E merkure, 22.05.2024, 06:26 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Flamuri ynë kombëtar kuq e zi

E shtune, 08.10.2016, 08:46 AM


FLAMURI YNË KOMBËTAR KUQ E ZI

Nga Afrim Caka

Oh, flamur im të qofsha falë.

Kërkojmë referendum mbarë kombëtar për çështjen e flamurit...

Dardania e lodhur e i zymtë kishte kaluar disa herë rreshtë nga duart e shkjaut e në duart e malazezëve dhe anasjellsta në duart e tradhtarëve. Nën shpërfilljen e përgjithshme ndërroheshin flamurët dhe servilët.

Lëvizja e opozitës që lufton sot markësizmin e PDK,ës dhe të LDK,ës duhet të shpalos flamurin e saj kombëtar kuq e zi në parlament si simbol të gjithë shqiptarëve. Sepse flamuri i ri jo vetëm që nuk duhet të bëhet i shprehjes së luftës sonë. Po stolia më e bukur, krenaria e kombit, e cila qëndron si dëshmi e historisë dhe e legjendave, është flamuri me shkaben dy krenare. Ai, ashtu si e heshtur, duke se para tij kalojnë qindra shekuj e sikur të flet:

“Këtu kam qenë, këtu jam dhe këtej nuk luaj nga vendi”.

Duket sikur gjithë bijve të tij u flet dhe i fton të hyjnë në gjirin e tij, të spërkatën sadopak nga gjaku i flamurit me shqiponjen të zezë, të këtij personifikimi të bukurisë shqiptare. Dëgjon nëpër rrugë betejash valvitjen dhe trokollimën e kuajve, vringëllimën e shpatave dhe bindesh sa madhështor ishte flamuri dhe është krenaria e tij, ishte simboli i Dardanisë. E në këto çaste nostalgjije, pyes veten e them: Përse të mos mburren shqiptarët me flamurin e tyre antik!? Këtu, sundoj me shekuj me radhë. Këtu, nëpër bedenat e kësaj kalaje Dardane nëpër shekuj janë bërë prita me flamur në dorë dyndjeve romake, bizantine, serbo-malazeze e tyrke. Dhe prap sikur na thotë:

“Këtu kam lindur, këtu jam, nuk luaj nga vendi. Më mbroni do t’ju mbroj!”.

Për këtë arsye opozita e bashkuar duhet të mbajë qëndrim kundër këtyre pushtetarëve dhe tendencave të tyre. Për më tepër, populli duhet të kundërshtojë këtë llojë të centralizimit të qeverisjes, sipas kushteve të pranimit mbi flamurin kombëtar, që politikanët tanë e kanë pranuar dhe që janë duke i sjellë të gjithë fatkeqësitë mbi kombin shqiptar. Nuk harrova t’u them atyre zotërinjve se nese nuk e mbrojnë flamurin kuq e zi, do të ishte një avantur me shumë rrezik, dhe se ne nuk do të shkonim vetëm drejtë vdekshmërisë, por së bashku me kokat e tyre të Kuqe drejtuese të pushtetit. Opozita duhet të përbëhet nga patriotë që do ti mbronin ngjyrat e flamurit kuq e zi. Nëse këto ngjyra ishin simbol i një botëkuptimi të caktuar, atëherë mund t’i kuptoje sundimtarët e pushtetit duke e parë këtë flamur shqiptar si shprehës të një botëkuptimi i të gjithëve. Nga këndvështrim i imi ishte një gabim i madh i politikanëve tanë servilë. Por le të jemi thellësisht mirënjohës fatit që kurseu kështu me “mirësellje” të mos e shihnim flamurin më të lavdishëm të luftës së të gjitha kohërave të bëhej si një “cukël” e pa vler e poshtëruese. Pushteti i sotëm, që shet veten dhe popullin, nuk duhet lejuar kurrë që të përdorë një flamur të paqenë me ngjyrat e panderuara jo heroike të kaltrën, të verdhën e të bardhën...

Është për të ardhur keq që aradha e intelktualëve, veçanarisht me formim të djathtë përpiqen të zbusin e fshehin krimin ndaj flamurit kombëtar dhe të kufijve tanë. Kurrë dhe asnjëherë, asnjë shkrimtar dhe as ndonjë gjeni i letrave, qoftë historian, psikolog, sociolog apo tryezë mendjesh të ndritura, nuk do të mbërrijë të nxjerrë në dritë të vërtetën e ndrrimit të flamurit dhe rolit të mbrapshtë të Hashimit në jetën fatkeqe të shqiptarëve qysh nga dita që ai u fut politikës deri tani.

Ky flamur duhet të shfaqet kudo. Dhe prania e tij të shndërrohet në fuqi e besim. Ai vetë nuk e njihte as lodhjen, as dekurajimin e as frikën. Po shqiptarët? Ah, shqiptarët o të futën dy pash nën dhe, ose të japin fuqi të mbinatyrshme, pse jo edhe të kapësh edhe qiellin me dorë. Në këto ditë të vakëta, të turbullta, kur nuk e ndjejnte veten “as flamur e as shqiponj” duke i shtrirë krahët që të mos harrohet kurrë: flamuri i Gjergj Kastriotit, me banim në Dardani, qoftë edhe me çdo lloj sakrifice.

Shqiptarët në Dardani për flamur shkuan në plumb e në bajonetë jo vetëm mijëra e miljona shqiptarë katolikë e myslimanë, por u masakruan nëpër burgjet serbe, ndërsa “ klani pronto” na përrallisin nëpër ministri e në foltore të parlamentit se ne kemi “bërë një luftë” për ta mbrojtur nderin dhe flamurin e Skënderbeut! E vetma dobësi e Thaçit ishte ajë që fshihej dhe që, në fakt, nuk shihej gjë kundi në betejat e tij të “lavdishme”!

Filozofia e tij është, padyshim, një rast përjashtues politik për nga mënyra e servilizmit e përuljes ndaj problemeve çështjës së flamurit. Hashim Thaçi është i vetmi “udhëheqës” i një shteti që treva të ndryshme të kombit i ka sulmuar, i ka tradhtuar duke u dhënë ngarkesa përkeqësuese. Kështu bëri me shqiptarët e Preshevës, si dhe me shqiptarët e Malit të Zi. Duke u thënë preshevasve:

“Mbroni vetë flamurin dhe lapidarin e U?PMB,ës!”.

Goditja politike që ai u dha shqiptarëve në Preshevë ka qenë po aq kriminale sa gjenocidi serb mbi ta. Arroganca e egër që ai dëftoi ndaj flamurit, lapidarit dhe shqiptarëve të kësaj krahine dhe për varrosjen e çështjes shqiptare dhe flamurit kombëtar, janë tronditëse për çdo shqiptarë. E, pra, Hashimi, i pari në këtë pushtet, ishte po aq e i padenjësa edhe shoktë tjerë të prontos të pashpirt, të zinj, as shqiptarë e as atdhetar...

Për hir të së vërtetës do thënë se të dyja palët Shqipëria dhe Dardania, e miratuan jo në heshtje qëndrimin e Hashim Thaçit për flamurin tonë kombëtar. Paraliza, madje sulmi që i bënte diktatura motivit të valvitjes së flamurit kombëtar ishte i mirëpritur gjithandej edhe ndër deputetët e pozitës në parlament dhe në Serbi... Thaçi mbërriti pikën e vlimit përsa i përket çorientimit të vlerave atdhetare e kombëtare në Dardani.

Nga kjo pikëpamje mund të thuhet se ky qe çmimi i pushtetit jetë gjatë të Hashim dhe bandës së përgjimeve pronto. Këtë lojë Hashimi, dhelpër e vjetër, e luajti me mjaft kujdes dhe dinakëri. Natyrisht, ndikonin në këtë mes edhe “marrëdhëniet e posaqme” me shtetin turk, që është mik i vjetër historik i Beogradit. Por gëzonte edhe përkrahjen e evropës kurvë, që nuk donte telashe në Ballkan. Është përgjegjësi morale dhe historike e të gjithë Perëndimit i cili kurrë ndonjëherë nuk bëri përpjekje serioze për ti mbrojtur sadopak, në mos për t’i shpëtuar, shqiptarët nga modeli i qeverisjes së tij. Dukej se ka ardhur koha për të vepruar kundër grupit më të frikshëm në histori dhe të murtajës publike. Ndikimet e tyre mbretëronin në qytete, me kalimin e kohës u përhapën në pjesët tjera të Dardanisë dhe ndikimi i tyre u rrit me shpejtësi në anën e Drenicës, Malishevës etj...

Ne hapin duhet hedhur pa marrë parasysh ankesat apo kundërshtimet që mund të vijonin. Me një goditje të vetme...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora