E shtune, 03.05.2025, 06:10 AM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku: Tjerë krushq e nuse

E enjte, 06.10.2016, 07:22 PM


DITA E SOTSHME KËRKON

TJERË KRUSHQ E NUSE

NGA KALOSH ÇELIKU

Humbje kohe, sot është të merresh ende me zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, kur i gjithë një popull, gjysma në pushtet e gjysma në “opozitë”, merret me politikë “madhore” (?!): politikanë, akademikë, profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, gazetarë, analistë politik, tregtarë, zanatçinj, bujqër, barinj, maxhatore e fallxhore. Kotnasikoti, edhe ti përpiqesh t’u shesësh mend. Edhe, atë, kur kokë më vete, secili shet mend më shum se shoku. E, qëllimi i Rilindasëve Shqiptar mbeti me vite shumë larg. Nuk lamë armë pa e përdorur nëpër këngë popullore me çifteli e poezi. E vramë “armikun” me çifteli e poezi me vite. Gjakun e derdhëm përrua nëpër fushëbeteja, aqsa: u mbytë edhe kali. Përçudi, Fitorja Historike ende larg me shekuj, nuk erdhi në kë këto Troje Etnike Shqiptare.

Koha është, sot shqiptarët ta ndërrojnë strategjinë e luftës, armët e turkut e të serbit në këtë shekull të dala jashta përdorimit për Liri. Sotpërsot, rrokin penën e Naimit, armën jetësore për Ditën e Nesërme. Zemra ma thotë ta rrokin atë të Çajupit, por nuk kam guxim ta them në këtë shkrim publicistik. Anash, t’i lënë armët shkatërruese luftarake. E them këtë, shkaku se: përfundoi koha e gjumit, patriotizmit dhe euforisë shqiptare. Mjaftë më morëm Nuse pa koçi me krushq të ngrirë mes maleve me këngë e valle në Robëri! Nateditë duke u rënë duarve e shkundur bythët në valle, herë më njërën anë, e herë në tjetrën anë. Përderisa, deri dje, rrota e koçisë nga kushtet “atmosferike” na është thyer rrugës përmes maleve, dhe komitat na e kanë ndërruar Nusen me një tjetër “beqare”. Dita e Sotshme Historike kërkon të tjerë krushq, koçi e Nuse Shqiptare.

Cergarët Shqiptar, sot u binda se janë si endacakët e pastreh nën Urën e Gurit. Gjithë jetën e çojnë mbi shtëpinë me katër rrota. Edhe, ndonjë këlysh me zgjebe përmbrapa qerres të nagarkuar me rraçe. Shtëpia e tyre është çadra në qiell të hapur. Vendi më i preferuar për jetesë cergari, bregu i Vardarit. Përderisa, shteti i tyre i “përbashkët” nuk ua rrëzon “shtëpitë”, t’i përzë nga pronat e “uzurpuara” të “vëllezërve” të Njerkës. E kalojnë jetën duke thurur shporta me thupra shelgu. Falë Zotit, nuk prodhojnë më Pyka shelgu si ideologu i tyre në protestat “paqësore” me veshje turko-arabe rrugëve të Shkupit. Ndonjëherë, thurin me thupra shelgu edhe ndonjë sitë për miell. Dajret, i kanë shumë në qejf, si popull muzikantësh me traditë dhe na i shesin me miell, misër ose groshë. Përedrisa, “vëllezërit” e Njerkës bëjnë ahengje nëpër sallone aristokrate. E tjerrin në furkë shelgu politikën e “vëllazërim - bashkimit”.

Im Atë, shpeshëherë ma përsëriste një thënie antologjike, por unë nuk ia kisha vënë veshin asaj kohe. Ndoshta, edhe ka pasur të drejtë: “turqit” e Shkupit mund të kenë prejardhje nga cergarët. Shqiptarët, pas shpërnguljeve me dhunë nga Trojete tyre Etnike, jo që e mbajtën gjallë popullin turk, por e bënë edhe shtet modern në Ballkan. Mendja ma thote, se: edhe shqiptarët kanë gjak të përzier me turq, sllav e cergarë. Punë tjetër është ajo se, shqiptarët vetë edhe sot e kësaj dite, ende nuk e krijuan Shtetin e tyre Etnik Shqiptar. Përçudi, para këmbëve edhe sot e kësaj dite u kalon Fitorja Historike, e nuk u shkon përmbrapa si Isamil Qemalit - Historia.

Secili pushtet që vjen në Qeveri, cergarët shqiptar u bijnë duarve. U dalin para dhe i presin me lule. Hamdi Bajrami, në mes të Shkupit para kamereve televizive ia bëri na, me dorë Cërvenkovskit. Publikisht i tha, se: unë, për ju “maqedonasit”, jam coca kola. Dorën në zemër, Hamdi Bajrami për mua është patriot rom. Veprim patriotik, qe deri më sot nuk e bëri asnjë cergar shqiptar. Përmëtepër, sot disa “shqiptarë”, turren me të katra që të anëtarsësohen si kuadër “deficitar” në Partinë Neokomuniste pas një ashti, torbe me taxhi përqafe. Nuk e them këtë unë, e dëshmon realiteti.

Cergarët shqiptar, çdo pushtet e kanë pritur me lule. Punë tjetër është ajo, që gjithë Prishtinën (përveç Adem Demaçit, Gani Xhafollit dhe Teki Dërvishit i fshehur në podrum, të cilët nuk e lëshuan Atdheun), e kanë përzënë tre cergarë të Arkanit duke shkrepur plumba me automotikë në ajër. “Mic Sokolat” shqiptar, që e rroknin topin për fyti dhe e derdhnin gjakun deri në gju nëpër këngë popullore me çifteli për Kosovën, vetë hipnin në autobus dhe tren për të ikur nga Atdheu.

Tema për këtë shkrim publicistik, më lindi sot në autobusin urban, në Shkup. Udhëtarë rasti, zëshëm flisnin një gjuhë të përzier “turqishte” plot barbarizma shqiptare, sllave e rome. Gjuhë “mishmash”, të cilën unë moti kohë nuk e kisha dëgjuar deri në Ditën e sotshme, as në Shkollën e Mesme Normale, në Shkup. Mëkot, siç duket këtij populli “turk”, Sami Frashëri u krijoi gjuhë letrare turke.

“Turqit” e Kaçanikut dhe Karshiakës Shkupit, ende nuk e flasin gjuhën letrare turke të Sami Frashërit. Edhe pse, sot në mes të Shkupit, që nga koha e komunizmit, ende e kanë një shkollë fillore “turke” me nxënës dhe mësuesë shqiptar. Përmëkeq, pas lufte (2001) një shkollë fillore “turke” e hapën edhe në Kërçovë. Qytet historik, që kurrë nuk ka pasur turq, as në kohën e sistemit komunist. Vite ato, kur sistemi komunist e sillte një gazetë të vetme në gjuhën turke. Edhe, unë si kurreshtar i penës që asaj kohe e bleja Rilindjen, e pysja gati përditë shitësen e kioskut: a, u shitë ndonjë numër i kësaj i gazete? Jo, më përgjigjej shitsja. Vite me radhë nuk shitet asnjë numër i kësaj gazete turke. Nuk e di edhe pse e sjellin përditë në Kërçovë?!

Qesha. Shkaku, ende nuk e dinin cergarët shqiptar se, në Kërçovë nuk ka turq. Dhe, askushi deri më sot ende nuk e di gjuhën turke të Sami Frashërit. Ataturku me prejardhje shqiptare, u krijoi shtet modern. Pashallarët tanë shqiptar e mbajtën gjallë si Perandori Osmane me shekuj në Ballkan. Skënderbeu, një ditë ua ktheu shpinën si “vëllezër” me shpatë dhe doli maleve të Shqipërisë.

Atëherë, pse ne pasardhsit e Skënderbeut, ende t’i mbajmë gjallë në Shqipëri si “turq”?! Edhe, në Ditën e sotshme t’u hapim shkolla turke me nxënës dhe mësuesë shqiptar, kur ato me shekuj si sundues deri më sot, ende nuk e kanë hapur asnjë shkollë shqipe që të hynin si “vëllezër” në histori?!

Dita e Sotshme, kërkon tjerë krushq e Nuse!...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx