E enjte, 01.05.2025, 05:27 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Ushtari i UÇk-së jeton në tendë

E marte, 14.06.2016, 08:56 PM


Dikur ushtar i UÇk-së, sot jeton në tendë

Shkruan: Faton MEHMETI

Selim Ymeri, invalid i UCK-së e një javë ndodhet në tendë pasi ka mbetur pa kulm mbi kokë. Selim nga fshati Izhanc , komuna e Shtërpcës  një kohë jetoi në Ferizaj me qira, por ne mungesë të të hollave detyrohet t’a lëshoj shtëpinë ku banonte. I gjendur në udhëkryq të jetës, dajte  i’a lëshojnë pak tokë në fshatinë Bajnicë, komuna e Kaçanikut. Familja e Selimi është gjashtë anëtarëshe, 3 fëmijë, gruan dhe babain. Teksa shikon tenden e Selimi dhe të një familje tjetër ngjitur njëra me tjetrën, të vijne ndërmend vargjet e Migjenit “ Kafshatë që s’kapërdihet ”. Edhe pse Selim Ymeri ishte ushtar i UÇK-së , askush as nga organet komunale dhe as nga shoqëria nuk beri ndonjë hap që kësaj familje të i’a siguroj kulmin mbi kokë. Selimi rrëfen se “ kurrë sdo e besonte se 17 vjet pas çlirimit , do gjindej në këtë situatë ” , ndonëse me dhimbje përshkruan gjendjen në të cilën ndodhet .

Selimi bën apel të të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë, pasi ky njeri që Kosovës i dha çdo gjë s’po kërkon asgjë veç kulm mbi kokë, që edhe fëmijët e tij ta shijojnë pak këtë liri për të cilën luftoi.

Fatkqësisht tenda e Selim Ymerit nuk është e vetmja pasi ngjitur me te ndodhet edhe një tjetër, një familje nga fshati Bajnicë që shtepinë  ku jetonin deri dje e kanë përballë, por pasi vëllezërit janë ndarë këta kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Familjaret e saj jetojnë në kushte të veshtira , dhe për t’ia shtuar dhimbjen këtyre një familjar i tyre është me të meta mendore. Aty ku ka dhimbje fjalët janë të pavlera, ndaj edhe këta familjar nuk u prononcuan aq shumë, por se vërehej dhimbja dhe varfëria qe i ka kapluar këto dy familje. Është e  neveritshme pasi  askush nga komuna e Kaçanikut nuk doli ende, që të shikoj se ku jetojnë këto dy familja në vigjilje të 17 vjetorit të çlirimit. Për fund këto familje bëjnë apel për ndihmë , që dimri mos t”i gjej në tenda.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx