E merkure, 01.05.2024, 02:48 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Pse kaq të ashpër me SHBA?!!!

E enjte, 13.10.2016, 07:48 PM


Pse kaq të ashpër me Shtetet e Bashkuara?!!!

Historikisht shqipëtarët kanë aspiruar për miqësi dhe partneritet strategjik  me SHBA-të. Mbas shëmbjes së kumunizmit në Shqipëri, shqiptarët thërisnin, “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe mbi këtë thirje ishte ndihma e pa kontestueshme e Amerikës që sot kritikohet drejtpërdrejtë nga disa politikanë shqiptarë. Personalisht kame qënë dhe mbetem I djath, kurrën e kurrës nuk kamë lëvizuar krahun, por tani e 21 vjet si pjesë aktive në gazetari, jamë  distancuar fare nga partitë politike të cilat lozin pinpong me hallet e shqiptarëve. Duke qënë I fokusuar si gazetar politk, detyra ime është që të ndjek me shumë vëmëndje nga afër zhvillimet politike në vënd. Konkretisht, në ditët e nxjehta të verës, politika shqiptare ishte nën debate, nën akuza dhe kundërakuza lidhur se kush e donte dhe kush nuk e donte Reformën ne Drejtësi. Falë kontributit të çmuar dhe këmbënguljes së prezencës së BE dhe Ambasades Amerikane në Tiranë, kjo Reformë me shumë zhurmë u miratua me dëshirën apo pa dëshirën e tre partive politike kryesore në vënd. Ky moment është diskutuar dhe tek diskutuar nga disa politikanë, duke deklaruar se Ambasadori Amerikan ka bërë ndërhyrje që tejkalojnë autoritetin qe I jep Kushtetuta e Shqipërisë. Kur kritikohet Ambasadori Amerikan, kritikat janë drejtpërdrejtë për Shtetin Amerikan-kjo është fare e kuptueshme. Për çfar flasin këta politikanë, qofshin edhe ate qe unë kamë votuar, a nuk është turp që të akuzosh nje shtet partner sgtrategjik dhe Shteti më mik që ka Shqipëria dhe shqiptarët? Përse janë drejtuar dhe po drejtohen aktualisht kritika të forta ndaj Ambasadorit Donald Lu, kur Ai ndjek dhe ushtron sugjërimet, porisitë dhe qëndrimet e Uashingtonin zyrtar? Një gjë të tillë e kanë theksuar edhe zyrtarët më të larte te DASH kur kanë ardhur në Shqipëri, duke qartësuar politikën dhe shqiptarë se, Ambasadori Amerikan në Tiranë, vepron dhe ushtron porosite  dhe qëndrimet e Uashingtonin zyrtar. Çfarë është e gjithë kjo fushatë kritikash ndaj Donald Lu, por që në realitet janë direct për SHBA-të?

Dy ditë më parë ndoqa me vëmëndje emisionin Debati në Channel One

te moderatorit Roland Qafoku, ku të ftuar kishte ish deputetin dhe ish ministrin e PD-Jemin Gjana. Kur Z.Gjana u pyet se cili është mendimi I tijë rreth kritikave të drejtuara nga lideri i PD, në adresë të Ambasadorit Amerikan, Z. Gjana konkretisht tha:

Reagimi i Bashës ndaj Ambasadorit Amerikan Donald Lu, ishte korrekt dhe i drejtë, por nëse do kisha folur unë, do te isha edhe më i drejtpërdrejtë edhe më i ashpër në reagim, pas asaj pyetje që DonaldLu bëri; nëse PD e do apo jo Reformën në Drejtësi. Unë nuk mund të quaj normale, gjithashtu që Ambasadori Amerikan nuk reagon ndaj krimit dhe në veçanti ndaj fenomenit të kanabisit në Shqipëri dhe nuk arrij ta shpjegoj përse bëhet një gjë e tillë”, përfundoi Gjana.

Sa mirë, Zoteri Gjana kërkon që Ambasadori Lu të flasë në veçanti ndaj fenomenit të kanabisit në Shqipëri. Atëhere, përse Ju Zotëri Gjana nuk doni dhe jeni kritik kur Ambasadori Lu flet në veçanti për Reform në Drejësi?!!!

Në gjykimin tim, deklarata e Gjanës është emocionale, sepse të gjithë shqiptarët e dine fare mirë, por më mirë e dinë politikanët, se kur Shqipëria  është në hall, të parët që kërkojnë ndihmë nga Amerika, janë ata dhe vetëm ata. Kujt I shërben kjo frymë, mos vallë këta politikanë mendojnë se janë të pa kritikueshëm? Përse këta politikanë kur janë në pushtet I përulen dhe I bajnë temena Amerikës? Në çdo kontekst që të dalim, vërejme vetëm deklerata emocionale dhe që drejtperdrejtë demtojnë imazhin dhe marëdhëniet e Shqipërise me SHBA-të. Në një kohë që shqiptarët presin presporitet dhe zhvillime ekonomike positive në vënd, përse mbahet ky qëndrim ndaj Donald Lu, qendrim I cili shkond drejtpërdrejtë në adresë te Uahsingtonit?

Për të gjithë shqiptarët është një gjë e qartë, SHBA-të apo Uahsingtoni zyrtar, nuk përkrahin asnjë forcë politike në Shqipëri kur ka problem. Amerika nuk pyet se kush është në pushtet, ata kritikojnë cilëndo forcë politike kur shikojnë se ka probleme dhe punët nuk po shkojnë mirë. Nëse Ambasadorja e BE dhe Ambasadori I Amerikës këmbëngulën që Reforma në Drejtësi duhej të miratohej pa neglizhuar sepse politika po e zvarriste, kjo është një ndihmë e madhe kapitale që I bëhet shqiptarëve, sepse korrupsioni në Drejtësi është bërë kërcenim për cdo familje dhe për cdo individ. Mjaft segmente të politikës kanë kapur majat e krimit të organizuar. E kështu, ky është gabimi I prezencës  ndërkombëtarë në vënd? Jo o politikanë “të nderuar”, ky është një kontribut shumë I madh BE & SHBA-ve që i kanë dhënë dhe po I japin Shqipërisë. Nëse kritikat janë vetëm për Ambasadorin Lu, ky është një qëndrim aspak shqiptar dhe aspak në të mirën e shqiptarëve. Ai ka punuar dhe po punon shpirtërisht më shumë se politikanët shqiptarë, ndaj lypet që ta falenderojmë. Në këto rrethana shoqëria duhet ti kërkoj politikanëve që tregohen kaq kritik të cilë nuk kanë asnjë arësy, asnjë të drejtë dhe asnjë argument  që të  deklarohen të ashpër me kritika pikërisht me atë figurë-Donald Lu, që  përfaqëson në të gjithë hapat e tij vetëm dhe vetëm qëndrimet e Amerikës për zhvillimet politike në Shqipëri. Gjykoj se politikanët tanë të cdo ngjyre duhet të njohin separi gabimet e tyre, të njohin hapat që ata marrin, të shikojnë vehten e tyre në skaner për figuren e tyre të pastër apo jo, dhe pastaj të jenë korrekt me deklerat e tyre. Nuk ua ka fajin askush politikës tonë që shumë prej tyre janë të lidhur me krimin e organizuar, askush nuk ua ka fajin asaj pjese të Drejteise që janë të korruptuar në mënyrat më skandaloze, dhe për këtë BE dhe Qeveria Amerikane jane shumë kritik dhe të vendosur që Shqipëria të krijojë institucione Ligjore të pa varura, që pikërisht këta fijë të krimit dhe të korrupsionit galopant, të priten një herë e mirë në politikën shqiptare. Pa asnjë dyshim ky kontribut I BE & SHBA-ve në vecanti nepermjet ambasadorëve respektiv, është shumë I çmuar dhe për këtë të gjithë shqiptarët janë dhe do të jenë mirnjohës BE, por veçanërisht Amerikës dhe Ambasadorit të sajë I cili është përpjekur shumë duke përçuar qëndrimin e Uashngtonit zyrtar për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Zenel Çeliku,

TIR-FAX News Agency



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora