E merkure, 01.05.2024, 04:06 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Shpëtim apo shpronësim i Trepçës?!

E merkure, 12.10.2016, 07:34 PM


Shpëtim apo shpronësim i Trepçës?!

Shkruan Florim Zeqa

Padyshim të gjithë qytetarët e vendit ju kanë gëzuar lajmit për miratimin e ligjit në kuvend, për shpëtimin e gjigantit metalurgjik nga falimentimi! Mirëpo mënyra e përshpejtuar e leximit të ligjit dhe e votimit në kuvend, përveq mangësive të shumta të shfaqura në shumicën e amandamenteve, përmes të cilave Trepça shndrrohet në "Shoqëri Aksionare" e jo në Pronë Publike,  lenë hapsirë për të dyshuar për fatin dhe të ardhmen e saj, si në aspektin pronësor ashtu edhe zhvillimor të saj.

Sipas asaj që u miratua në kuvend, 80 % të aseteve të Trepçës kalojnë në pronësi të Qeverisë, ndërsa 20 %-shi famoz për punëtorët të rikujton fillimin e procesit të privatizimit të Trepçës, i cili do të realizohet hap pas hapi dhe pjesë pas pjese deri në likuidimin e plotë të saj.

Ligji me shumë të panjohura, përveqse nuk e përcakton qartë menaxhimin e shumë aseteve të Trepçës si brenda ashtu edhe jashta Kosove, nuk dihet as kush do të jenë investitorët (pronarët faktik) të saj!

Me ligjin e përshpejtuar, jo vetëm që nuk është shpëtuar Trepça nga falimentimi siq trumbetojnë pushtetarët dhe një pjesë e opozitës,...përveqse është bërë vetëm një zgjidhje e përkohshme, është bërë një lloj i veqantë i kontrabandimit të kësaj ndërmarrje fitimprurëse për vendin.

Këtë që e themë e verteton mundësia e hapur e shitjes së aseteve të saj nga qeveria pa e pyetyr fare kuvendin.

Përjashtimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga pronësia dhe mospërcaktimi i statusit të Trepçës si Pronë Publike, pushtetarëve aktual dhe atyre pas tyre ua krijon mundësinë e përdorimit të Trepës si "plaçkë shteti" për përfitime personale.

Statusi "Pronë Publike" i Trepçës dhe kalimi i saj në pronësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t'ua pamundësonte si pushtetarëve ashtu edhe të tjerëve të luajnë me fatin e pasurive të çmuara të saj.

Vet fakti, pse Trepça nuk u shndrru në Pronë Publike dhe fakti tjetër se asetët kryesore të saj ndodhën në pjesën veriore të kontrolluar nga serbët lokal dhe qeveria e Beogradit, e komplikon akoma më tepër fatin e gjigantit metalurgjik "TREPÇA".

Ajo çfarë ndodhi në seancën e së premtes së kaluar është vetëm një (vet)mashtrim. Këtë fakt e dijnë mirë pushtetarët dhe një pjesë e deputetëve që e kanë votuar, përderisa gjysma tjetër janë manipuluar për qëllime të interesave të ngushta të liderëve partiak.

Trepça nuk ka si shpëtohet dot përmes një ligji formal në parlament, pa e pasur fuqinë ekzekutive dhe as të implementimit të vendimeve që kanë të bëjnë me veriun e vendit në njërën anë, si dhe as fuqinë financiare të shpëtimit të saj nga falimentimi!

Puna e ligjit për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është sikurse "Recepti" i mjekut,...po munguan paratë për blerjen e ilaqëve, recepti i mjekut nuk e shpëton dot pacientin nga vdekja.

Përkundër të "arriturave" të pushtetarëve për të mbajtur Trepçën nën kontroll përmes një ligji formal,...ekziston rreziku (mundësia reale) që serbët ta fusin Trepçën në dialogun e Brukselit, gjë e cila do të përmbyste të gjitha "përpjekjet" e pushtetarëve të korruptuar dhe jo vetëm kaq, pakica serbe (2-3 % e popullatës) do të tentoj të bëhet hisedare në pasuritë e Kosovës, ashtu sikurse u bënë hisedarë në sovranitetin e shtetit duke vënë nën menaxhim të plotë rreth 25 % të territorit të vendit tonë.

Duke e njohur morbiditetin (plogështinë) e kësaj qeverie dhe të grupit negociator në Bruksel, të cilët me një të "ngrehur veshi" nga Brukseli apo Washingtoni,....lehtësisht e bëjnë Trepçën pjesë të pazareve politike në dialogun e Brukselit, me çka agonia e Trepçës mund të zgjasë edhe për shumë vite të tjera, derisa serbët të arrijnë cakun e dëshiruar në raport me Kosovën dhe sovranitetin e saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora