E enjte, 01.05.2025, 08:55 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Plagë e rëndë e paditurisë

E marte, 21.06.2016, 08:48 PM


NJË PLAGË E RËNDË E PADITURISË

Nga Afrim Caka

Gjithçka në shoqërinë tonë është e ndërvarur ngushtësisht në mes korrupsionit dhe problemit fetar!

Zgripetë më ekstreme fetare në hapsirë e në kohë është si një hije lugat që vjenë dhe ik! Dënimi që ata na japin neve s’është gjë tjetër, veçse orvatje për të na bërë fatkeq, për të prishur kulturën tonë, për të rrëmbyer gëzimin e fëmijëve tanë dhe kjo që ne të kthehemi rishtas mbrapa nën sundimin turk. ?menduria e tyre është e shprehur në këtë menyrë, që ne të jemi fatkeq, këta nuk kanë qenë të shqetësuar, nuk i janë trembur turpit, tradhtisë, nuk e kanë çarë kokën për atdhe...

Unë jam në mbështetje të religjionit, por një religjioni të ndryshëm nga atë që ne njohim sot: do të jetë një religjion kundrejtë atyre të vjetërve turko-arape, një femër e moderuar pa shami e ferexhe. Ky moderim nuk mund të quhet rebelim...

Ku do të çojë përpara një edukim, një frymë të re, përkundrazi do të ndërpresim përgjithmonë këtë kultur shkretire dhe të nisë një edukim krejtësisht i ri: shndërrimi autentik i qenieve jo shqiptare gjatë ligjeratave nëpër xhami. Do të mjaftonin personazhet që gjendeshin në qeveri e xhami dhe rrotull tyre, për t’ikapur përmasat e së keqës. Ndërkaq, gjuha, familja, historia, kombi e së cilës ndodhej në mes , ishte dhe mbeti në mëshirë të tjetërkujt, atij anadollak.

Shkaku nuk është i thjeshtë, madje, nuk është tepër i thjeshtë. Disa politikanë të korruptuar në qeveri dhe shpërlarja e trurit nëpër xhami është aq i dukshëm, bie aq shumë në sy, sa që shumë shqiptarë e xhëmatëlinj nuk i kushtojnë këtyre vëmendje. Kur diçka, si korrupsioni dhe shpërlarja e trurit me anë të ligjeratave antikombëtare duken tepër të dukshme, xhëmati fillon ta percepton këtë si detyrim. E gjithë kjo ndodhë drejt e përpara syve tanë, dhe ne pushojmë së vepruari për t’i ndaluar këta njerëz me këto veti të flliqura.

Prandaj po e filloj nga ajo që t’ia kujtoj vetes. Ne jemi bërë bërë sot fatkeq, duke vuajtur gjithmon nga çmitizuesit e shtetit... Vujtjet për këtë popull që rri e bënë sehirë, gati sa nuk është bërë natyra jonë e dytë e jetës. Ne jetojmë ne vuajtje prej qindra vitesh. Afërsia apo bashkëjetesa me parazitët e korrupsionit dhe me parazitët fetar nuk na lejojnë ne ta shikojmë atë, ndryshe ne do të tmerroheshim. Këto vuajtje ndodhin edhe para syve të fëmijëve tanë! Mirpo ndër të tjera, përpara nesh qëndron vula e testamentit të vjetër e qindra viteve. Sytë tanë janë mplakur; ata nuk janë të aftë të shohim me shikim të freskët si çmitizuesit shkatrrojnë shtetin... pikrisht te këta qëndron shkaku i vuajtjeve.

Të korruptuarit politikë, ca udhëheqës politikë dhe “profetët” fetar, ligjvënësit e moralit. ?është më e keqja ne vazhdojmë ti respektojmë ata, pa dyshuar aspak se prej tyre na vijnë të gjitha vuajtjet. Këta njerëz i “shërbejnë” popullit, e “sakrifikojnë” veten për të mirën e kombit! Rrënjët e vuajtjeve nga politikanët maskohen pas fjaleve të bukura. Ndërsa rrënjët e vuajtjeve nga hoxhallarët maskohen pas shkrimeve te shenjta, predikimeve shpirtërore duke i shndërruar ato në urrejtje ndërfetare dhe kutërbuese. Mbi këtë baltovinë me erë të keqe u ngrit urrejtja dhe fundamentalizmi islam.

Shumë shqiptarë jetojnë me vuajtjen, duke i konsideruar atë pjesë jetës së tyre, të fatit të tyre tragjik. Më e keqja se vuajtësit nuk e njohin veten dhe asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes pëese vuanim ne apo ai.

Sipas këtyre dy parazitëve, korrupsionit dhe predikimeve islame të mbrapështa, vuajtjet, mjerimet me trurin tonë ekziston përshkak të mëkatit fillestar. Këto dy kanë një burim dhe për atë se ne vuajmë përshkak të testamentit të vulosur, i cili e ka kryer këtë tradhti kombëtare. Ky ekstremizëm është një klub i vjetër dhe përdorë një zhargon religjioz, nëse e shikojmë në thellësi, do të zbulojmë vetëm llafe, hipnotizime dhe aspak substancë. Duke bërë një dëm praktikisht të pallogaritshëm vetees së parë. Mirpo askush nuk e vret mendjen ndaj problemit se këtë kultur mund të përdorin njerëz jo të veçantë dhe shfaqja e kësaj arme në vendin tonë të varfur mendrishtë bën që të shfaqet një i ri – terrorizmi.

Të ashtuquajturit udhëheqës fetar të së kaluarës e të tashmës kurdoherë na kanë thënë të kundërtën. Ata thonë: “Hiqni dorë nga kultura dhe historia e jonë!”.

Ndërsa unë ju themë: “Festoni, gjithmonë këndoni dhe duani atdheun!”.

Ndërsa ata e mohojnë veten. Ata thonë se që jeta është diçka jo e vërtetë, iluzive, dhe krijojnë iden abstrakte në kokat e ca shqiptarëve trutharë, e cila s’është gjë tjetër, veçse projeksion i mendjeve të tyre. Kjo është aq absurde, deri në atë shkallë të tillë budallalëku, saqë mbetem të habitem se si xhëmati i beson një absurditeti të till. Realiteti është jeta!

O Perëndi! Cila është më e mirë?

O Perëndi! Të lus Ty, ta ruash Dardaninë nga kjo mortaj.



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx