E shtune, 03.05.2025, 06:17 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Pse ngutemi ne vlersime?!

E diele, 09.10.2016, 07:56 AM


Pse ngutemi ne vlersime?!

Nga Zejdush Kastrati

Ne shume medie kosovare,  gjate dites se sotme,  patem rastin te lexojme, opinione dhe vlersime nga me te ndryshmet,  qe kane te bejne me perzgjdhjen e Sekretarit te ri te Kombeve te Bashkuara, me theks te posaqem,  duke proklamuar si nje fitore,  qe humbi i nominuari serb Jeremiq dhe fitoi portugezi Guterres, ne permbyllje te votimit et gjashte,  ne kete organizate me te madhe boterore por edhe me byrokratike ne rruzullin tokesor.

Patem rastin te lexojme keso vlersime e komente, edhe nga profesore Universiteti, edhe diplomate e intelektuale tjere, edhe analista e gazetare, por nje gje duhet ditur, se Jeremiq asgje nuk ka humbur, por mendoj se ai dhe Serbia ka fituar me se shumti., prej se egziston si shtet.Vetem pjesemarrja e ketij serbi,  qe aspak nuk dallon me qendrimet dhe deklaratat e politikajve serbe te kohes se Millosheviqit, eshte suksesi dhe sherbimi me i madhe qe i eshte bere Serbise dhe Jeremiqit ne veqanti, nga diplomacia nderkombetare.

Siq dihet boterisht, Jeremiq vjen i nominuar nga Serbia qe ishte katalizatore dhe bartese e 5 lufterave ne Ish Jugosllavi, shteti prej nga vjen ai,  dhe qe beri gjenocid e dhune te papare ndaj popujve tjere qe nuk i perkisnin etnis sebe, pastaj dihen edhe deklaratat e tij sa ishte minister i puneve et jashtme te Serbise, e ne anen tjeter, nominohet dhe siq jemi njohtuar,  ishte pjesemarres ne gjashte raunde ne rrethin e ngusht, per tu zgjdhur per te parin e Kombeve te Bashkuara, eshte nje sukses qe nuk besoj se mund ta arrij ndokush,  tjeter ne rruzullin tokesor.

Pra Jermic dhe Serbia nuk humbi asgje, por fitoi shume ne diplomacine nderkombetare, dhe rangimi i tij ne vendin e dyte , eshte jo barazim, por, per ate dhe Serbine , ka vlere me shume se fitorja e portugezit Guterres.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx