xhëmatin.
Vetëdija e turmës në xhami - është forma më e ulët e vetëdijës. Një vetëdije e tillë e ka ndjeshmëri minimale, aftësi prekse minimale për të kuptuar realitetin apo në pa mundësi për ta shpjeguar fenomenin! Pse një numër aq i “madh” njerëzish me sy në ballë e humb individualitetin, shpërfytyrohet, e humb përgjegjësinë, e humb largpamësinë dhe mendimin e shëndosh kur bëhen pjesë e këtyre mësuesve fetar. E ti prish njerzit, sidomos të rinjtë.
Pse ne duhet të harxhojm kaq kohë kotsëkoti, qëndrojm dhe nuk bëjmë asgjë? Pse dhe cilët kërkojnë të mashtrojnë duke u lutur me sy mbyllur! Ata që ne i quajmë “kontaktues të allahut”, nuk është asgjë tjetër, por egoizëm.
Si t’i përgjigjemi kësaj?
Kjo është një ndër pyetjet më kryesore që duhët bërë. Një pyetje e tillë i bëhet xhëmatit në familje e tyre dhe te , hoxhallarët dhe te imamët nëpër xhami. Shumë veta e quajnë të përulërin shfaqje të egoizmit, se njeriu në gjendje pavetdije përpiqët të njohë veten dhe bëhet i pafuqishëm. Ndërkohë kërkojnë prej xhëmatit një nënshtrim të plotë. Kjo e plagos vetëdijën e tyre duke e neglizhuar dhe të kuptojnë se ata e kanë neglizhuar veten dhe jetën e tyre.
Mua më habit tmerrësisht fakti që një njeri, një hoxhë i “zgjuar”, nuk interesohet të pyes: Megjithëse ai e di vullnetin e Zotit, e pse Zoti nuk nuk flet më xhëmatin drejtpërsëdrejti? Nëse i tillë është vullneti i Zotit në lidhje me hoxhën, atëherë, pse e thirrë trushpërlarët në xhami. Ndërsa përsa i përket vullnetit të Zotit ndaj teje, mua më duket që xhëmati të largohet prej kësaj karroce mesjetare.
Sikur unë të isha në vendin e tyre, do të veproja pikërisht kështu.
Bukur fort, meqenëse i tillë qenka vullneti i Zotit ndaj hoxhës, atëherë lutu vetëm përvete? Frazat mbi vullnetin e Zotit, zakonisht, hoxhallarët e përdorin për të shkatërruar argumentet e një kombi, për ta trullosur mendjen e tij dhe të të ngjallë frikë. Në qoftëse ne nuk besojmë te Zoti, atëherë neve na pret ferri ku ndëshkohen mëkatarët...
Nëse beson, atëherë do të shkojmë në parajsë ku do ti marrish të gjitha kënaqësitë. Për këtë përdorën metoda jo aq të zgjuara ndikim te psikika - lutjet të pandërprera. Kur ne lutemi vazhdimisht ne bëhemi njerëz që besojmë lehtë dhe mbrapshtë. Kur xhëmati shkonë dhe puna e parë që bën është t’i lutet Zotit, shkon në xhami, dëgjon predikimin e hoxhës, lëxo libra të shenjtë e jo libra të shkencës. Me një fjalë, Perëndia i dashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të merret me hallet e tyre dhe të mos ua ndaj sytë.
Dhe të gjithë ata me një zë ngulmojnë “Beso” dhe se duhet të sillemi si ata të shkretirave araba. Dhe kjo përseritet mijëra herë gjatë tërë jetës së tyre. ?elësi për të zbuluar sjelljet e këtyre njerëzve është se ata e ndiejnë veten të sigurtë vetëm në situata kur gjenden përball ndonjë hoxhe apo imami. Mjafton që të ndodhën përballë tyre, kur ata e humbasin besimin në vetvete. Kjo prirje te trutharët shfaqet në të gjitha nivelet e zhvillimit të intelektit të tyre. Në themel të këtyre shfaqjeve qëndron pak a shumë mungesa e dëshirës për të komunikuar me njerëzit e tjerë si vetja e tyre...