Mendime
Nebi Dragoti: Deri kur një gdhë, një votë
E marte, 04.10.2016, 05:25 PM
DERI
KUR NJË GDHË, NJË VOTË
Fejton
NGA NEBI DRAGOTI
Për ku shkojmë? Një gdhë, një votë…Ha-ha-ha e tra-la-la! Me një gdhë, ose me një hu gardhi, ose me një gogël dushku më tepër, dalin fitues qeveritarët e ardhshëm të një krahu politik majtas, apo djathtas qoftë. Bo-bo-bo, ç’ lojë bëhat, kur vinë zgjedhjet lokale a qëndrore?! Një gdhë, prej një gdhëu, vota, tamam, si gur-gur bëhat mur, bëhet kala.Këto palo votash të nxjerrin në majë. Në majë të kësaj kalaje valavitet o flamuri kuq, o flamuri blu. Meritokracia në zgjedhje zero. Merret nëpër këmbë, keq shkelet.Dalin zero edhe shpresat e votuesve, e atyre votuesve, që hedhin votat pa dallavere, e atyre votuesve që duan qeveri që të qeverisi vendin për sëmbari. Po…partitë kërkojnë gdhëj. Sa më shumë gdhëj, aq më shumë vota. Me sa më shumë vota, politikanët dallaverexhijë ulen në kolltuqet e kryeministrisë, të ministrive, apo zënë vend si kapadaijë kolltukofagësh në faltoren e parlamentit. Ha-ha-ha! Ha-ha-ha! Kapelen mënjanë, këmbën përmbi këmbë; qejf, o qejf, o qerrrata! Një gdhë baraz me një kg. sheqer, me një pako makarona, oriz etj. Pa le, pa le, kur, me një thes miell blen dy-tre gdhëj…Lyhen duart me miell, zbardhen si këmbët e ujkut tek përralla me kecat. Këtu janë politikanë në rolin e ujkut: lyjnë duart me miell për të vjedhur vota padrejtësisht. Ha-ha-ha! Hajdutët e maskuar, sharlatanët, vetëm e vetëm të hipin në qeveri me mënyra të sofistikuara mashtrimesh. Qeveri me votat e gdhëjve. Qeveri për vetë qeveritarët. Qeveri, jo më, as për gdhëjtë.Gdhëjtë le të hanë sheqerin, makaronat, orizin dhe thesin me miell, që mbarohen brenda muajit. Qeveritarët në krye ardhur me korrupsion, a do ta luftojnë korrupsionin? Po deri kur do të vazhdojë kështu: një gdhë, një votë?!