E merkure, 01.05.2024, 07:32 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Dështuesi Bekim Çollaku

E hene, 10.10.2016, 08:00 PM


Dështuesi Bekim Çollaku

Shkruan: Faton MEHMETI

Përdori kartën e liberalizmit të vizave si mjet për të dal sa më shpesh në titujt e gazetave e portaleve. Deklaratat e tija pompoze se liberalizimi i vizave do bëhët shpejt, zgjoi shpresën e qyetatrëve se mos diçka po bëhet. Edhe skeptiket me të medhenj për një moment besuan se diçka po ndodh, ndonëse “ rrena i ka këmbët e shkurta ” dhe bashke me trilluesin të dyja morën përçmimin e qyetarëve. Derisa trilluesi( mashtruesi ) për të shfajësuar veten dhe dorëheqjen nga pozita e ministrit, për tu rehatuar në presidencë.

Ish ministri (Bekim Çollaku), shpesh binte ndesh edhe me deklaratat e tij në lidhje me kriteret dhe kohën e miratimit të marrëveshjes, fakt ky që ndikoi domosdoshmërisht në dorëheqjen e tij nga posti për t'iu bashkangjitur ekipit të presidentit.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian, i cili nuk dha rekomandimin për liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, hodhi poshtë premtimet e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, të cilët ishin shprehur të bindur se qytetarët e Kosovës do të udhëtonin pa viza në vitin 2016.

Në cdo vend të botës ndodh që nga deshtimi të perfundoj në dhënie të përgjegjësisë, vetëm tek ne ndodh që nga deshtimi të ngritën në pozita. Tek ne dështimi i hap rrugë suksesit, njerëzit që dështojnë ne detyrat e tyre vetëem sa ngritën më lartë si lloj mirënjohje . Ky vend si duket është i destinuar të dështoj, prandaj edhe dështaket shpërblehen, ndërsa punëtorët e vyer largohen nga puna.

Prandaj gjithmonë e më shumë po ndihet nevoja për një alternativë të re në jetën politike shqiptare, për modelin e liderit të ri, të aftë dhe të përgjegjshëm në detyrë. Ndërsa tek ne, sot një politikan konsiderohet i suksesshëm nëse ai mbledh rreth vetes turma njerëzish, pa konsideruar se çfarë vlera tubojnë ato turma njerëzish.

Është i suksesshëm kur ai tubon vota me shumicë, pa pyetur nëse votat që mblodhi, janë vota të dorës së lirë apo dorës se shtrënguar.

Një politikan që di të gënjejë dhe të mos i skuqet fytyra,

arrogant autoritar mbetet një dominante në psikologjinë e masave. Është koha e fundit që të parandalohet rrëshqitja drejt greminës e çdo gjë qëe quhet e ndershme, dhe t’i jepet perspektive vendit dhe shoqërisë. Prototipi i ngritjes në detyre të  Bekimit dhe sojit te tij, tëkarakterizohet me hetim të pavarur përpara drejtësisë për manipulim të fakteve dhe marrjen e ndëshkimit popullor për gënjeshtrat.

Nga gjithë kjo tollovi Kosova nuk fitoi asgjë, ndërsa Bekimi u ngrit në detyrë, duket si një përrallë me fund të lumtur për personazhin por jo për vendin. Vërtet edhe jemi bërë përrallë në sytë e botës...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora