E merkure, 01.05.2024, 05:55 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Jo më politikë anti-Kosovë në Shqipëri

E merkure, 12.10.2016, 07:26 PM


Kundër “tezës” për një komb kosovar. Dhe jo më; politikë anti-Kosovë në Shqipëri

Nga Skënder S. KAPITI

Vazhdim... Shqiptarët e Kosovës janë shpirti i kombit shqiptar dhe Kosova është djepi i shqiptarizmës. Kosovën nuk e bëjnë shtet dhe as komb ardhacakët sllavë, turq dhe joshqiptarët e tjerë që janë 5% e popullsisë së saj. Kosova është shtet i kombit shqiptar dhe shqiptarët kanë qenë dhe janë e jetojnë në Kosovë me mijra vjet aty, janë autoktonë dhe janë pjesa më heroike dhe më vitale i kombit shqiptar, dhe Shqipëria pa Kosovën shqiptare nuk ka as histori madje.

A nuk është vetë historia ajo që flet; A nuk është Kosova dardane ajo e cila është përballur  dhe ka sfiduar Perandorine  romake  dhe  fiset barbare avare, sllave etj., për 15 shekuj; a nuk është Vilajeti i Kosovës shqiptare si shteti i parë shqiptar në territorin e të cilit ishte por edhe është kryeqëndra më e madhe dhe më e shënjtë shqiptare, Shkupi, prej emrit të së cilit vjen dhe emri shqiptar dhe Shqipëri, Shkupi , vëndlindja e  Shën Terezës shqiptare.

Kosova, ka qenë edhe fushëbeteja më e madhe antiotomane në Ballkan, e luftës që kanë bërë shqiptarët e Kosovës shqiptare gjithmonë në vite, dhjetravjecarë e shekuj  pa ndërprerje për shtetin kombëtar shqiptar.

Lidhja shqiptare e Prizrenit në Kosovë, e qytetit tjetër të madh e të lavdishëm shqiptar, Lidhja shqiptare prej së cilës mori hov shpirti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare e cila ngjalli 500 vite  pas epokës së Kastriotit idenë e Bashkimit Kombëtar,  pasi shqiptarët me Lidhjen shqiptare të Prizrenit, për herë të parë pas epokës së lavdishme kastriotjane lëvizën si komb dhe e bënë dhe e ndërkombëtarizuan botërisht çështjen dhe egzistencën e kombit shqiptar  si dhe të drejtën për të pasur shqiptarët shtetin e tyre  kombëtar.

A nuk janë vendimtare kryengritjet e shqiptarëve të Kosovës , sidomos ajo e Përgjithshme e Vitit 1912  e organizuar dhe e udhëhequr nga ideologu, politikani, diplomati  i shquar dhe strategu i madh ushtarak, nga Babai i Kombit, Hasan Prishtina, që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë.

A nuk është edhe lufta heroike 100 vjeçare e popullit martir të Kosovës kundër kolonizatorit barbar serb për liri dhe për Bashkim Kombëtar; a nuk është beteja paqësore politike dhe demokratike e popullit të Kosovës për mëvetësi dhe shtetësi e drejtuar nga Ibrahim Rugova; dhe a nuk eshte kjo dhe Lufta heroike e U?K-së së  komandantit legjendar Adem Jashari që i detyruan fuqitë më të mëdha të Botës të mbajnë një Konferencë Ndërkombëtare, atë të Rambujesë për çështjen shqiptare dhe për herë të parë që në një Konferencë të tillë  të marrin pjesë edhe përfaqësues të kombit shqiptarë.

Dhe, a nuk ishte Kosova shqiptare ajo që me Luftën e saj paqësore, politike, diplomatike dhe me atë vendimtare të armatosur  për liri dhe pavarësi e shtetësi kombëtare e cila  krijoi për herë të parë në historinë tonë kombëtare  aleancën më të madhe të shqiptarëve  me botën perëndimore demokratike të udhëhequr nga SHBA kundër kolonizatorit dhe pushtuesit serb dhe aleatit historik të tij, Rusisë, që çoi në çlirimin dhe pavarësimin  Kosovës, dhe sot të kemi Shtetin e Dytë Shqiptar. Është fakt i pamohueshëm se gjatë krizës së madhe dhe Luftës më të fundit në Kosovë kundër genocidit serb të viteve 1998-1999 më shumë dhe pakrahasimisht tepër më shumë kërkonin e bënin për Kosovën politika dhe diplomacia e SHBA-së se sa politika dhe Shteti shqiptar i Shqipërisë, politikë e cila edhe nuk besonte se NATO dhe SHBA në krye të saj do ta bombardonin Serbinë,  politikë e cila madje  edhe pas çlirimit të Kosovës e kishte të dyshimtë dhe nuk shprehej dhe as nuk deklarohej as për Statusin e Kosovës, as për Pavarësinë e Kosovës, madje edhe pas çlirimit të saj me 12 Qershor 1999 nga NATO e udhëhequr nga SHBA.

Nëse Shqipëria politike do të ishte interesuar si duhet seriozisht politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht gjatë dhe pas luftës së Kosovës, Kosova si dhe vetë Shqipëria do të ishin sot shumë më të emancipuara dhe më të konsoliduara demokratikisht, politikisht, ekonomikisht dhe më të integruara në BE pasi kishim shansin e madh; sepse vitet 1998- 1999 ishin vitet më të  arta në favor të krenarisë dhe imazhit tonë  në arenën ndërkombëtare si kurrë ndonjëherë më parë në historinë tonë kombëtare sepse Kosova heroike ashtu si gjatë tërë historisë sonë kombëtare: me vuajtjet, sakrificat dhe me gjakun e saj për kombëtarizmin shqiptar  na dha shansin e madh, atë që shqiptarët për herë të parë patën  me vete dhe përkrah vetes gjithë Perëndimin dhe civilizimin demokratik botëror dhe fuqinë më të madhe ushtarake botërore SHBA me NATO-n.

Pra, është Kosova, janë shqiptarët e Kosovës, janë vuajtjet, sakrificat dhe gjaku i tyre për atdheun, kombin , shtetin dhe dinjitetin e krenarinë kombëtare, janë ata që kanë bërë historinë tonë kombëtare më së shumti se kushdo tjetër.

Dhe si guxojnë dhe marrin mbi shpatulla ata të cilët ideojnë një komb kosovar, dhe a nuk e kuptojnë dhe a nuk dinë se çfarë po bëjnë këta individë antikombëtarë dhe antihistorikë.Ata e dinë më mirë se kushdo misionin e vet të dëmshëm dhe përçarës që kanë marrë përsipër të kryejnë por që më e sigurta për ta është ajo, se  ata do të marrin turpin  dhe do të realizojnë dështimin e vet. Shqiptarët kudo në botë, dhe dy shtetet shqiptare së pari kanë dhe duhet ta realizojnë misionin dhe detyrën e shënjtë kombëtare, Bashkimin Kombëtar. Ka kombe me dhjetra e me qindra herë si Kina p.sh. me popullsi më të mëdhe se populli shqiptar po që nuk dimë që të ketë nisma e ide që të dalin nga brënda tyre e të ideojnë derivate apo teza për formime të kombeve të reja nga kombi i vet.

Krijimi i Shtetit të dytë shqiptar, i shtetit shqiptar të Kosovës, është një fitore e jashtëzakonshme me rëndësi gjithëkombëtare, dhe Shqipëria tashmë, politika e saj kryesisht duhet të shërohet nga “deficiti” patriotik e kombëtar i trashëguar nga e kaluara e largët dhe nga  kjo e afërta, dhe ajo nuk duhet të “xhelozojë” ndaj Kosovës, pasi tashmë i ka ikur koha e politikës së njerkës kur me Kosovën: politika, politikanët dhe pushtetet në Shqipëri pothuajse gjithmonë kanë spekulluar e manipuluar pothuajse vetëm për në favor të imazhit të vet dhe të interesave të ngushta personale politike e të pushteti të vet,dhe nuk e kanë pasur për gjë që të luajnë në dëm edhe të interesit publik dhe shtetëror të zhvillimit, emancipimit dhe të integrimit edhe të Shqipërisë madje, gjë që e verteton edhe realiteti i sotëm dhe që e kanë deklaruar dhe politikanë, diplomatë  e shtetarë dhe institucione  të larta të vëndeve mike të shqiptarëve si  SHBA dhe  BE. Dhe ndëhyrjet e tyre jo rrallë here kanë qënë vendimtare si në zgjidhjen ashtu edhe në parandalimin e ngjarjeve të rënda dhe me pasoja katastrofike për vëndin, dhe madje edhe  dhe për t’i ulur për bisedime e marrëveshje si edhe për t’i pajtuar edhe për zënka e ngatërresa politike ordinere e të panevojshme krerët kokëfortë dhe të papërgjegjshëm të politikës shqiptare.

A është kombëtare politika e tillë, kur ajo, pjesa kryesore e saj, që e dominon si politikën dhe tre pushtetet dhe mediat në Shqipëri, politikë prej së  cilës gjenerojnë kriza të përhershme pasigurie politike, ekonomike,  juridike  si dhe varfëri, papunësi, padrejtësi,kriminalitet, korrupsion, eksod etj. A është në interes të publikut dhe të kombit politika dhe qeverisjet si këto të këtij tranzicioni në Shqipëri të cilat ndërmarrin ligje parlamentare dhe vendime qeveritare spekulative dhe abuzive të paramirëllogaritura për privatizime, tenderime dhe për investime publike  në favor të interesit dhe të përfitimeve të individëve të vecantë e të privilegjuar,  grupimeve politike dhe të grupit qeverisës të interesit që rastis të qeveris duke ndryshuar madje edhe Kushtetutën brënda 24 orëve, siç bënë dy partitë e mëdha shqiptare në vitin 2008?

Dhe si ndjehet kjo lloj politike për shkak të së cilës shqiptarët emigrojnë dhe largohen nga Shqipëria ashtu sic bëjnë afganët dhe sirianët të cilët largohen nga lufta atje. A nuk ka qenë pothuajse gjithmonë dhe a nuk është edhe sot në dëm të shtetit të ri shqiptar të Kosovës kjo gjëndje e vazhdueshme politike në Shqipëri; dhe a nuk ndikon për keq ky imazh i politikës shqiptare në arenën ndërkombëtare, ky shëmbulli i politikës në Shqipëri; dhe a nuk shëmbullon dhe a nuk ndikon negativisht edhe në sjelljen, në krijimin dhe marrjen e një përvoje dhe fizionomije të tillë nga politika në Shqipëri  edhe politika dhe politikanët në Kosovë duke u infektuar edhe ata?

Dhe një politikë e tillë në Shqipëri a mundet vallë që  të ketë mundësinë si dhe dëshirën dhe vullnetin që të interesohet dhe të lobojë për Kosovën , për konsolidimin e  demokratik, për njohje të reja ndërkombëtare dhe për integrimin europian të saj si dhe të mbrojë të drejtat juridike, politike dhe kombëtare të shqiptarëve në trojet e veta kombëtare në Preshevë, Malit të Zi dhe të atyre të Maqedonisë të cilat po braktisen prej shqiptarëve atje nga presionet e politikave shoviniste sllave? Dhe ky indiferentizëm dhe më sakt kjo neglizhencë antikombëtare e politikës në Shqipërisë  pse nuk është ndryshe siç duhet të jetë por është veç si e tillë?

Politika në Shqipëri gjithmonë e justifikon veten vetëm duke u krahasuar  vetëm me vetveten e saj. Ajo kënaqet dhe vetëreklamohet zhurmshëm dhe bujshëm jashtë mase për vizitat e ndryshme jashtë vëndit, për takime , mbledhje po edhe me fotografitë që dalin politikanët dhe pushtetarët shqiptarë me udhëheqës të lartë botërorë; e reklamojnë veten për arritje sidomos kur politika e pushtetit arrin të marrë borxhe dhe kredi nga shtete dhe institucione ndërkombëtare pasi pa to shteti shqiptar është i falimentur financiarisht sepse i duhen borxhe edhe për të shlyer borxhet; politika shqiptare vetëreklamohet zhurmshëm dhe bajatshëm  edhe me  ndonjë ndryshim apo  përmirësim të vogël që edhe ky përmirësim vjen ndoshta spontanisht pasi nuk ka se si të shkojë ndryshe  falë dhe sidomos nga imponimi dhe presioni i ndërkombëtarëve dhe jo si ndonjë meritë apo përkushtim i politikanëve shqiptarë.

Ndoshta, pse jo edhe mund ta themi se politika në Shqipëri përderisa është e tillë, edhe nuk e dëshiron zhvillimin, forcimin, konsolidimin  dhe progresin politik, ekonomik, demokratik dhe integrues    Kosovës pasi mendon se kështu Shqipëria  të mos jetë e para ajo në korrupsion, padrejtësi , në varfëri , në papunësi, në eksod dhe në mosrealizimin e vlerave dhe standarteve moderne shtetformuese, në mosintegrimin e vëndit  por mjafton që të jetë më mirë se Kosova dhe të krahasohet me të apo edhe me Bosnjen.

Anuk përbën dështim edhe për politikën e sotme të Shtetit shqiptar të Shqipërisë sidomos, por edhe të Kosovës humbja diplomatike e tyre në Nëntor të vitit 2015, që Kosova nuk u pranua në UNESKO duke votuar kundra edhe shtete të cilat e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe që po kështu edhe ajo humbja tjetër e Janarit 2016 kur KiE miratoi amendamentet serbe kundër Kosovës,  kryesisht këto erdhën për shkak të paaftësisë dhe mos interesimit e mos përkushtimit të diplomacisë së Shtetit të Shqipërisë që është shtet anëtarë e UNESKO-s dhe e KiE-së, por pa përjashtuar edhe politikanët e Kosovës, në një kohë kur vetë Kosova sportive u antarësuar në UEFA dhe në FIFA si dhe triumfoi me medalje të artë në sportin e xhudos në lojrat olimpike të Rios 2016. Vazhdon ...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora